• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drafti i buxhetit në Konferencën e Kryetarëve, miratohet vetëm me votat e mazhorancës

by A R
09/11/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drafti i projektbuxhetit të vitit 2017 si dhe paketa fiskale që shoqëron atë,  u pezantuan të mërkurën në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend. Drafti është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita ka braktisur mbledhjen. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, bëri të ditur për mediat  dhe arsyet e largimit.

“Ne e kemi bërë me dije administratën e Kuvendit që dje që nuk mund të jemi pjesë e kësaj konferencë. Të shkojnë të bëjnë detyrën e tyre pranë qytetarëve shqiptarë, bëhet fjalë për propagandë dhe mashtrime. Nuk kanë as kuorumin edhe konferenca e kryetarëve ka nevoje per kuorum”, deklaroi Paloka.

Edhe pse përfaqësuesit e opozitës u larguan, ministri  i Financave, Arben Ahmetaj, vijoi prezantimin e projektbuxhetit në konferencën e kryetarëve.
Pas  përfundimit  të  kësaj  konference,  kryetari  i  Komisionit  të Ekonomisë, Erjon  Brace, i  është  përgjigjur  akuzave  të  opozitës, duke sqaruar procedurën e ndjekur.

“Nuk është i domosdoshëm kourumi, pasi në këtë mbledhje nuk merret vnedim . Vendimarrja bëhet në seancë plenare”, deklaroi Braçe.

Ndërsa ministri i Financave, Ahmetaj bëri të ditur disa nga prioritetet e buxhetit të shtetit. Buxheti i vitit 2017 mbështet përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe e çon atë në 3.8 përqind.Buxheti rrit pagat me 10 përqind dhe pensionet me 3 përqind. Buxheti financon edhe rimbursimin e ilaçeve për të gjithë. Ndryshe nga tani që e përfitojnë vetëm pensionistët dhe të varfërit, nga viti tjetër të gjithë qytetarët do marrin ilaçe që gjenden në listë me rimbursim. Huamarrja e Qeverisë për 2017-ën programohet rreth 30 miliardë lekë, ose 1.9 përqind e prodhimit kombëtar, që është niveli më i ulët historik. Projektbuxheti 2017 do të  shoqërohet nga një paketë fiskale, që sipas ministrit do të ketë disa lehtësi për industrinë fasone, si dhe vendosjen e  akcizës për gazin e lëngshëm për automjetet.

Projektbuxheti  dhe  paketa  fiskale  do  të  diskutohet  në  të  gjitha komisionët parlamentare, për një periudhë 35 ditore. Më pas kalon për miratim në seancë plenare dhe dekretim nga Presidenti./a.m.

Next Post
ANALIZA/ Fitorja e papritur e Trump, moment shoku dhe paralize

ANALIZA/ Fitorja e papritur e Trump, moment shoku dhe paralize

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In