• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Drejt fundit të një fushate paradoksale

by S M
20/06/2017 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka për t’u mbajtur mend si e para fushatë ku dy partitë më të mëdha të vendit kanë ulur praktikisht armët ndaj njëra-tjetrës. Por edhe si fushata ku një tjetër parti, më e vogël, ajo që zakonisht shkon sa majtas-djathtas, na ka hequr mallin e ish-kryeministrit Berisha. Sepse këto kohë Ilir Meta nuk e ka aspak kompleksin e të krahasuarit me Berishën, fjala vjen kur bën thirrje për armatosje të popullit. Duke u sjellë si kryetar partie tani që nuk është më i tillë, ndërkohë që sillej si president kur ishte kryetar partie (për të huazuar shprehjen e zgjuar të një kolegu).

Është një fushatë ku Rama ka veshur “brekushet”, ka lënë mënjanë bluzat e Juves (efekti Kardif) dhe ka rënë në dashuri me bluzat me numrin “dy” sipër.  Duke mos harruar edhe ironizimin e veshjeve të Bashës, të cilin e cilëson “një llogaritar kooperative pa laps te veshi”! Gjithsesi kjo ironi soft ka ditë dhe javë që durohet nga lideri i opozitës, i cili vetëm orët e fundit ka nisur të rikthejë termin “krim”, në kritikat e tij për qeverinë. Me që ra fjala, hashashi s’duket askund në fjalorin e Lulzim Bashës, megjithëse kujtohej se do të ishte fjala më e lakuar e fushatës së tij zgjedhore. Edhe ky një paradoks më vete.

Është një fushatë batutash, rrugësh  e sheshesh të zbrazura nga parullat, portretet kuadrate të kandidatëve sa anonimë aq edhe të vetëkënaqur, që zakonisht ngjajnë si dy pika uji. Është një fushatë pa mitingje, pa stres dhe pa tension, por edhe një fushatë ku ministrat ende në detyrë (të LSI), shajnë nga mëngjesi në darkë shefin e tyre (kryeministrin), duke kopjuar pikë për pikë fjalorin gjithnjë e më të egër të kryetarit të partisë (atij realit, Ilir Metës). Një konflikt ky i aleatëve të majtë, që ka habitur deri edhe “Sulltanin”, presidentin turk Erdogan.

Në këtë fushatë pamë përmbysjen më të madhe të imagjinueshme dhe më të shpejtë të të gjitha kanuneve, sinoreve dhe tabuve që kemi ditur se egzistojnë. Rama shetiti me stoicizëm të gjitha studiot prej ku ka dëgjuar ta shajnë e godasin me të gjitha mjetet rrethanore të përfytyrueshme, duke u përpjekur t’i flasë një audience e cila ka vite që e ka ndarë mendjen, kur vjen fjala tek personi i tij. Edhe një herë më tepër ai i besoi instiktit politik, por rezultatet për ata që e panë nga shtëpitë s’është asfare e thënë që të përputhen me pritshmëritë e kryeministrit.

Lulzim Basha nga ana e tij e rrumbullakosi gjuhën e Çadrës, duke hequr prej saj gjithë vrazhdësitë e kërcënimet ndaj qeverisë, që dëgjonim nga mëngjesi në darkë. Fushata e Bashës ka për t’u mbajtur mend jo vetëm për shifrat e ulëta në sondazhe, të cilat vijuan të ndjekin këtë kurbë nga java në javë, por edhe për aftësinë e tij për të ruajtur të gjallë buzëqeshjen thuajse androide dhe një entusiazëm që ai qoftë sesi e ruan!

Kurse koalicioni (ende formalisht) në fuqi përjetoi kalimin nga përcaktimi si “strategjik”, në një mori epitetesh të rënda, ku më të dukshmit janë “organizatë kriminale” dhe “shushunja”. Meqë ra llafi, Presidenti i zgjedhur i detyrohet një shpjegim të vogël popullit që e zgjodhi (deputetët, në emër të popullit), sesi mund të jetë një organizatë kriminale partia më e madhe në Shqipëri?!

E çuditshme politika. Art i të pamundshmes vërtet. Hidhini një sy treshes që i jep tonin motorrit elektoral të 25 qershorit. Tre liderë politikë që po t’i vendosësh përballë një pasqyre, në të cilën të shohin me detyrim atë që kanë thënë për njëri-tjetrin vetëm një muaj më parë (para datës 17 maj, për të qenë më të saktë), do të ulnin kokën e do të turpëroheshin. Teorikisht, sepse praktikisht kjo s’ka për të ndodhur kurrë. Këtu ka kohë që askush nuk turpërohet më. Ashtu siç nuk ndodhi, fjala vjen, në fushatën e vitit 2009, kur i anatemuari “Sali Gërdeci” u kthye papritur në harkun e pak orëve në një partner bashkëqeverisjeje!

Shqipëria është vendi i paradokseve dhe fushata elektorale e vitit 2017 do të shkruajë kapitullin e saj në listën e çudive që na ka rënë për pjesë të shohim gjatë tranzicionit. Përtej të gjithave, shqiptarët patën mundësi t’i kalojnë në një qetësi të pazakontë këto javë fushate. Ndoshta edhe më të qeta sesa javët e pas zgjedhjeve, kur të fillojë baleti i shifrave dhe i negociatave. Edhe ky një laborator i madh i paradokseve politike shqiptare, që klasa jonë drejtuese e mbush me eksperimente gjithfarësh, ku më i përfoluri pritet të jetë ai i kabinetit të përbashkët Rama-Basha. Kush të rrojë, do të shikojë, thotë proverbi.

Next Post
‘Koha e estradës mbaroi’, Basha sfidon Ramën: Nuk do e kesh më kurrë timonin

'Ne nuk jemi këtu për timonin e Lulzim Bashës, prioritet motori i ekonomisë'

Comments 1

  1. Një shok i vjetër says:
    9 years ago

    Minxhoz je i vetmi gazetar i vërtetë që endet nëpër Shqipëri. I vetmi që lexohet me endje në gjithë morinë e portaleve informative shqiptare. Analiza të sakta, pa ngjyra politike, mbështetur në realitetin objektiv dhe jo në subjektivizma të perceptuara nga tifozllëku politik ose nga mllefe personale. Me pak fjalë po të kishte kurbë vlerësimi, unë do ta vlerësoja padiskutueshëm 10. Ja pra që edhe në Shqipërinë tonë thellësisht politike, gjenden gazetarë të vërtetë.

    Reply

Leave a Reply to Një shok i vjetër Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In