• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Drejtësia, patatja që djeg Berishën

by Dritan Hila
11/02/2016 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Dritan Hila
Ajo që shqetëson më shumë shqiptarët sot, është e ardhmja e tyre. Të bllokuar nga një klasë politike e cila në mënyrë ciklike qarkullon veten, të pafuqishëm ta ndrojnë me votë, sytë janë drejtuar nga drejtësia. Ka ngjallur shpresë presioni i SHBA, të cilat më së fundmi e kanë kuptuar sa mbështetja për secilin faktor politik, në Shqipëri nuk përkthehet në mbështetje të një misionari i cili do të demokratizojë vendin, balancojë pushtetet, japi frymë ekonomisë dhe liri individit, por si leje që të vendosë pushtetin personal autokratik. Ndaj, më së fundmi po mendojnë të mbështesin një lojtar si drejtësia, i cili në vende të tjera ka dhënë rezultat. E megjithatë gjasat duken të zbehta. Që kjo të realizohet, është e nevojshme së pari vullneti politik. Pavarësisht se drejtësia është një pushtet i pavarur, pavarësia e saj e ka zanafillën tek vullneti politik. Dhe ky vullnet mesa duket mungon. U pa që në fillimet e tij, kur drafti hidhej sa nga një dorë në tjetrën, pastaj i përcillej Komisionit të Venecias, për ta risjellë në Tiranë dhe rimbllaçitur edhe një herë. Dhe gjasat janë që produkti nuk do të ketë asnjë vlerë.
Një shpresë tjetër më e zbehtë sesa reforma komplekse e drejtësisë, ishte Byroja Kombëtare e Hetimit. Si brinjë e reformës, nga ana spektakolare plotësonte më mirë shijet artistike të shqiptarëve, pasi premtonte veprime të bujshme dhe arrestime. Por edhe kjo mesa duket do të fundoset. Kush është fajtori? Vështirë të thuhet. Secili e ka ngjyer putrën nga pak. Venia e saj ne varesi te Ministrit te Puneve te Bredeshme, te kujton tentativen e Berishes ne 2006-en per te vendosur prokurorine ne vartesi te ekzekutivit. Ndaj opozita ka te drejte kur kundershton kete variant. Por ndërhyrja e Berishës, hallakatja e tij sa nga BKH tek intervista e Nexhmije Hoxhës, sa nga reforma në thëniet e Pandeli Majkos, sa nga Andi Bushati në demokracinë e brendshme në PS, çka është në stilin e tij që të rrëshqasë në skema që nuk kanë lidhje me temën por ndjellëse për publikun, nuk kanë asnjë shpjegim frojdian për lidhjet me të shkuarën. Janë vetëm shenjë se reforma dhe BKH do ti shkaktojne atij probleme. Ai eshte politikane me jetegjate prezent ne parlament, rrjedhimisht edhe me me shume skelete ne dollap, qe do te hapin probleme nese zbulohen. Ndaj edhe reforma e BKH nuk kanë tek Berisha një mik.
Next Post

Gjendet disa javë pasi u zhduk me vajzën 3-vjeçare, nëna: U largova me dëshirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

October 26, 2026
Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

October 26, 2026
Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

October 26, 2026
Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

October 26, 2026
Çështja ‘Beleri’ dhe tensionet në Kosovë/ Çupi: S’janë të rastësishme, Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh

Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

October 26, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

October 26, 2026
Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

October 26, 2026
Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

October 26, 2026
Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

October 26, 2026
Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit! Bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!

Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit! Bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In