Pjesëmarrja në komisionin e reformës në drejtësi nuk është i vetmi veprim i pazakonte i ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Këtë javë ata kanë marrë vendimin të jenë të pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive kryesore në vend.
Duke nisur nga e premtja, Lu dhe Vlahutin do të jenë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokartike dhe më pas tek grupi socialsit dhe LSI-ja.
Të hënën demokratët duhet të thonë vendimin e tyre për draftin kushtetues, ndërsa pjesa e qeverisë e ka deklaruar paraprakisht qëndrimin. TCh Javanews/ a.k