• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dossier/ Populistët evropianë në krizë, katër shtetet ku kthesa ka nisur

by S M
16/10/2019 10:10
web_European far right parties

web_European far right parties

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

JAVANEWS/ Deri kohët e fundit, vala nacionaliste dhe populiste në Evropë dukej pothuajse e pandalshme. Por ajo që ndodhi muajt e fundit tregon se sovranistët mund të humbasin, ata nuk janë të pathyeshëm. Nëse ky është fillimi i fundit, mbase është shumë herët për ta thënë.

Një gjë është e sigurt: disa vende tregojnë se ata kanë qenë në gjendje të zhvillojnë “antitrupa”, kundër virusit të nacionalizmit që ende infekton shumë shtete evropiane.

Eshtë e rëndësishme të theksohet se shenjat e kundër-tendencës vijnë nga Sllovakia, Hungaria dhe në një farë mënyre edhe nga Polonia: 3 nga 4 vendet e grupit të Vishegrádit, laboratori populist dhe antevropianist i Europës Qëndrore-Lindore, një hapësirë ku shtrydhen të drejtat e liritë e pakicave dhe migrantëve. Një rajon i tërhequr në mënyrë të pakthyeshme nga liderët nacionalistë, me një simpati të hapur për Rusinë dhe ku demokracia liberale shpesh është në rrezik. A është tani ky i njëjti rajon që tregon se si politika mund t’i përgjigjet sfidave të epokës populiste? Ja disa nga situata e reja të krijuara së fundi në këtë pjesë të kontinentit:

Orban humb Budapestin dhe një dyzinë qytetesh

Një nga shenjat e fundit të këtij ndryshimi të mundshëm të trendit vjen nga Hungaria. Këtu në zgjedhjet lokale të 13 tetorit, partia radikale e krahut të djathtë hungarez Fidesz, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orbán, humbi në Budapest dhe në një duzinë qytete të tjera (nga gjithsej 23). Për Orbánin, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010, kjo është humbja e parë e madhe zgjedhore e këtyre viteve, megjithëse ai vazhdon të gëzojë mbështetje të gjerë, veçanërisht në zonat rurale. Rezultati tregon një ndryshim të rëndësishëm në klimën politike të vendit, në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2022.

Poloni, populistët e Kaczynskit humbin Senatin

Në Poloni, në zgjedhjet politike të 13 tetorit, e drejta populiste Ligji dhe Drejtësia, (PiS) pavarësisht se edhe një herë fitoi një shumicë absolute, humbi kontrollin e Senatit. Aq shumë sa Jaroslaë Kaczynski, drejtuesi i partisë, përmbante euforinë me sondazhe të mbyllura: “Kishim aq shumë, por merituam më shumë”, tha ai me një shije të hidhur në gojë.

Austri, të gjelbrit mundin të djathtën radikale

Zgjedhjet politike në fund të shtatorit në Austri shënuan triumfin e ekspertëve të kancelarit Sebastian Kurz dhe rrëzimin e Fpö të së djathtës radikale, me humbjen e pothuajse 10 pikë përqindje në konsensus në krahasim me 2017 dhe 20 deputetë. Padyshim që kolapsi ka kontribuar shumë në skandalin e videos së famshme të Ibiza, në të cilën ish zv / kancelari dhe drejtuesi i FPÖ Heinz-Christian Strache i ofroi mbesës së supozuar të një oligarku rus blerjen e një gazete austriake dhe kontratave publike në këmbim të fonde të zeza për partinë e tij. Tërmeti politik që pasoi, me dorëheqjen e Strashës dhe prishjen e koalicionit qeverisës me popullin çoi në votimin e hershëm të shtatorit dhe imponimin e një fituesi tjetër, të Gjelbrit, i cili zëvendësoi sovranistet e Strache si partner qeveritar.

Sllovaki, fenomeni Caputova: anti-Orbáni mjedisor

Vendosja e një gruaje liberale, evropiane dhe ambientaliste si presidente e Sllovakisë pranverën e kaluar u paraqit si një thirrje zgjimi për Grupin Visegrád dhe sovranistët evropianë. Suksesi im tregon, Suzanna Caputova deklaroi pas fitores, se është e mundur që të mos i dorëzohemi populizmit. Ultra-nacionalistët dhe sovranistët nuk kishin arritur as në votim, të kapërcyer nga Social Demokratët, megjithë një rënie të lirë për shkak të përgjegjësisë për vrasjen e gazetarit antikorrupsion Jan Kuciak dhe të dashurën e tij.

Një ngjarje tërmeti për Sllovakinë. Ajo ka mobilizuar mijëra njerëz kundër kryeministrit të atëhershëm Roberto Fico, i quajtur Orbani socialist, dhe më pas u detyrua të jepte dorëheqjen: vala më e madhe e protestave që nga revolucioni Velvet. Aventura politike e Caputova filloi nga ai krim, nga indinjata dhe zemërimi që gjeneroi.

Perktheu nga italishtja per JavaNews, Ardit Rada

Next Post
Rudina Hajdari, apel opozitës: Mos u bëni pengesë e 30 Qershorit

Hajdari: Basha kërkon të sabotojë Reformën Zgjedhore duke tentuar shkarkimin tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In