• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejt rekordit, rreth botës në 196 vende për 1.158 ditë

by Java News
14/12/2016 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëtimi i Cassie-t, amerikanes 27-vjeçare do të përmbyllet në janar në Izrael dhe Palestinë. Ka nisur të vizitojë planetin në korrik 2015

CasiKa filluar udhëtimin e saj në botë për të promovuar paqen me një turizëm të pranueshëm: takon studentë dhe politikanë, filmon njerëz dhe vende për të xhiruar një dokumentar mbi planetin tonë, mbi etnitë, mbi popujt, njeh dhe përballet me kultura të ndryshme, raca, besime. Cassie De Pecol, 27 vjeçe, amerikane, është nisur nga Konektikati (SHBA) për të vizituar të gjithë botën.

Casi 1Ka kaluar më shumë se tre vite me valixhe gjithnjë në duar, duke udhëtuar në pesë kontinente, në një projekt të quajtur “Expedition 196” (numri i vendeve të shkelura). Itinerari i gjatë i Cassie-t do të përmbyllet pas më pak se një muaji: i mungojnë gjashtë vende për të realizuar objektivin. Shteti i fundit ku ka shkelur ka qenë Pakistani dhe do ta mbyllë turin e saj në janar në Palestinë dhe në Izrael.

Casi 2Nga korriku 2015, muaji i nisjes së aventurës, deri më sot, bjondia amerikane punon për “International institute of Peace through tourism”, në një udhëtim thuajse të paguar tërësisht nga sponsorët që e mbështesin përmes rrjeteve sociale në internet. Nga ata janë paguar thuajse 200 mijë dollarët që kanë shërbyer për këtë përvojë, përfshirë udhëtimet me 250 avionë, shkruan shqip.

Casi 3Entuziazëm, shumë kuriozitet dhe një dozë e mirë gjendjeje shpirtërore për këtë aventuriere të pasionuar, e cila ka mbërritur thuajse një hap larg përfundimit të projektit të saj. Vajza ka shumë kujtime për të ndarë dhe mjaft paragjykime për të sheshuar: “Të gjitha gjërat e këqija që dëgjojmë për myslimanët, – siguron Cassie, – janë larg realitetit. Në Afganistan, Oman, Jordani, Iran, jam pritur me zemër nga njerëzit atje, të cilët mezi prisnin që të më njihnin me kulturën e tyre”. Në vendet e Lindjes së Mesme, është ndier gjithnjë e qetë, nuk ka pasur asnjëherë frikë. Por nuk ka ndodhur kështu në shumë vende të Afrikës Qendrore dhe as në Lima (Peru), ku thotë se është grabitur në një taksi.

Casi 4Nga Somalia, ajo që ka prekur Cassie-n ka qenë “mikpritja mbresëlënëse e njerëzve” dhe e udhëtimit  mbi “Rock Island” të Palau  në “mrekullinë e lirisë”.

Kur të ketë plotësuar udhëtimin e saj, do të jetë ajo udhëtarja numër një rekordmene në botë. Vendi i parë deri tani mbahet nga amerikania Yili Liu, e cila ka hyrë në librin “Guinness” në dhjetor 2010, pasi kishte udhëtuar për 3 vjet, 3 muaj dhe 6 ditë, duke vizituar 194 vende të ndryshme.

Casi 5Në vitin 2013, Eric Hill, 30 vjeç, ishte nisur për të thyer rekordin, duke bërë xhiro në botë në më pak se 1.200 ditë. Por Eric vdes gjatë një zbritjeje të gabuar me parashutë. Ndërkohë Cassie e ka nisur aventurën e saj për të realizuar projektin e madh të Eric. Dhe ajo ëndërr po bëhet realitet./a.k

Next Post
Mos i injoroni dhimbjet në këto pjesë të trupit! Mund t’ju kushtojnë jetën

Mos i injoroni dhimbjet në këto pjesë të trupit! Mund t’ju kushtojnë jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

February 11, 2026
Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In