• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drafti përfundimtar i Venecias, pikat ku politika nuk gjen gjuhën e përbashkët

by Aalison Pearse Stevens
28/02/2016 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Venecias i ka dhënë përgjigje disa prej pikave ku ndahet mazhoranca dhe opozita mbi ndryshimet kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë.

Pika kryesore ku palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ka të bëjnë me zgjedhjen me 84 ose 93 vota të deputetëve, për anëtarë të institucioneve te drejtësisë.

Partia Socialiste, deri para publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias, ka mbrojtur idenë për zgjedhjen me 3/5 e votave të ligjvënësve të këtyre anëtarëve, ndërkohë që demokratët në opozitë, kanë theksuar se nevojitet një zgjedhje me 2/3 e votave, që shkon drejt konsensusit politik.

Këtu bëhet fjalë për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Venecia në opinionin e saj thotë se kompozimi pluralist i institucioneve, mund të arrihet me mjete të tjera, jo domosdoshmërish, duke vendosur një prag të lartë votimi.

Në këtë opinion thuhet se nje model tjetër i zgjedhjes konsiston në krijimin e dy listave alternative të kandidateve, një nga koalicioni qeverisës dhe një nga opozita.

Këshilli i Emërimeve, thuhet në opinion, do të bëjë renditjen e kandidatëve dhe do t’i dërgojë Parlamentit të dy listat, nga të cilat do të përzgjidhen 3 nga lista e mazhorances dhe 2 nga lista e opozitës; në të dyja rastet me 3/5 e votave.

Një ditë pas publikimit të opinionit, as një zyrtar nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste nuk kanë dashur ta komentojnë atë, raporton Vizion Plus.

Pikë tjetër ndarëse mes shumicës dhe pakicës parlamentare është edhe zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm.

Mazhoranca në opinionin e saj mbështet idenë e ndërprerjes së mandatit të kryeprokurorit, ndërkohë që opozita e kundërshton këtë.

Venecia saktëson se “Në situatën aktuale politike, mund të merret në konsiderate një nen tranzitor, që të sigurohet për zgjedhjen e këtyre 2 titullarëve me një mazhorancë më të madhe se 3/5, ky rregull do të aplikohet vetëm në zgjedhjen e parë nga mazhoranca aktuale e cila i ka 3/5 e votave”.

Ky formulim i jep të drejtës mendimit të opozitës.

Palët ndahen edhe mbi varësinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila në ndryshimet Kushtetuese përcaktohet si Njësia Hetimore Antikorrupsion. Venecia sugjeron qe te qartësohet roli i kësaj strukture.

Opozita mendon se kjo strukturë duhet të jetë në varësie të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë që mazhoranca në projektligjin e saj, propozon që drejtuesi i Byrosë të zgjidhet me propozim të ministrit të Brendshëm dhe më pas të marrë pëlqimin e kryeprokurorit.

Next Post

Alarmi i OBSH: Biberonët dhe kondomët janë kancerogjenë

Comments 1

  1. TJ says:
    10 years ago

    Nuk eshte fjala se cfare thote Venecia! Eshte fjala per fatin e Berishes Lulit Metes dhe shume te tjereve! Politika shqiptare nuk ben “katarsis”! Prandaj PD kerkon bisedime pa fund duke mos marre pjeses ne bisedime! Kerkon konsensus kur nuk e japin kurre! Konsesu i PD eshte falni Berishen dhe Bashen! Basha kujtoi edhe nje 97 te dyte pa arme! Qellimi eshte i qarte! Duhet te shpetoje Berisha dhe Basha!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com