• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drejt përfundimit Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit ku ruhen mbi 556 mijë dokumente

by A R
07/10/2016 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 23 vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror Teknik të Ndërimit, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni është takuar me një grup arkitektësh, inxhinierësh dhe projektuesish me përvojë, firmën e të cilëve mbajne shumë prej veprave kryesore në vend. Në mëngjesin e punës, e shoqëruar nga drejtori i AQTN, Gjergj Thomai, Ministrja Gjermeni shprehu mirënjohjen për punën e kontributin e brezit të dikurshëm të profesionistëve, disa prej të cilëve si:  ark. Spiro Bakallbashi, ark Pirro Vaso, ark. Spartak Bakllamaja, ark. Vera Bushati, ark. Arben Shtylla, ark Isan Prushi, ing Rafael Kote, ing Elmaz Xhediku, ing, Fitim Balla dhe  ing Petrit Hoxhaj ishin të pranishëm në takimin e kësaj të premte.

“Eksperienca dhe përvoja juaj janë një udhëzues shumë i nevojshëm për të gjithë ne, për të përmirësuar punën e për të evituar përsëritjen e gabimeve, që janë bërë në këto 25 vite në vendin tonë. Në mënyrë periodike, Ministria e Zhvillimit Urban do të ruajë komunikimin me ju, për problematikën që shpesh ne ndeshim, sidomos në ndërtim apo planifikimin e territorit”, iu drejtua Ministrja Gjermeni profesionistëve.

Të gjithë së bashku vizituan Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, në të cilin është rikonstruktuar zona e skelerive, që deri dje ishte në një gjendje të mjerueshme.

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit (AQTN), është krijuar si  kërkesë e kohës më 26.07.1993 mbi bazën  e bërthamës të arkivave të varësisë së ish Ministrisë së Ndërtimit, me qëllim: grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e dokumentave teknike të institucioneve projektuese në vitet 1911 – 1990.

Në arkivë janë  të arkivuara  të gjitha dokumentacionet që kanë të bëjnë me ndërtimet e bëra  në të gjithë territorin e vendit tonë, për një periudhë që përfshin  fillimet e shek. 20-të deri në vitin 1990, duke datuar me dokumentin më të vjetër të arkivuar, siç është projekti i “Rikonstruksionit të Urës së Bunës mbi lumin Bunë ” të hartuar nga projektues austriakë në vitin 1911.

Në AQTN-ë mirëmbahet, përpunohet dhe administrohet një fond arkivor afërsisht prej 556 000 fletë dokumente arkivor (shkresor dhe grafik) të përmbledhura afërsisht në       45 000 dosje me projekte, të ndara sipas tematikave në fushën e ndërtimit.

“Që nga viti 2006 dhe deri në fund të vitit 2013,  AQTN nuk është financuar me buxhet për investime. Kjo ka krijuar problematika, të cilat kanë rënduar gjendjen e arkivimit të dokumentacioneve teknike. Në vitin 2013 ristartuam  punën në AQTN për të kryer një proces lidhur me objektivat e saj, si dhe gjithë përfshirjen e aktorëve të interesuar në studime të ndryshme historike dhe akademike”, tha në fjalën e tij, drejtori Gjergji Thomai.

Ministren Gjermeni lajmëroi informatizimin e dokumentave, që janë arkivuar në këtë institucion.

“Shumë shpejt, çdo qytetar apo profesionist do të ketë mundësinë që, vetëm nëpërmjet një klikimi të mund të gjejë projektin e një godine, aeroporti, stacioni treni, spitali apo zone të banuar të shumë viteve më parë. Sistemi i ri elektronik do të mundësojë që, pas pak kohësh, pasi të përfundojë skanimi i të gjitha dokumentave që ruhen në AQTN, të mund të kemi akses për të parë edhe veprat që janë ndërtuar në Shqipëri pas viteve ’90. Dhe unë jam e lumtur, që sot jam bashkë me disa prej emrave më të njohur të arkitekturës dhe inxhinierisë, për të vizituar atë, që me kënaqësi do ta quaja pasuri kombëtarë”, deklaroi Ministrja Gjermeni për gazetarët.

Në kushtet e sotme, ku kërkesat për qarkullimin e informacionit dhe përpunimin e tij janë mjaft të larta, arkivi ka hedhur hapat e para të dixhitalizimit të këtyre projekteve, duke dixhitalizuar rreth 60 % (333600 fletë) të kësaj pasurie kombëtare. Dixhitalizimi po bëhet i mundur falë investimit dhe mbështetjes nga MZHU, duke filluar nga viti 2014 e në vazhdim./a.m.

 

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In