• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/ “Njohja e Kosovës nga serbët pa e pranuar përgjegjësinë për krimet”

by Java News
06/11/2017 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu i brendshëm për Kosovën, që këto ditë po merr edhe formën e vet zyrtare dhe afatin e zgjatjes, sipas pjesëmarrësve dhe moderatorëve të tij, të cilët radhiten në dokumentin që e zyrtarizon fillimin e tij, duket të jetë një version i ri më modern i propagandës që ka për qëllim fshehjen e mëtejshme të vërtetës për ato që i ka bërë Serbia në luftën e saj kundër shqiptarëve të Kosovës, komenton “Danas” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Ajo propagandë mbështetet në pohimet për domosdonë e shikimit nga e ardhmja, pa iu kthyer të kaluarës, në mënyrë që, siç përsërisin përfaqësuesit e pushtetit, të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e Kosovës dhe të mos u lihet ajo barrë trashëgim “fëmijëve tanë”.

Të zgjidhet problemi pa u dhënë përgjigje pyetjeve që shkaktuan problemin është e vetmja bazë e mundshme startuese për pushtetin aktual, duke pasur parasysh pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të tij në krijimin pikërisht të atyre problemeve – të politikës represive të Sllobodan Millosheviqit ndaj Kosovës dhe të qytetarëve të saj të nacionalitetit shqiptar, si faktor vendimtar i cili më vonë përcaktoi pavarësinë e Kosovës dhe rrjedhat e saj tragjike si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për serbët, madje jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë shtetin.

Prandaj, ajo ardhmëri e papërcaktuar, boshe, ardhmëri e cila nuk merr para sysh përmbajtjen e dalë nga ngjarjet që i paraprinë, për bën kuptimin thelbësor dhe qëllimin në të cilin mbështeten zyrtarët shtetërorë.

Me mjete propaganduese gjatë muajve të ardhshëm ata do të ridisenjojnë fotografi të rreme, të cilën gjatë dekadave të fundit vetë e kanë krijuar, e cila përveç se mashtron opinionin publik, u përgjigjet vetëm interesave të tyre. Interes i tyre është të prezantojnë veten dhe politikën e tyre luftënxitëse si të drejtë, por të thyer nën ndikimin e fuqive të liga ndërkombëtare, që ishin në anën e shqiptarëve të Kosovës dhe në komplot kundër Serbisë.

Në këtë bazë pastaj, shihet qartë nga mënyra se si po zhvillohet “dialogu i brendshëm”, qëllimi është të krijohet pasqyra në opinion mbi domosdonë e pranimit të kësaj disfate të cilën e arritën të mëdhenjtë dhe ata të këqijtë mbi ne të vegjlit dhe të drejtit, në mënyrë që mu si të tillë të drejtë, ndonëse të mundur, të mund të vazhdojmë të jetojmë duke bartur me krenari në zemra gjithë tragjedinë e një fundi të tillë.

Është e qartë se ku projekt propagandues shtetëror do të prekë jetën e shumë brezave që vijnë. Është e qartë se ato gjenerata do të kenë pasqyrë të gabuar për veten, paraardhësit e tyre, fqinjët e tyre, dhe botën që e rrethon.

Do të jenë të ngarkuar me barrën e ndërgjegjes së të kaluarës së tmerrshme të disa dëmtuesve të interesit publik, profiterëve të mjerimit, varfërisë dhe të politikës së luftës kriminale në mënyrë që ata në kushtet aktuale të mund të mbijetojnë të padëmtuar duke u thirrur në përgjegjësi, duke u kënaqur në të gjitha privilegjet e fituara përmes torturës dhe përpjekjeve për shfarosjen e të tjerëve dhe fatkeqësisë më të madhe të popullit të vet.

Njohja e pavarësisë së Kosovës pa e prezantuar të vërtetën se çfarë ishte roli i Serbisë dhe e përfaqësuesve të saj në luftën që bëmë kundër shqiptarëve në Kosovë, pa shpjegimin e ngjarjeve dhe pranimit të krimit që në fund çuan në ndërhyrjen kundër Serbisë, për interesin publik të qytetarëve të Serbisë është pranimi më i keq i mundshëm.

Njohja e krahinës së dikurshme jugore të Serbisë pa gjetjen e varrezave me trupat e shqiptarëve të Kosovës të shpërndarë gjithandej nëpër gjithë Serbinë, të fjalimit publik mbi represionin me dekada të cilin e zbatoi regjimi i Millosheviqit mbi qytetarët e nacionalitetit shqiptar të Kosovës, theksimin e të gjithë shembujve të shtrirjes së racizmit dhe të mosdurimit, identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve në këto ngjarje, nga punonjësit kulturorë deri te ata politikë, nuk do të sjell asgjë të mirë për qytetarët e Serbisë dhe “fëmijët tanë”. Do t’u sjell të mira vetëm atyre të cilët momentalisht po e drejtojnë këtë proces në Serbi, meqë përgjegjësinë e tyre do ta prezantojnë si pengesë për zhvillimin e e ardhshëm dhe shërimin e shoqërisë.

Një shoqëri e tillë është e ndëshkuar me zhvillim të çoroditur, të dobët, jo vetëm kulturor e arsimor, por edhe ekonomik, meqë kjo pengesë do të ndikojë, ashtu siç po ndodhë edhe aktualisht, në jetën e përgjithshme kulturore, në të cilën sundojnë individë të kamur në dëm të të gjithë qytetarëve të tjerë.

Në këtë mënyrë qytetarët e Serbisë do të humbin edhe një rast për të kuptuar shkaqet që kanë ndikuar në shkatërrimin e shoqërisë sonë dhe të ecjes prapa të saj, rrjedhimisht dhe eventualisht të të ndëshkojnë ata që janë kreatorë dhe përfitues të asaj fatkeqësie, duke vazhduar paradoksalisht t’u ofrojnë përkrahje.

Kësodore dialogu i brendshëm mbi Kosovën do t’u shërbejë elitave politike si platformë për sakrifikimin e ardhmërisë së qytetarëve që i përfaqësojnë, për hir të mirëqenies së tyre dhe të shmangies së përgjegjësisë për krimet nga e kaluara, por edhe për asgjësimin e mundësisë së ardhmërisë më të mirë, e cila, e mbështetur në gënjeshtrat e tyre helmuese dhe mashtrime, nuk mund të jetë tjetërfare nga e tashmja jonë e kalbët, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Humbja e gazetares trondit opinionin publik, mesazhet prekëse për ndarjen nga jeta të Adelës

Adela sot do festonte ditëlindjen, ja mesazhi prekës i shoqes së ngushtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com