• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sociologu rendit shkaqet që çojnë në krimet makabër në vendin tonë

by
18/11/2021 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sociologu Gëzim Tushe, në një lidhje direkte me “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, renditi shkaqet që çojnë në krime të rënda, si vrasja e 8-vjeçarit në Fier, ngjarje që tronditi vendin.

Sipas tij, “ka disa shkaqe, që kanë të bëjnë me problemet e funksionimit të shtetit, të institucioneve që merren me edukimin si familja e shkolla”.

Gjithashtu, Tushe shtoi se shkaqe të tjera janë edhe “politikat që kanë të bëjnë me ndëshkimin”

“Krimi në shoqërinë tonë po shkarkohet në mënyrë të frikshme te gratë e fëmijët. Aspekti i dytë ka të bëjë me strukturat lokale të pushtetit. Ka mungesë aftësie për të diagnostikuar komunitetin, qytetarët, ata që janë përdorues droge, që shfaqin prirje kriminale, që nuk pranojnë disiplinën morale e qytetare. Kjo situatë ka dy arsye: deformimi i njeriut të sotshëm dhe mesa duket, ndarja e njeriut nga kafsha nuk është bërë në mënyrë definitive. Sepse po e shikojmë që në mesin tonë ka njerëz me sjellje kafshërore”, deklaroi Tushe.

Më tej, sociologu shtoi se “edhe indiferenca qytetare është aleate e krimit”.

“Ne nuk denoncojmë nga parimi që të mos bëhemi spiunë, por nëse qytetari vijon të qëndrojë indiferent, llumi i krimit do të trashet. Ju them që jemi në një situatë shumë serioze. Kriminelët e dinë se nëse opinioni publik hesht, nëse familja nuk denoncon nga frika, nëse policia përdridhet përballë kriminelit, atëherë do të thotë se krimi është më i fortë sesa institucionet dhe kjo është alarmante”, tha Tushe.

/b.h

Next Post
“Delfini” i Bashës, Salianji: E kemi prioritet partneritetin me SHBA por për Berishën ata s’kanë prova, le të na tregojnë një të vetme

Çfarë është ky autoritet superior i Sali Berishës? Salianji: Thërrasin Kuvend sikur po na ftojnë në dasëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com