• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Draftmarrëveshja për tarifat e reja të patentave: Dakordësimi i nevojshëm për rregullimin e tregut të autoshkollave

by Java News
21/02/2023 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 25 vitesh pritet të ndryshojnë tarifat për njohuritë teorike dhe praktike të marrjes së patentës. Nga muaji mars tarifat e kursantëve për përfitimin e lejes së drejtimit të kategorive A,B,C dhe D do të jenë 2 deri 4 herë më të shtrenjta se aktualet.

Grupet e interesit duke përfshirë Shoqatën Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatën e Autoshkollave “Siguria në Rrugë” Drejtorinë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor nëpërmjet një draft aktmarrëveshje deklarojnë se bien dakord që tarifat e reja që variojnë sipas kategorive të lejeve të drejtimit, të përcaktohen nga 30,000 lekë deri në 125,000 lekë.

Në draftin e aktmarrëveshjes theksohet se Objekti i kësaj Marrëveshje është dakordësimi ndërmjet subjekteve që organizojnë autoshkollat (grupet e interesit), Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi përcaktimin e kostos minimale fiskale (tarifat e pagesës) së përgatitjes për drejtues mjeti për kategoritë: AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C, C1E, CE, D1, D, D1E, DE, për rimarrjen e leje drejtimit pas humbjes totale të pikëve ose për heqje të saj si dhe për dëshmitë dhe certifikatat të aftësimit profesional.

Bashkëpunimi midis palëve është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm pasi ndihmon në luftën ndaj konkurrencës së pandershme, rregullimin e tregut të autoshkollave, kontribuuesit në kuadër të çështjes me rëndësi të madhe publike mbi Sigurinë Rrugore me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përmirësimit të sigurisë në rrugë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në një proces zinxhir duke filluar nga përdoruesit e rrugës dhe homogjeniteti i masave në këtë drejtim”.

Autoshkollat e kontaktuara nga “Monitor” pohuan se aktualisht tarifa për dhënien e lejes së drejtimit të kategorisë B, (për veturë) duke përfshirë orët e njohurive teorike dhe praktike kushton 35,000 lekë. Aktmarrëveshja parashikon vendosjen e çmimit të ri në vlerën e 85,000 lekëve (çmimi rritet 2,5 herë), duke e ndarë në dy tarifa, si: kosto minimale fiskale për marrjen e njohurive teorike në vlerën e 30,000 lekëve dhe kosto minimale fiskale për marrjen e njohurive praktike në vlerën e 55,000 lekëve.

Për mjetet e kategorisë A (të gjitha llojet e motorrave) tarifa aktuale është 25,000 lekë. Për këtë kategori, nëse kursanti është i pajisur me lejen e drejtimit të kategorisë B, i njihen të vlefshme njohuritë teorike, duke mos i shtuar pagesë shtesë. Ndryshimet parashikojnë që për kategorinë A të lejes së drejtimit tarifa e re të jetë 30,000 lekë vetëm si kosto për marrjen e njohurive praktike.

Përveç lejes së drejtimit të kategorisë A për veturat, ndryshim të lartë në çmim do të ketë do të ketë për lejet e kategorisë C dhe D, pasi dhënia e njohurive praktike nga autoshkollat do të jetë e detyrueshme. Autoshkollat pohojnë se aktualisht për leje drejtimi të kategorisë C (për kamion) nga kursantët kanë detyrimin të paguajnë vetëm tarifën e regjistrimit prej 25,000 lekë. Marrja e njohurive praktike është fakultative dhe nëse kërkohen pagesa është 5,000 lekë për ore. Për këtë kategori propozohet që tarifa e re të jetë 95,000 lekë, e ndarë si: kosto minimale fiskale për marrjen e njohurive teorike në vlerën e 30,000 lekëve dhe kosto minimale fiskale për marrjen e njohurive praktike në vlerën e 65,000 lekëve. Ndryshimet parashikojnë detyrimin për zbatimin e njohurive praktike nga kursantët.

Ndërsa për lejen e drejtimit të kategorisë D që përfshin të gjitha mjetet e transportit të udhëtarëve, si :autobusët, furgonat dhe taksitë tarifa nga 25,000 lekë (tarifa për njohuritë teorike 25,000, ndërsa pagesa për njohuritë praktike nuk është e detyrueshme) do të jetë 125,000 lekë. Për patentën e kategorisë D kursantët do të paguajnë 30,000 lekë për njohuritë teorike dhe 95,000 për njohuritë praktike.

Drejtuesit e autoshkollës “Cena” në Tiranë thanë se ky ndryshim i tarifave është i domosdoshëm, jo vetëm për shkak të kostove të shtuara nga shtrenjtimi i karburantit, por edhe për formalizmin e tregut dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke shtuar orët e njohurive praktike.

“Tarifat për lejet e drejtimit nuk kanë ndryshuar që nga viti 1998. Është e nevojshme që të nisë zbatimi i tarifave të reja të propozuara, për shkak të kostove të shtuara nga rritja e çmimit të naftës dhe për të ndihmuar në formalizimin e tregut. Në vend ka shumë autoshkolla që nuk ofrojnë asgjë, që nga mungesa e mjeteve për dhënien e praktikës edhe mungesës së klasave për zhvillimin e njohurive praktike. Shumë kursantë kryejnë pagesat që ofrohen edhe më të ulëta s e 35,000 lekë, nuk iu zhvillohet as praktika dhe teoria dhe pajisen me leje drejtimi. Për këto arsye autoshkollat kanë kërkuar ndryshim të tarifave për t’u dhënë fund këtyre abuzimeve, për të formalizuar tregun. Në treg do të mbijetojnë më të fortët”, pohon ai./m.j

Next Post
Aktorja Luca u nda nga jeta/ Rama: Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën

Aktorja Luca u nda nga jeta/ Rama: Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Temperaturat e larta, mjekja psikiatre: Ndikim te personat me çrregullime të humorit dhe bipolaritet

September 1, 2026
Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

September 1, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

AGSH kundërshton rregulloren e GJKKO-së: Do ta sulmojmë me çdo mjet

September 1, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Zjarri në Lundër del jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri, rrezikohen banesat

September 1, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri: Krenari, por s’është ambicia ime

September 1, 2026
“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

September 1, 2026
Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

September 1, 2026
Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, Hoxha: Kushton 1 kapuçino, shansi i fundit për besueshmërinë e BE

September 1, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

September 1, 2026
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Pas shkarkimit të Ristanit, largohet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Veliaj komandon Alban Dokushin

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com