• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/ Si po ligjërohet kanabisi në tabakot e Romës!?

by Java News
18/03/2018 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tanimë bumi i ligjshmërisë së kanabisit duket si i parezistueshëm edhe në tabakot e kryeqytetit italian, Romë.Gjithçka ka filluar me Easy Joint, një femre e vogël që shiste në mënyrë perfekte ligjore prodhimin e kanabisit “të lehtë”, sepse përmbante më pak se 0.6% të THC.Më pas lulëzuan smartshop-et, dyqanet e mëdha dhe dyqanet e dedikuara për shitjen e të gjitha produkteve të konsumit që kishin në gjenezë bimën e kërpit, e cila filloi të shpërthente si kërpudhë në të gjithë gadishullin.

 

Dhe kështu në këtë ritëm, shumë prej tabakove në ditët e sotme kanë në dispozicion qese të vogla të prodhimit të kërpit Italian (kanabis), përcjell DITA.

Ka edhe nga ata që po përgatiten për të ofruar shërbime të shpërndarjes në shtëpi: Pony Ëeed është një kompani që premton të  transportojë bar në shtëpinë e konsumatorit.

Kanabisi me pak fjalë ka filluar të konsumohet gjerësisht, dhe kështu nuk shmang dot bërjen e një sërë pyetjesh:

A është në të vërtetë çdo gjë në bazë të ligjit?

A është me të vërtetë e mundur të shitet kanabisi edhe në tabako?

A rrezikon konsumatori duke e blerë atë?

Le të shohim nëse është e mundur të përgjigjemi, duke u rikthyer paksa në kohë.

 

Një histori në të kaluarën

Për t’iu përgjigjur pyetjeve duhet të shohim historinë e kultivimit të kërpit në Itali dhe ligjet që kanë ndryshuar në shekullin e fundit.

Në fillim të 900′ kërpi ishte sektor tmerrësisht i begatë; përdorej për të prodhuar litarë, vela, dhe pëlhura rrobash.

Përgjatë viteve megjithatë, sektori ishte në krizë për shkak të konkurrencës me kultura të tjera më ekonomike, duke marrë në fund një goditje përfundimtare në vitin 1975 me ardhjen e ligjit për disiplinimin e barnave që ndaloi kultivimin e Indian Kërp.

Krahas saj ky ligj bëri të vështirë edhe jetën e fermerëve italianë, aq sa solli braktisjen totale të kultivimit, për të cilin Italia ka qenë ndër shekujsh midis prodhuesve të parë në botë.

Bota ka ndryshuar radikalisht, duke e krahasuar me dekadat e mëparshme. Kalimi i ligjit 242 në 2016, synonte inkurajimin e kultivimit sërish falë: më shumë mbrojtjeve, rregullave më të thjeshta e fleksibël, si dhe mundësive për të kultivuar pa marrë autorizimin shtetëror me krijimin e impianteve përpunuese.

Ligji 242

Ligji faktikisht fikson përdorimin e bimës së kërpit në: ushqim e kozmetikë, gjysmë të përpunuara për përdorim industrial e kështu me rradhë. Por është e dukshme që në të mungon përmendja e mundësisë për të komercializuar prodhimin e barit për përdorim kreativ.

Por nëse një produkt i shitur për t’u tymosur, do shkelte rregulla shëndetësore, nuk ka pika të qarta në ligj që ndalojnë shitjen e tyre. Dhe për sistemin ligjor, nëse diçka nuk është e ndaluar në mënyrë të prerë zëre se është  e lejuar.

“Tregu i ri i kanabisit po lëviz brenda një rregullatori të heshtur”, thotë avokati Carlo Alberto Zaina për Ëired. “ Ligji i 242 i vitit 2016 është konceptuar keq, më i vëmendshëm ndaj fasadës sesa ndaj substancës, dhe në trajtimin e  problemit të përdorimit të kanabisit të kultivuar në Itali nuk i referohet atij kryesorit, pra konsumit rekreativ.”

Nga ana tjetër duke u shitur si artikull koleksioni ose ndryshe si parfumues ambientesh, është e vështirë të konsiderohet si substancë e rrezikshme.

Avokati Zaina siguron se në mungesë të  sqarimeve ligjore nga ana e autoriteteve dhe ministrive kompetente, tregu qëndron tërësisht ligjor. Dhe si rrjedhojë, është normale të shikosh sesi lulëzojnë kanale të reja të shitjes dhe shërbime që i kushtohen  pikërisht kësaj lloj shitjeje. Gjithashtu, edhe për shkak se vlerësimet e fundit flasin për një qarkullim parash që mund të arrijë dhjetra milionë euro çdo vit.

Federata e Tabakos Italiane megjithatë këshillon për sipërmarrësit e këtij lloji të kujdesen. Është e vërtetë që produktet në fjalë mbartin dixhiturën “ nuk është një produkt i tymit” ose dixhitura të ngjashme.

Por, është e vërtetë gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante mund të mendojnë ndryshe.

Dhe nëse në ndonjë moment kanabisi ndodh të trajtohet si zëvëndësues i cigares, shitjet jo të herëpashershme të tij në një dyqan tabakoje mund të sjellë pasoja shumë të rënda, duke përfshirë edhe tërheqjen e licensës së cigares.Në Itali ekziston aktualisht një situatë e tillë ku gjejnë hapësirë dy rregulla të ndryshme:

Lejimi i shitjes së produkteve të konsumit me bazë  bimën e kërpit

Ndalimi i përdorimit dhe posedimit të drogës.

Sipas avokatit Zaina nga përdorimi dhe posedimi i barit mund të rrezikohet tërheqja e patentës e madje dhe pezullimi i pasaportës, por nga ana tjetër ai shprehet se “bari ligjor shitet i mbyllur dhe këshilla për konsumatorin është që ta mbajë në këtë gjendje deri në shtëpi.”

“Nëse ndaloheni nën posedimin e një ene të mbyllur askush nuk mund të pretendojë se substanca e gjendur brenda saj të jetë konsumuar nga ju, dhe kështu nuk gjendeni në rrezik”, është shprehur ai. (Dita)

Next Post
Politika e jashtme amerikane pas Rexit

Politika e jashtme amerikane pas Rexit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In