• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

by Mero Baze
02/04/2026 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndaj prokurorit Olsi Dado ka nisur një proces gjyqësor në gjykatën civile të Tiranës për të verifikuar procedurën e zgjedhjes së tij si prokuror, e cila ka plot boshllëqe dhe kapërcime për shkak të ndërhyrjes politike dhe lidhjeve miqësore në sistem që ka mundur të ketë.

Konkretisht gjykatës i është kërkuar të shprehet mbi ligjshmërinë e emërimit të tij bazuar në kriteret e posaçme që duhet të plotësojë një prokuror, apo ato të përgjithshme. Dado nuk është magjistrat, por një student juridiku i rëndomtë, i rekrutuar në sistem falë lidhjeve personale me politikën dhe ish-kreun e Prokurorisë.

Nuk është se kam ndonjë besim tek gjykata civile për këtë çështje, edhe pse faktet janë shumë të qarta.

E keqja e Olsi Dados nuk është thjesht se është emëruar prokuror në shkelje të ligjit. Mund të ishte emëruar edhe në rregull, dhe përsëri nuk do ishte prokurori që duhet të kemi në SPAK. Problemi që ka emërimi i tij është se dikujt në SPAK i është dashur një prokuror “pa letra në rregull”, për të qenë i rekrutuar i tyre dhe jo i emëruar i tyre. Shantazhin që përjeton nga rekrutimi i tij ai e përcjell si shantazh ndaj gjithë mjedisit ku punon, ndaj të akuzuarve, ndaj të dyshuarve, ndaj të hetuarve, ndaj gjykatësve, ndaj OPGJ dhe ndaj kujtdo tjetër. Është thjesht një person që nuk ka shkuar të bëjë aty prokurorin, por të rekrutuarin e prokurorisë.

Problemi është shumë i gjerë dhe ka të bëjë me përdorimin nga SPAK në sistemin e ri të drejtësisë si shantazhues të gjithë sistemit të drejtësisë.

Ndaj mos prisni gjë nga gjykata për të. Nën këtë pushtet frike dhe shantazhi që i kemi vënë me ligj gjykatësit nën SPAK, pa llogaritur dhe profilin përndjekës të disa prokurorëve të SPAK, i kemi bërë gjëmën drejtësisë. Mos prisni që Olsi Dado të shkarkohet nga KLP. Ata që e kanë emëruar e kanë ditur çfarë është dhe çfarë rregullash ka shkelur procedura.

Mos prisni që ILD të marrë masa ndaj dikujt, pasi vetë kryetari i ILD-së e ka firmosur praktikën e paligjshme të emërimit të tij kur ka qenë këshilltar presidenti, ndoshta jo nën shantazh, por në konformizëm me ata që ia kanë ofruar.

Për këtë arsye, më vlerë ka debati përse i është dashur SPAK-ut të rekrutojë dikë që nuk plotëson standardet e një prokurori. Kjo është më parësore dhe shumë më e rëndë se dosja e punës së Olsi Dados.

SPAK ka ndërtuar punën e tij bazuar mbi shantazhe. Ka disa dosje të sekretuara të SPAK, që janë shpallur sekret hetimor vetëm pse implikojnë prokurorë të SPAK apo gjyqtarë të GJKKO-së në vepra penale si ryshfete, shoqërim me persona të inkriminuar, marrëdhënie të papërshtatshme me ta, etj.

Tani dakord që këto i mbajmë larg syve të publikut “për sekret hetimor”, dhe t’i lexojë vetëm Berisha para SPAK, por çfarë ndërgjegje prokurori mund të ketë një prokuror i SPAK kur e di që në sirtarë ka dosje për kolegë të tij që duhet të jenë në bankën e të akuzuarve dhe marrin e gjykojnë çështje për të tjerët. Ato një ditë do të bëhen publike dhe nuk di çfarë i mbetet nga reputacioni i pompuar i SPAK atyre që i kanë përdorur ata nën shantazh.

Ka gjyqtarë që shfaqen në dosje të reja të SPAK të cilat përdoren pastaj për seanca masash sigurie që përfundojnë për 10 minuta dhe ku gjyqtarja është gati edhe të rrahë të pandehurin pse nuk rri urtë në sallë. Kemi shantazhe mbi anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që është akt kriminal. Kemi ndërhyrje të drejtpërdrejtë të prokurorit të SPAK mbi çështje që janë në gjykim dhe që mund të shërbejnë si precedent për t’i rrëzuar atyre shumë çështje nga procedurat e parregullta të administrimit të provave. Dhe aty përdoret shantazh. Po përndiqet deri në ekstrem Elton Qyno si gazetar vetëm se kundërshtoi SPAK-un në Gjykatën Kushtetuese dhe fitoi çështjen e sekuestrimit të pajisjeve telefonike dhe pajisjeve të punës si gazetar. Tani rrezikon të dalë i lidhur dhe me kartelet në Ekuador.

Dhe merre me mend se çfarë mund t’i bëjë KLP-së apo KLGJ-së një prokuror i SPAK, ku shumica e anëtarëve janë trumcakë të ardhur nga rruga dhe duan të bëjnë ndonjë lek me atë punë. Mos prisni as t’u kundërshtojnë preferencat, as t’u vënë fre. Ky është fenomeni më negativ që ka prodhuar drejtësia e re, vënia e sistemit nën shantazhin e prokurorisë speciale. Dhe këtu është i rëndësishëm edhe vullneti personal i prokurorëve të SPAK.

Problemi është që dikush duhet të ndalë shantazhin si mekanizëm në sistemin e ri të drejtësisë. Nuk është puna se si është emëruar Olsi Dado, por mënyra se si është emëruar mund të trajtohet si kapje e tij nga sistemi dhe përdorimi për këtë mekanizëm shantazhi.

Por dëmi është shumë më i gjerë dhe përtej emrave të përveçëm. Dëmi është bërë qysh kurse të gjithë me reformën në drejtësi identifikojnë SPAK-un dhe jo gjykatat. Për ato të gjithë bien dakord tani që janë ushtare të tij. Kështu ka qenë në komunizëm. Me ndryshimin që ata së paku ishin prokurorë e gjyqtarë që vërtet bënin çfarë thoshte Aranit Çela, por nuk merrnin lekë.

Next Post
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Comments 1

  1. Nagalingam says:
    21 hours ago

    E ke qarë Mero Baze.
    Ke bërë një mbyllje ……..”Dëmi është bërë qysh kurse të gjithë me reformën në drejtësi identifikojnë SPAK-un dhe jo gjykatat. Për ato të gjithë bien dakord tani që janë ushtare të tij. Kështu ka qenë në komunizëm. Me ndryshimin që ata së paku ishin prokurorë e gjyqtarë që vërtet bënin çfarë thoshte Aranit Çela, por nuk merrnin lekë”…..për të shkruajtur një leksion në Juridik”
    Këtu fajin e ka ka profesionisti JAGO, Fatmir Xhafa, që Rama në mirëbesim, i vari ujkut mëlçitë, për të kryesuar reformën në drejtësi.
    Xhafa mori e voli fonde e dincione sa i deshi bytha nga nderkombëtaret, dhe na nxorri nJë produkt paçavure, që nuk ka krohën xebi që e kreh.

    Reply

Leave a Reply to Nagalingam Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In