• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doza e 3-të/ Komiteti i Ekspertëve vendos nesër nëse do t’i jepet “drita jeshile”, Manastirliu: Të rinjtë të ndërgjegjësohen, ruajnë veten dhe të tjerët

by Java News
21/10/2021 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu nga Shkodra ka konfirmuar para gazetarëve se Komiteti i Imunizimit ka rekomanduar futjen në protokolle të dozës së tretë të vaksinës për koronavirusin.

Manastirliu bëri të ditur se ky komitet ka këshilluar jo vetëm dozën e tretë, por edhe uljen e fashës së moshës për vaksinim. Pra rekomandohet vaksinimi i personave mbi 16 vjeç dhe i atyre mbi 12 vjeç nëse kanë probleme shëndetësore.

“Është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit përgjatë fundjavës së shkuar, të cilat kanë diskutuar dhe kanë rekomanduar vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose dozës booster, kanë rekomanduar edhe uljen e fashës së moshës për vaksinim, plus 16 vjeç. Kanë rekomanduar edhe vaksinimin plus 12 vjeç por vetëm për ata fëmijë që kanë problematika këto rekomandime që kanë dalë nga komiteti i vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Do të kemi edhe një njoftim për vendimet që do të marrë ky komitet.”

Tashmë pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të mblidhet nesër dhe të vendosë nëse rekomandimet e Komitetit të Imunizimit do të marrin dritën jeshile. Pas marrjes së vendimit, ministrja bëri të ditur se vendimet do t’i komunikohen publikut.

Në fjalën e saj ka bërë me dije se qëllimi i tyre i vetëm është vaksinimi masiv i popullatës për të qenë të mbrojtur nga çdo përhapje e mundshme e Cvoid.

ministrja ka theksuar se vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të afërmve të tyre.

Sipas Manastirliut qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura në çdo universitet për të shmangur problematikën dhe vonesën që mund të kenë studentët për tu vaksinuar.

Ajo u ka bërë apel të rinjve që të vaksinohen, pasi arma e vetme ndaj pandemisë është vaksinimi.

“Sa i përket universiteteve ne jemi ne dispozicion me stafe tona mjekësore duke bërë që studentët ta kenë mundësinë që të vaksinohen sa më shpejt dhe lehtë. Ajo që është e rëndësishme që të mos rrezikojmë jetën e tjetrit, ato që janë të vaksinuar nuk mund t’ju rrezikohet jeta dhe duhet të jenë të sigurt njëlloj si ato që janë të pavaksinuar. Për të hyrë në universitet ka një rregull ku duhet të çosh kartën e vaksinimit por kjo mbetet dhe në dorën e autoriteteve që është një luftë që bëhet me vullnetin e të gjithëve. Qëllimi themelor i kësaj fushate është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe të rinjve tanë, të cilët duhet ta kenë këtë armë për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre.

Ne këtë e kemi sfidë dhe këtë do e adresojmë në çdo universitet, u jemi përgjigjur thirrjes së rektorëve për ti mbajtur qendrat e vaksinimit hapur në çdo institucion shëndetësor. Skenari është ndërgjegjësim, informim dhe sensibilizim për mbrojtjen e shëndetit.

Të gjithë vaksinat që qarkullojnë në Shqipëri janë të njohura nga strukturat ndërkombëtare si EMA  dhe organizata Botërore e Shëndetësisë. Është përgjegjësi e Shëndetit publik për të kontrolluar zinxhirin e vaksinave. Unë garantoj se vaksinat janë të certifikuara dhe të njohura nga OBSH dhe dje ka qenë një lajm nga qeveria amerikane, që lejojnë që me 8 nëntor do të futen të gjithë qytetarët që janë të vaksinuar me dy doza nga vaksinat e njohura nga kompanitë ndërkombëtare të ndërgjegjshme”, ka thënë Manastirliu.

g.kosovari

Next Post
Berisha takon sot demokratët e Kukësit, të premten e ka radhën Korça

Berisha zhvendos “Foltoren”, ja në cilin qytet do të mblidhen demokratët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In