• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësi, pafajësi, plumba

by Artur Ajazi
08/10/2025 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI 

Ka vrarë, dhe pas një maratone prej 2 vitesh procese gjyqsore, ka dalë “i pafajshëm për mungesë provash”. Ka rrëbyer dhe dhunuar, ka kryer grabitje me armë, dhe pas një dyzine prej 22 seancash gjyqësore, ka rezultuar “i pafajshëm pasi nuk gjenden prova”.

Ka përdhunuar dhe grabitur pronat e një ish-pronari, është arrestuar, dhe pasi ka zhvilluar dhjetra seanca gjyqësore, ka rezultuar se “nuk ka qenë ai autori këtyre ngjarjeve, por dikush që është larguar jashtë vendit drejt Dubait”.

Dhe raste të tilla ka me qindra e qindra, kur kriminelët, që duhej të ishin në burg, sot gëzojnë lirinë dhe më keq akoma, edhe pafajësinë. Dhe më keq akoma, krimin e shohim të veshur me petkun e “biznesmenit” apo dhe detyra të tjera që lidhen me paranë. Dhe kush i liroi dhe i katandisi deri këtu ? Natyrisht drejtësia, dhe jo sot, por në 35 vite rresht.

Masakrën ligjore me drejtësinë e nisën plepaxhinjtë, dhe e vazhduan ata që erdhën pas tyre. Kjo natyrisht ka sjellë dhunimin, dhe deri vrasjet e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, dhe policëve. Më tepër se frika, ata që duhej të jepnin drejtësi dhe duhej të kishin kryqëzuar kriminelët, janë lëkundur para milionave që kanë marrë nga autorët e krimeve. Reformimi i organeve të drejtësisë, nuk solli ndonjë ndryshim të situatës. E rëndë paraqitet situata mes drejtësisë dhe atyre që sot hiqen si “pronarë tokash dhe trojesh” në qytete dhe fshatra.

Ka me qindra raste kur njerzve të drejtësisë u është ofruar “pjesë nga prona e kërkuar”, në këmbim të një vendimi të njëanshëm. Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera më të llahtarshme, ndaj dhe nuk ka munguar dhuna dhe vrasjet e prokurorëve dhe gjyqtareve. Integriteti dhe morali, mbeten dy prej kritereve që nuk pranojnë asnjë tolerance dhe kompromis në drejtësi. Në gjykata ka sot gjyqtarë që rrotullojnë globin e zyrës, dhe kur ai ndalon ata vendosin gishtin dhe thonë “këtu do të shkoj këtë fundjavë”. Si ka mundësi të pasurohen kaq shpejt prokurorë dhe gjyqtarë, kur nuk kanë mbushur as 5 vite punë në institucionet e drejtësisë ?

Në fakt, sot duhej vajtuar drejtësia, dhe jo gjyqtari i vrarë, pasi ai ishte viktimë e një klime aspak miqësore mes drejtësisë dhe qytetarëve. Përse duhet të zgjasë me vite e vite, një proces i thjeshtë për ti njohur pronën, një ish-pronari ? Përse duhen shtyrë seancat me vite e vite, kur në dosje, ka fakte të mjaftueshme që vërtetojnë autorësinë e një prone ?  Natyrisht në shumicën e rasteve në 35 vite, shkaku mbeten ndërhyrjet politike apo pazaret mes palëve, duke arritur deri në ashpërsimin e reagimeve të atyre që zhgënjehen  nga vendimet  e gjyqsorit.

Gjyqtari Kalaja, sot do të ishte gjallë, në rast se procesi gjyqsor mes palëve, nuk do të kishte kaluar dorë më dorë nga dhjetra gjyqtarë para tij. Neglizhenca  dhe zvarritjet me vite, apo dhe më keq akoma molepsja në ndonjë aferë, duke mos e zbatuar ligjin nga ata që e kishin gjykuar para tij, solli krimin e paralajmëruar. Fajtorë mbeten gjithë ata gjyqtarë që në vite, e kanë  zvarritur pa limit atë çështje, e cila sot ka nevojë për një hetim të thelluar. E pavarsisht kësaj, pavarsisht edhe pranisë së krerëve të politikës në homazhet e gjyqtarit, problemet e drejtësisë sotme në Shqipëri, nuk zgjidhen me premtime por me veprime konkrete dhe bashkëpunime institucionale. Pikërisht kjo gjë, mungon sot në Shqipëri. 

Next Post
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria nis hetim për Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij, rrezikojnë burg përjetë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria nis hetim për Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij, rrezikojnë burg përjetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com