• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drafti/ Si do të falen gjobat e papaguara të automjeteve që do të hiqen nga qarkullimi

by Java News
20/01/2017 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka hartuar draftin final për “Pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore”.

Ky ligj parashikon pagesën dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të papaguara, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit, pas fshirjes së  detyrimeve tatimore të papaguara.

Për detyrimet tatimore, ashtu siç ka deklaruar dhe ministri i financave Ahmetaj së fundmi  do të fshihen të gjitha detyrimet e krijuara deri në 31 dhjetor 2010.

Nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014 do të falen gjobat me kusht që të paguhet detyrimi i plotë.

Falje të gjobave do të ketë edhe pas vitit 2014, por vetëm për dy kategori. Së pari gjobat që u vunë në qershor të vitit të kaluar nga sistemi për vonesa të deklarimit të administratorit, por edhe vonesat në deklarimin e  punonjësve. Një pjesë e bizneseve që kanë paguar këto gjoba pasi nuk arrinin të merrnin dot vërtetime mund të kërkojnë që ato të zbriten nga detyrimet që kanë për të paguar.

Së dyti, do të falen gjobat për kompanitë e kasave, që u vunë gjatë periudhës së aksionit anti-informalitet për vonesa në furnizimin me kasa fiskale, raporton “Monitori”.

Heqja nga qarkullimi e makinave

Drafti parashikon që, në përputhje me përcaktimet sipas këtij neni, hiqen nga qarkullimi të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me këto mjete pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim.

Heqja nga qarkullimi e ketyre mjeteve bëhet pasi fshihen detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Subjektet/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.

Personave të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat  dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë  detyrimet për periudhën  janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatevonesave të periudhes janar 2011 deri me dhjetor 2014  të cilat fshihen.

Nëse brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të tij.

Lista e mjeteve me targat përkatëse të çrregjistruara sipas këtij  ligji i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre./a.k

Next Post
13 njerëzit të cilët takuan rastësisht sozitë e tyre (Foto)

13 njerëzit të cilët takuan rastësisht sozitë e tyre (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

March 6, 2026
Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

March 6, 2026
Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!

Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!

March 6, 2026
“0900 kam për ty”, PD kërkon përjashtimin e Ballës, Vokshi akuza edhe Peleshit

“0900 kam për ty”, PD kërkon përjashtimin e Ballës, Vokshi akuza edhe Peleshit

March 6, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Raporti nga Ferri i Luftës

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
Bien çmimet e naftës, SHBA shton prodhimin e naftës bruto

Nafta rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2022 mes tensioneve të luftës me Iranin

March 6, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

March 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Beteja e Rrjollit” nuk është çështje pronash, por çështje gjobe mbi investitorin

March 6, 2026
E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In