• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Draft-deklarata/ BE ripërsërit perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor: Bashkëpunimi e fqinjësia e mirë, kusht

by Java News
06/09/2021 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian do të ripërsërisë qëndrimin për “perspektivën evropiane” për Ballkanin Perëndimor, gjatë samitit që do të mbajnë strukturat e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, në fillim të tetorit në Slloveni.

Kështu thuhet në një draft-deklaratë të përgatitur nga blloku evropian, që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, e ku po ashtu flitet për orientimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Sllovenia, që ka kryesimin e radhës së BE-së, ka paralajmëruar mbajtjen e këtij samiti, me qëllim që Ballkani Perëndimor të rikthehet në fokusin e politikës së BE-së. Një samit i ngjashëm është mbajtur në Sofje më 2019, pastaj një samit virutal në Zagreb më 2020, ndërkaq më 2022 planifikohet të mbahet edhe një samit gjatë kryesimit të Çekisë me presidencën e BE-së.

Në draftin e deklaratës thuhet se liderët e BE-së e përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane, që sipas këtij dokumenti “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjidhje e përbashkët strategjike”.

Sikurse edhe në deklaratat e mëhershme, nga samite të ngjashme, edhe kësaj radhe pritet të përsëriten thirrjet për respektimin e parimeve të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, shoqërisë civile, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pakicave dhe kritereve tjera të cilat janë parime themelore të BE-së.

“Mbështetja e rritur e BE-së do të varet edhe në të ardhmen nga përparimi i prekshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave socio-ekonomike, sikur edhe nga përkushtimi i partnerëve ndaj vlerave evropiane, rregullave dhe standardeve”, thuhet në draft-deklaratën e përgatitur për samitin e Bërdos, që do të mbahet në fillim të tetorit.

Po ashtu, sipas këtij dokumenti, do të kërkohet nga vendet e rajonit që të vazhdojnë të përshtatin qëndrimet e tyre dhe politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të BE-së. Po ashtu nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që në dokument përmenden si “partnerë”, kërkohet që të bëjnë më shumë për t’ua sqaruar qytetarëve rëndësinë e institucioneve evropiane dhe që BE-ja, pa asnjë dyshim është partnerja më e afërt, investitorja kryesore dhe donatorja më e madhe e ndihmës për rajonin.

Kjo thirrje vjen për shkak se në disa shtete të Ballkanit Perëndimor ekziston përshtypja që shtetet e tjera kanë ndihmuar më shumë sesa Bashkimi Evropian.

“Niveli i paparë i mbështetjes duhet të jetë në tërësi i dukshëm dhe i njohur nga partnerët tanë edhe në komunikimet e tyre publike”, thuhet në dokument.

Në tekstin e kësaj draft-deklarate po ashtu thuhet se BE-ja do të kërkojë nga vendet e rajonit që të jenë të përkushtuara ndaj qëllimit për fqinjësi të mirë dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura mes vete.

“Hapat e mëtejmë të vendosur nevojiten për të forcuar pajtimin dhe stabilitetin rajonal, sikur edhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje finale përfshirëse obliguese të mospajtimeve bilaterale mes partnerëve dhe çështjeve që janë të rrënjosura në trashëgimin e së kaluarës, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe Marrëveshjen për suksesionin”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këtij draft-dokumenti.

Nga ky samit, sipas të njëjtit tekst, pritet të shprehet mbështetje e plotë për përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Porosia për dialog pritet të jetë që “të ketë përparim konkret të palëve drejt normalizimit të plotë të raporteve mes tyre, që është kyçe për stabilitetin e rajonit”.

Një pjesë e madhe e tekstit i kushtohet edhe ndihmës që BE-ja i ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë për vendet e rajonit në luftë kundër pandemisë, sidomos përmes donacioneve për vaksinim.

“BE do të mbështesë planet për vaksinim për të gjithë partnerët, në mënyrë që të ndihmojë që niveli i vaksinimit të jetë i ngjashëm me atë të BE-së, deri në fund të vitit 2021”, thuhet në dokument.

Në BE aktualisht janë vaksinuar mbi 70 për qind e popullatës në moshë madhore, por ka një dallim të madh mes vendeve anëtare. Përderisa në Belgjikë vaksinimi ka kaluar mbi 80 për qind, në Bullgari nuk ka arritur ende as 30 për qind.

Me tekstin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në Slloveni, duhet të pajtohen të gjitha vendet anëtare të BE-së, por edhe ato të Ballkanit Perëndimor, pasi do të jetë një deklaratë e përbashkët./ REL

/m.j

Next Post
“Vajza kërcënohej”/ Babai i Marigona Osmanit: Krivaqa precedent i 133 veprave penale

Pasi u dhunua për vdekje, 18 vjeçaren e lanë në derën e spitalit, babai: Po s’veproi ligji, kemi Kanunin dhe e zgjidhim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë pse erdhi ambasadorja Guilfoyle në Tiranë

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë pse erdhi ambasadorja Guilfoyle në Tiranë

March 12, 2026

Pse në betejën kundër Ballukut, opozita u braktis nga opozitarët?

March 12, 2026
Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

March 12, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

March 12, 2026
“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In