• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia, cilat janë tetë ligjet e reja në axhendën e Kuvendit

by A R
05/01/2018 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijimi i zbatimit të reformës në drejtësi do të jetë fokus të axhendës së Kuvendit të Shqipëri edhe gjatë vitit 2018.

Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe miratojë 8 projektligje, në kuadër të plotësimit dhe zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë. Nismat janë propozuar nga deputetët, ndërsa janë mbartur nga viti i shkuar.

Konkretisht, në axhendën e Kuvendit, për vitin 2018, janë projektligji për noterinë, projektligji për shërbimin përmbarimor gjyqësor, projektligji për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore, projektligji për profesionin e avokatit, projektligji për strategjinë e edukimit ligjor, projektligji për provimin e shtetit për profesionin e juristit, projektligji për ekzekutimin e vendimeve penale dhe projektligji për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në axhendën e Kuvendit, po në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi, është edhe konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kuvendi duhet të miratojë me 2/3 e votave 5 anëtarët jo prokurorë dhe 5 anëtarët jo gjyqtarë të KLP dhe KLGJ. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e parë, të dytë dhe të tretë, kandidatët konsiderohen të zgjedhur.

Sipas përllogaritjeve, bazuar në 14 afate të parashikuara në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ngrihen brenda harkut kohor të 90 ditëve, që do të thotë pra pranverës.

Në një konferencë për gazetarët në fundvit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mazhoranca nuk do të presë opozitën për ngritjen e KLGJ dhe KLP. Ndërkaq, konstituimi i këtyre dy organeve më të rëndësishme të sistemit gjyqësor, dikton edhe kohën e ngritjes së organeve të reja antikorrupsion, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, ku të gjitha sëbashku përbëjnë atë që quhet SPAK.

Nisja e punimeve

Pas pushimeve tre javore, deputetët do të rikthehen në punë në 15 janar. Ata do ta nisin punën me komisionet parlamentare, për të shlyer “borxhet” e vitit të shkuar. Në procedurë të mbartura nga sesioni i shkuar janë 23 projektligje, nga të cilat 15 janë të propozuar nga deputetë, 7 nga Këshilli i Ministrave dhe vetëm një prej tyre është depozituar nga 20 mijë zgjedhës.

Në proces është edhe një draft i propozuar nga ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, aktualisht deputet i thjeshtë, i cili kërkon ashpërsim të Kodit Penal në 6 nene: kryesisht për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, dhunimin e kafshëve dhe trafikimin e narkotikëve. Qeveria ka për të mbrojtur në parlament projektligjet për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, strehimin social, energjinë elektrike, për koncesionet, etj. Zgjedhësit kanë propozuar vetëm një nismë gjatë këtij viti.

Ajo synon ashpërsimin e Kodit Penal për të dhunuesit e kafshëve. Nuk ka asnjë projektligj të pezulluar, por janë tërhequr nga depozituesit gjatë vitit që lamë pas 7 projektligje, 4 prej deputetëve propozues dhe 3 nga qeveria. Kjo e fundit ka tërhequr projektligjin për shërbimin veterinar, për arsimin parauniversitar dhe strehimin social, të cilat këshilli i ministrave i ripërpunon.

Vetë deputetët kanë tërhequr projektligjin për gjuetinë, si dhe një propozim për dhënie amnistie i disa deputetëve të Sigurisë Kombëtare të legjislaturës së shkuar për dorëzimin vullnetar të armëve. Meqë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk janë më deputetë, është tërhequr edhe projektligji i sjellë prej tyre për ndryshime në Kodin Zgjedhor për financimin e partive. /b.d

Next Post
Sot, mot me kthjellime dhe vranësira në shtim

Lajm i mirë për ata që s’e durojnë dot të ftohtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

Trump: Irani ndodhet në kolaps, kërkuan hapjen urgjente të Hormuzit!

April 28, 2026
Përplasjet Rama-Spiropali, ja komenti i Erion Braçes

Përplasjet Rama-Spiropali, ja komenti i Erion Braçes

April 28, 2026
Pse samiti i NATO-s në Shqipëri mund të jetë i fundit?

Pse samiti i NATO-s në Shqipëri mund të jetë i fundit?

April 28, 2026
Antentati ndaj çiftit në Lezhë / Policia gjen një nga makinat e autorëve të vrasjes

Antentati ndaj çiftit në Lezhë / Policia gjen një nga makinat e autorëve të vrasjes

April 28, 2026
Melania shkëlqen si “vejushë e ardhshme”, Kimmel mbron shakanë e tij, çifti presidencial kërkon shkarkimin

Melania shkëlqen si “vejushë e ardhshme”, Kimmel mbron shakanë e tij, çifti presidencial kërkon shkarkimin

April 28, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Marrëveshja 6 mld $ me SHBA-të, Karakaçi tregon 3 elementet e projektit

April 28, 2026
Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Guilfoyle: Shqipëria, rol të madh në rajon sa i përket energjisë

Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Guilfoyle: Shqipëria, rol të madh në rajon sa i përket energjisë

April 28, 2026
Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

April 28, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

Reagon Ilir Meta: Më rrinte kostumi i madh? S’jam pa ngrënë, por stërvitem 4 orë në ditë! Ngjyra e lëkurës…

April 28, 2026
Izraeli paralajmëron evakuim urgjent në jug të Libanit pas shkeljes së armëpushimit

Izraeli paralajmëron evakuim urgjent në jug të Libanit pas shkeljes së armëpushimit

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In