• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia, halli i përjetshëm i Lulzim Bashës

by Flogert Muça
19/03/2018 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga FLOGERT MUÇA

Është ‘magjepsesë’ mënyra se si Lulzim Basha bën politikë në situatën ku ndodhet. Sot me anë të një deklarate për mediat pasi mbylli mbledhjen e grupit të PD-së, Basha doli dhe foli me gjuhën e vjetër të akuzave kundër Tahirit, i cili ndryshe nga Basha po hetohet. Për ta bërë fabulën më interesante Basha futi edhe një tufë me emra të tjerë socialistësh duke i akuzuar si kriminelë e të tjera si këto. Ata mund të jenë çfarëdo, por ndaj tyre s’ka asnjë provë publike, ndryshe nga ç’ka Basha fjala bie 1 milion Dollarët e pista të lobit rus.

Unë nuk e di se kush e këshillon Bashën sa i përket komunikimit publik politik. Ndoshta janë ata që Berisha i konsideroi si “këshilltarë mizerabël”, ndoshta janë pajtuar të tjerë, por nuk ka asnjë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është fakti se kushdo t’i ketë thënë Bashës që të dalë të flasë për hetime në këto kohë e ka çuar këtë të fundit në një udhë të gabuar. Basha që flet për hetime në një kohë që nuk po hetohet për lobimin rus dhe 1 milionë dollarë që s’iu dihet burimi del dhe flet fjala vjen për Saimir Tahirin, ndaj të cilit po zhvillohet një proces? Në fund të ditës Saimir Tahiri i tha “Po” hetimeve ndaj tij edhe pse pa prova që e inkriminonin, gjë që Basha as që e çon nëpërmend. Dhe nuk ka faj! Ndoshta kurajoja e Tahirit është kompleksi i Bashës!

Flet për drejtësi e hetime Lulzim Basha që i bën presion drejtësisë për kryebashkiakun e tij të arrestuar del dhe kërkon që të gjithë kryebashkiakët të konsiderohen kriminelë, që të jetë jek a jek me kundërshtarin?

Në aspektin e komunukimit publik, Basha dukshëm është i pabesueshëm. Fund e krye! Një ndër arsyet  pse është i pabesueshëm është kundërshtari “shahist”, Edi Rama. Kryedemokrati ka rënë pre e lojës së Ramës, i cili duke e dikur që Basha do bëjë përherë të kundërtën e asaj që bën kryeministri, po sillet ndryshe nga Berisha me pushtetin. Mazhoranca dhe vetë kryeministri  që ka qenë gjithmonë pro SHBA/BE sa i përket reformës në drejtësi, për fat të mirë nuk ka ndërhyrë tek drejtësia as kur është bërë fjalë për hetimin e pjesëtarëve të familjes së tij politike.  E tregoi këtë edhe në arrestimet që u bënë para dy ditësh për tjetërsimin e pronave në Lezhë. Ndryshe nga PD që doli dhe sulmoi drejtësinë duke i bërë asaj presion deri në pikën që sot ajo e nxorri nga burgu kryebashkiakun demokrat, PS-ja nga ana tjetër nuk tha asnjë fjalë kundër drejtësisë për Kryetarin e Këshillit të Qarkut Lezhë,  Gjok Ndokaj, i cili është socialist.

Ai/ajo që i ka thënë Bashës sot të dalë të flasë për hetime duhet të jetë një ithtar i rrëzimit të Bashës nga karrigia e kryetarit të PD-së, ose Basha vetë e ka ndarë mendjen të vazhdojë luftën e tij kundër drejtësisë. Të flasë një njeri që nuk po hetohet për 1 milionë dollarë të pista, kundër dikujt që po hetohet (Tahirit) është këmbana më e fortë në veshët e drejtësisë që akoma nuk po reagon. Karshillëku që Basha bëri sot ndaj drejtësisë duke nxjerrë kryebashkiakun e tij nga burgu me presione dhe duke tentuar të quajë çdo kryebashkiak, kriminel , është një tjetër sinjal për drejtësinë se ai duhet të hetohet një orë e më parë.

Sa i përket opinionit publik mesa duket Basha nuk i jep më asnjë rëndësi. Duket sikur e vetëpranon që nuk e beson më askush, ndaj edhe nga kamerat e të gjitha mediave del dhe sulmon drejtësinë e cila, paradoksalisht nuk ka nisur akoma një proces ndaj tij. Halli i tij i madh tanimë është sërish drejtësia dhe partinë po e përdor për t’i shpëtuar kësaj një hetimi serioz.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Shikoni se si policia shkatërron një Ferrari 458 Spider që kushton 200,000 USD

VIDEO/ Shikoni se si policia shkatërron një Ferrari 458 Spider që kushton 200,000 USD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In