• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Drama në PD, një jelek eksplozivi me buton të fshehur

by Lorenc Vangjeli
18/11/2021 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Lulzim Basha dhe njerëzit e tij kanë bërë gabimin fillestar të gjithë të pavendosurve. Ata pranuan të hyjnë në luftë në kohën, vendin dhe me mjetet që ju kushtëzoi kundërshtari i tyre. Në artin ushtarak një gabim i tillë nuk i lejohet as kapterëve fillestarë, kurse në politikën luftarake shqiptare, kjo mund të jetë një nga ato ngjarje që mund të kushtëzojnë pa kthim karriera dhe të përmbysin situata. Siç ndodh gjithmonë kur vendos turma të niset për udhë, por nuk di ku shkon, që marshon drejt një objektivi të gënjeshtërt, por nuk di çfarë të bëjë me të, kur kërkohet një fitore, e cila herët a vonë shndërrohet në një plaçkë lufte që duhet të dorëzohet sërish.

Ndodhi pikërisht kështu: beteja mes dy fraksioneve në PD, mes krahut legjitim dhe mtonjësve të inatosur, një grup i kompozuar nga nostalgjia, inati, frustrimi, hakmarrja, besnikëria apo edhe idealizmi dhe bindja vetjake, do të ndodhë me kushtet që diktoi Sali Berisha. Do të kryhet në dhjetor, në Kuvendin Kombëtar dhe me votë demokratësh. Për momentin, meqënëse politika është perceptim, Berisha perceptohet në avantazh, në mësymje dhe me mundësi fitoreje, pikërisht sepse ai i ka shërbyer shumë më shumë fitores së tij, ka besuar tek ajo dhe ka bërë beteja për hir të fitores së tij. “Kuvend ju premtova, kuvend po ju jap”, të paktën këtë revansh Berisha mund t’jua afrojë si trofe të parë besnikëve të tij të paepur.

Përballë Berishës, kundërshtarët që ishin absolutisht në avantazh në nisje, por që ishin njëkohësisht të paqartë, kaotikë dhe tmerrësisht të pavendosur dhe pa vizion e parashikueshëri për të nesërmen, regjistruan humbjen e parë pa betejë: pranuan me shumë vonesë betejën e pashmangshme. Nëse Basha dhe njerëzit e tij, me gur dhe arrë në dorë, do të kishin vendosmërinë për ta këputur këtë nyje që në krye të herës, ata duhet të bënin pikërisht hapin që bënë në fund, thirrjen e Kuvendit. Duhet t’i përgjigjeshin me akte politike lëvizjes politike të Berishës. Koha e humbur mes përpëlitjeve për leximin e statutit, debati për interpretimin e tij e deri tek hamendësimet për vërtetësinë e firmave të mbledhura, ndërkohë që Berisha ishte qartësisht i vendosur për hapat e tij, sot ngjajnë me dilemat e priftërinjve bizantinë: Basha dhe njerëzit e tij diskutonin për seksin e ëngjëjve, kur si otomanët dikur muret e Kostandinopojës, Berisha po ju shkallmonte dyert e zyrave. Kur Basha mprihte bisturinë delikate të legjitimitetit, Berisha ushtrohej me sopatën e forcës. PD, sot më shumë se dje madje, ka një kryetar legjitim. Me një mandat të qartë nga antarësia. Ai ka emrin e regjistruar në gjykatë. Ka zyrën kryesore në seli, sekretaren në paradhomë dhe e mban këtë titull edhe në kartëvizitat e tij. Kështu ishte dhe kështu parashihej të ishte deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të pas katër vjetëve. Një fitore e mundshme e tyre, do ta bënte të pakuptimtë ndryshimin e kreut të partisë, një humbje mund të risillte dhe njëherë bindjen e humbësit: zgjedhjet i vodhi qeveria! Ky ishte shtrati i lumit të vdekur demokrat, deri në momentin e shpërthimit të konfliktit në oborrin e PD-së. Përgjigja që ju dha atij konflikti nga PD-ja legale, ishte ndoshta kurdoherë lëvizja më e gabuar si akt dhe akti më i vonuar në kohë. Trajektorja e qëndrimeve të Bashës dëshmon se qasja në nisjen e tyre, nuk ka pikën e ngjashmërisë me veprimet e fundit, kur ai zgjodhi të mbajë Kuvendin. Duke pranuar kështu de facto atë që kishte refuzuar dy muaj me rradhë.

