• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

DOSSIER/ Raporti denoncues i vitit ’46: Enver Hoxha do na i marrë derrat, luftë do ketë!

by Java News
19/03/2019 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç dihet, një ndër praktikat më të zakonshme të ish-strukturave të regjimit komunist, madje duke nisur nga vitet e para e deri në shembjen e diktaturës, ishte marra e informacionit mbi gjithçka thuhej e veprohej në popull në lidhje me qeverisjen.

Çdo pëshpësh, nëpër ndërmarrje shtetërore, administratatë, institucione, kooperativë, kampe internimi, burgje, e deri brenda nëpër familje, duhej ditur dhe evidentuar.

Përgjimi bëhej kryesisht përmes rrjetës së spiunazhit të ngritur në çdo sektor të jetës në diktaturë. Në vazhdën e këtyre përgjimeve, përfshiheshin edhe fjalët që njerëzit thonin mes tyre, si parashikime, komente, etj.

Në dhjetor të vitit 1946, ishin mbledhur thënie e komente të njerëzve në gjithë Shqipërinë. Mes shumë dokumenteve, veçojmë për publikim një sosh ku renditen komentet e popullit në disa fshtra të qarkut të Gjirokastrës. Komenti më i përsëritur në të gjithë nënprefekturat e këtij qarku ishte ai për mbledhjen e derrave nga qeveria e Enver Hoxhës, me qëllim për t’i therur ato për ushtrinë.

Me këtë rast populli i këtij qarku kishte nxituar e i kishin therur në masë derrat që kishin. Po ashtu pikante janë përgojimet për varfërinë, për mungesën e bereqetit dhe urinë e përditshme etj. Më poshtë e sjellim të plotë dokumentin e datës 22 dhjetor 1946.

Parrullat e Qarkut Gjinokastër të datës 22.XII.1946

Në n/prefekturën e Qendrës  Gjinokastrës, janë dëgjuar këto parrulla: Qeverija do të mari të gjithë derat që ka populli dhe do t’i theri, të zotve do t’ju japi vetmë nga një këmbë mish tjetër do ta mbajë për vehte, kjo parullë ka patur si përfundim therjen e nji sasije të madhe derash me rastin e  pashkës.

  1. A) Mësuesi Kristo Spiro nga katundi Dhuvjan i Dropullit ka thënë se kjo qeveri do të na ndalojë të bëjmë pushim në ditët e kremte dhe të dielat. Në shkolla do të hapin menxë që të hanë nxënësit, me qëllim që të shkëpusin fëmijët nga prindërit.
  2. B) E shoqe e Kiço Papait nga katundi Goranxi, ka thënë: Qeverija më parë na mori arat, tash do na marri edhe shtëpitë, këtë parrullë e ka thënë mbasi i kishte kërkuar Organizata e Rinisë katundit shtëpinë e saj.
  3. c) Nedin Lulua nga lagja Teqe e këtij qyteti ka thënë në rrethin familjar të tija se Nuri Dinua nga Çamërija ka ardhur në Janinë të Greqis dhe shumë shpejt do të nderojë situate do të jemi më mirë.

Ç) Theodhori Qirkua nga katundi Grapsh, ka thënë: kur shkoj Enver Hoxha në konferencën e Paqes, aleatët i kanë kërkuar llogari se ç’i ka bërë ushqimet që mori nga U.N.R.R.A dhe i kanë thënë: Ti i ke shpërndarë në njerëzit e tu dhe për interesa të tuat.

2) Në n/prefekturën e Përmetit janë dëgjuar këto parrulla:

  1. A) Qeveria do të bëjë reformën me bagëti, bulmetin do ta hamë me racion.

b)Do të vdesim për bukë, mbasi nuk ka shteti, se po të kishte do të na jepte, vemi në N/prefekturë dhe shtrihemi përpara pushtetit dhe nuk na japin bereqet dhe kur vjen ndonëj pakicë kur t’ja japin më parë, janë prishur rrugët dhe venë një kohë të gjatë dhe akoma s’janë ndrequr, sa vemi në shtëpi kthehemi prapë se na mbarohet buka, do vdesim rrugëve nga urija.

c/ Për dhënien e racionit të bukës nga qeverija ka hatër, mbasi jepet tre kategori, një 800 gram, e një 600 gram e tjetri 400 gram dhe këtë që na japin na pëlcasin shpirtin.

3)Në n/prefekturën e Konispolit janë dëgjuar këto parrulla:

Qeverija do të mbledhi dërat nga populli dhe do ti theri për Ushtërinë, si përfundim në katundin Mursi janë therur 18 dera.

Kiço Miçi nga katundi Mursi ka thënë: do të hapet luftë e tretë botnore.

4)Në n/prefekturën e Kurveleshit qarkullojnë këto parrulla:

a)Në rastin e regjistrimti të bagtisë thuhen nga persona që kanë bagëti të shumta i regjistrojnë  bagëtinë  mbasi do të bëhet reforma dhe do  të na i marrin.

  1. b) Një nënpunës i Seksionit Ekonomisë të N/Prefekturës Kurveleshit i quajturi Shefqet Mingo nga katundi Proganat ka thënë: gjëndja ekonomike është e keqe nuk mund të rohet, në kohën e kaluar kishte liri, sot s’gjen asgjë të blesh.

5) Në n/prefekturën e Sarandës e të Delvinës qarkullojnë këto parulla:

Qeveria do të mbledhi gjithë dërat për ushtrinë. Nga ky shkak kanë therur një sasi dërash. (tesheshi)

Next Post
Zgjedhjet lokale, zbardhet axhenda e OSBE/ODIHR në Tiranë

Zgjedhjet lokale, zbardhet axhenda e OSBE/ODIHR në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

November 11, 2026
Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

November 11, 2026
Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In