Dy persona janë arrestuar në Bulqizë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli në automjetin që po udhëtonin, u gjet një sasi kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit E.D 23 vjeç A.L 24 vjeç dhe A.S. ku ky i fundit ka arritur të zbresë dhe t’i largohet kontrollit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
/s.f