• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejt 12 mandateve të sigurta”, Ilir Meta synon fitoren nga burgu: Lista e hapur e Tiranës do të jetë surpriza historike e këtyre zgjedhjeve!

by B K
13/03/2025 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas zyrtarizimit të listave zyrtare të koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore”. Ai shpreh bindjen se Partia e Lirisë do të fitojë 12 mandate ne zgjedhjet e 11 majit.

Ilir Meta shprehet se Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.

Presidenti i PL-se thote se për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar nuk kane mundur te kene kandidatë në 4 Qarqe.

Sipas tij, lista e hapur e Tiranës do të jetë surpriza historike.

“Ndërkohë lista e hapur e Tiranës do të jetë surpriza historike e këtyre zgjedhjeve. Këtë më mirë se kushdo e ndjeu Kryetari i çoroditur i Organizatës, i cili u gafur njëherë se do të dilte në listë të hapur por kur kuptoi listën e hapur të kundërshtarëve i shkoi njëherë në mendje të mos e vinte emrin fare në listë për t’u dhënë një garanci të rreme të gjithë të tremburve nga aferat e panumërta që ende nuk janë prekur, se fitorja do ishte e sigurtë”, shkruan Meta.

Reagimi i Ilir Metës

Një nisje kuptimplotë drejt 12 mandateve të sigurta!

Gongu ra! Partia e Lirisë si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale në ndeshjen më historike të 11 Majit, që shkallmon Narkoregjimin, që tashmë ka hyrë në bunker duke kuptuar se fillim-Maji është fundi i hidhur për diktatorët dhe gjithmonë një Pranverë Çlirimtare.

Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.

Nuk mundemi dot për më tepër për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të patur kandidatë në 4 Qarqe.

Asnjëherë përzgjedhja nuk është e lehtë, por pa asnjë diskutim kjo është përzgjedhja më përfaqësuese që kemi bërë sepse bazohet në tre Qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Kemi dy personalitete me histori dhe që kanë lënë gjurmë në Partinë e Lirisë dhe LSI, që nga themelimi i saj.

Edmond Haxhinasto, një nga politikanët më të shkolluar, më të formuar, më të edukuar, vizionar dhe kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.
Znj. Erisa Xhixho, themeluese e LSI që maturante, me një histori 20-vjeçare, plot sakrifica, durim dhe ringritje dhe një nga deputetet më aktive të kësaj legjislature, që ka përfaqësuar me dinjitet kryeqytetin.

Por kemi edhe dy figura të reja për Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Zonjën e mrekullueshme Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Çështjet e Familjes, një nga prioritetet tona më madhore. Një fierake autoktone, që do ta përfaqësojë me shumë dinjitet Fierin dhe të gjithë Qarkun, ndaj të cilit kemi shumë detyrime si Parti e Lirisë (LSI) dhe që sidomos do të përfaqësojë gratë e mrekullueshme të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.

Në këtë mënyrë ne garantojmë dhe një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë gjinor 50% me 50%, siç e kemi të sanksionuar në Statutin tonë të miratuar në Konventën historike të 27 Prillit.

Dhe padyshim kush mund t’i mbrojë më mirë interesat e Tiranës se sa Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi, simboli i antikorrupsionit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, denoncuesi i paepur i aferave të përbindshme, në kurriz të qytetarëve taksapagues të kryeqytetit.

Ndërkohë lista e hapur e Tiranës do të jetë supriza historike e këtyre zgjedhjeve. Këtë më mirë se kushdo e ndjeu Kryetari i çoroditur i Organizatës, i cili u gafur njëherë se do të dilte në listë të hapur por kur kuptoi listën e hapur të kundërshtarëve i shkoi njëherë në mendje të mos e vinte emrin fare në listë për t’u dhënë një garanci të rreme të gjithë të tremburve nga aferat e panumërta që ende nuk janë prekur, se fitorja do ishte e sigurtë.

Por kur e kuptoi se ndëshkimi do të jetë fatal, vrapoi për t’u futur në bunker dhe ne në 11 Maj do t’i çojmë atje edhe rezultatet e “Barometrit” të tij.

Partia e Lirisë drejt një Fitoreje Historike. Listat e hapura kanë qenë kauza jonë nga viti 2008 dhe do të jenë në 11 Maj edhe Triumfi ynë.

Next Post
Kodheli nuk i trembet garës: E doja vetë listën e hapur!

Kodheli nuk i trembet garës: E doja vetë listën e hapur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

August 25, 2026
Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

August 25, 2026
Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

August 25, 2026

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com