Për paradoks, pikërisht në pikën ku do të duhet të bashkoheshin të dy palët, që të diskutonin sesi do të mund të shkriheshin dy kuvendet në një, si do të mund të harmonizohej rendi i ditës dhe mbi të gjitha, si do të tentohej kohezioni i partisë, pra, pikërisht këtu, tensioni u bë shumë më i madh. Historia e Sali Berishës është jetëshkrimi i një politikani refraktar; ai do të kundërshtonte dhe forcën e gravitetit nëse ajo nuk do t’i interesonte në momentin e caktuar. Në këtë rast, ai dëshmoi se kuvendi si mjet dhe partia e tij si qëllim, nuk janë synimet e tij kryesore. Njëhershëm me të edhe Basha, që sheh tek posti i tij dhe e nesërmja e PD-së, të vetmen lidhje të tij me partinë. Edhe njëri, edhe tjetri, pavarësisht përbetimeve, janë barra dhe jo mbartësit e peshës që rëndon PD-në. Edhe pse në dukje i në avantazh, përdorimi i PD-së si jelek shpëtimi për Berishën, ka më shumë mundësi ta ekspozojë atë ndaj të tjerë lloj jelekësh, nga ata me eksploziv, butonin e të cilëve mund ta telekomandojnë bashkërisht nga Uashingtoni, nga Partitë Popullore apo edhe nga ndonjë tjetër pushtet në Shqipëri që bashkëdrejtohet jo vetëm me vullnet shqiptarësh. Nëse Berisha marshon drejt selisë së PD-së së “çliruar” në mbrëmjen e vonë të 11 dhjetorit, ai do të ketë nënshkruar në të njëjtën kohë me fitoren, edhe humbjen e tij. I kënaqur ta krahasojnë me rikthimin në Paris të Napoleonit mbas internimit të parë, Perandori Blu i Tiranës, duhet të kujtojë se nga Vaterloja e ndajnë vetëm njëqind ditë. Dilema e vetme është çfarë do të tërheqë me vete në mbytjen e tij, kësaj here përfundimtare dhe sesa do të zgjasë agonia politike që ai i diktoi edhe njëherë partisë së tij; dilema se çfarë çmimi do të ketë kura që do të vrasë padyshim partinë e sëmurë, atë parti që ai për paradoks, po kërkon ta çlirojë nga një politikan me pavendosmëri seriale, që pretendon se edhe me tre herë, nuk quhet humbës. / Fjala.al/

Next Post
Sociologu rendit shkaqet që çojnë në krimet makabër në vendin tonë

Sociologu rendit shkaqet që çojnë në krimet makabër në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E KRYER/ Pak orë para mbylljes së merkatos, Barcola vishet “The Reds”, lë PSG dhe firmos me Liverpool

E KRYER/ Pak orë para mbylljes së merkatos, Barcola vishet “The Reds”, lë PSG dhe firmos me Liverpool

August 31, 2026
Barrikadat në veri të Kosovës, dënohen dy nga 6 të pandehurit serbë! Gjykimi për 4 të tjerët nis në muajin shtator

Barrikadat në veri të Kosovës, dënohen dy nga 6 të pandehurit serbë! Gjykimi për 4 të tjerët nis në muajin shtator

August 31, 2026
Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

Standardet që kërkon BE për hekurudhat shqiptare: Elektrifikim, ERTMS dhe trena deri në 740 metra në rrjetin TEN-T

August 31, 2026
Gabriel Jesus mbërrin në “Camp Nou”, gjithçka gati për transferimin te Barcelona, zbulohen detajet e kontratës

Gabriel Jesus mbërrin në “Camp Nou”, gjithçka gati për transferimin te Barcelona, zbulohen detajet e kontratës

August 31, 2026
Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

Katastrofa nga përmbytjet në Nepal e Tibet, 590 mes të zhdukurve janë turistë nga 39 vende!

August 31, 2026
Anis Mehmeti i thotë jo Championship, sulmuesi kuqezi i Ipswich do që të luajë në Premier League

Anis Mehmeti i thotë jo Championship, sulmuesi kuqezi i Ipswich do që të luajë në Premier League

August 31, 2026
Situatë kritike me zjarret në malësitë e Matit dhe Bulqizës, ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter!

Situatë kritike me zjarret në malësitë e Matit dhe Bulqizës, ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter!

August 31, 2026
Zyrtari amerikan: Mbështetja e Kinës për agresionin rus në Ukrainë “vjen nga nivelet më të larta”

Putin dhe Xi forcojnë aleancën Moskë-Pekin, alarmohet Perëndimi! Në fokus energjia, tregtia dhe siguria

August 31, 2026

Marrëveshja Kurti–Abdixhiku për Presidentin, Hoti del kundër, rrezikohen votat e LDK-së për Bekim Sejdiun: Nuk e përkrah!

August 31, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Lufta me flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com