• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dossier/ Karriera e ish-kryepolicit Ardi Veliu! Të pathënat për të!

by Java News
05/10/2021 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja dhe rënia e Ardi Veliut! “Ushtari" që

Ardi Veliu sot vendosi të lërë postin e tij një vit para përfundimit të mandatit për t’ju dedikuar familjes. Lajmin e dha ekskluziv televizioni TOP NEWS, mediat filluan me radhë  që  ta nxirrnin edhe pse askush prej tyre nuk citonte.

Rjeti po ziente deri kur u bë  zyrtare pasi vetë , kryeministri Rama në  një  status në  të iter postoi letrë n e dorë heqjes së  Ardi Veliut. Ardi Veliu ndryshe nga paraardhë sit e tij do mbahet mend gjatë  për “perlat” por edhe protestat e qytetarëve për largimin e tij nga detyra.

Perlat e Ardi Veliut si kryepolic:

1.Ajo që bëri më shumë bujë, ishte justifikimi i kryepolicit për dhunën e ushtruar ndaj një djali vetëm 15 vjeç, vjet në kohën kur vendi ishte në shtetrrethim.

2.Më 29 maj, kryepolici Ardi Veliu në një lidhje live nga zyra e tij në Komisionin e Sigurisë, i pyetur për dhunën që efektivët kishin ushtruar ndaj të miturit, Veliu nxorri një video të nënës së tij, e cila shfaqej me një armë në dorë.

3.Protestat e opozitës, të cilat kulmuan gjatë viteve të fundit, i dhanë një nofkë ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit mori pseudonimin “Sandër Kimiku” nga ish-kryeministri Sali Berisha, por as Veliu nuk shpëtoi

4. 8 dhjetor 2020, Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili tashmë ndodhet pas hekurave. Vrasja e të riut nga Policia solli një revolt të qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit, duke bërë që për disa ditë në vend, situate të ishte tejet e tensionuar. Protestuesit kërkonin shkarkimin e Ardi Veliut, por morën përgjigje negative nga vetë kryeministri Rama. Në vend të tij u “sakrifikua” asokohe ministri Lleshaj, i cili mori përgjegjësi dhe kërkoi falje për ngjajren.

5.Klement Balili ishte një prej personave më të kërkuar në Shqipëri. Zyrtari i LSI në mediat e vendit fqinj njihej si “Escobari i Ballkanit”.  Balili, i cili kërkohej për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare, i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës, vendosi që të vetëdorëzohej pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Ne pamundësi për ta arrestuar, Veliu u shfaq si shoferi i tij, pasi e shoqëroi nga Delvina në Tiranë, me një makinë luksoze.

Por si u ngrit në  detyrë  Ardi Veliu:

Ardi Veliu u zgjodh drejtori i ri i Policisë së Shtetit më 5 shkurt të vitit 2018 si propozim i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për të zëvendësuar në detyrë Haki Çakon, i cili u lirua nga posti po atë vit më 8 janar.

Ushtari që  hëngri kokat e 2 ministrave:

27 Tetor 2018 Fatmir Xhafa dha dorë heqje nga  ministri i Brendshëm. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale i cili njofton se ka pranuar dorëheqjen e Xhafajt, duke e falenderuar atë për kontributin në krye të dikasterit më të rëndësishëm të vendit.

10 dhjetor 2020 Kryeministri Edi Rama shkruante se pas ngjarjes tragjike ku 25 vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie, ministri Sandër Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen.

Ai i tha ministrit se duhet të priste deri sa Rama të kthehej nga SHBA, ndërsa shtoi se Lleshaj nuk ka asnjë përgjegjësi për atë akt të rëndë të policit.

Por cila ishte karriera e tij dhe si u rrit në detyrë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

Është diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor, Fakulteti Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin 8- javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.

Karriera profesionale:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit te Policisë (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016

Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Shkarkimi zyrtar:

Kryeministri Edi Rama publikoi letren e dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut. Në letrën e tij, Ardiu Veliu shprehet se kjo ka qenë përvoja më e vyer e jetës së tij, por tashmë dëshiron t’i përkushtohet më shumë familjes dhe fëmijëve.

Ndërkohë, Rama e ka falenderuar Ardi Veliun për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimi, teksa thotë se ka bindjen se Veliu ka ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama./Gazeta Shqip

Next Post
Kandidati për ambasador i SHBA në Prishtinë i qartë, Hovenier: Pa njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi, rajoni do të mbetet i bllokuar

Kandidati për ambasador i SHBA në Prishtinë i qartë, Hovenier: Pa njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi, rajoni do të mbetet i bllokuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In