• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dossier/ Jeta e re e Benitezit

by Ylli Dylgjeri
05/02/2016 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rafael Benitez ka mbushur një muaj pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Real Madridit. Dhe, nga ajo kohë nuk ka folur publikisht, dhe është parë shumë pak. Ai është duke kaluar kohë me familjen, nga e cila ka qëndruar larg për dy vjet, dhe po shikon shumë futboll, nga 20 ndeshje në javë. Një muaj, kaq kanë kaluar nga dita e shkarkimit të Rafael Benitezit nga posti i trajnerit të Real Madridit, dhe zëvendësimit të tij me Zinedine Zidane. Benitez nuk e ka hapur gojën, asnjëherë, së paku zyrtarisht. Ai nuk ka thënë asgjë, përveç se ndoshta në ndonjë bisedë me ndonjë shok që e ka telefonuar pas largimit nga Santiago Bernabeu. Intervista? Jo, faleminderit. Deklaratë publike? Jo faleminderit. Asnjë koment. Por, çfarë ka bërë Benitez gjatë kësaj kohe? E përditshmja sportive madrilene “Marca” e ka ndjekur nga afër.

Dy vjet larg familjes

Në realitet, të gjitha ato që nuk ka qenë në gjendje t’i bënte në dy vitet e fundit, duke jetuar larg gruas së tij, Montse, dhe dy vajzave, Claudia (17 vjeçe), Agata (13), dhe katër qenve, Red, Goofy, Honey dhe Clem. Benitez është një prind me plot kuptimin e fjalës, i dërgon vajzat në shkollë, i pret ato, hanë së bashku, i kryejnë detyrat dhe i shoqëron në qytet. Kurse, në kohën e lirë qëndron pranë gruas së tij, dhe shikon futboll në televizion, hiç më pak se 20 ndeshje në javë. Ekipe, futbollistë, rreshtime taktike, thjesht analiza që mund t’i shërbejnë për të ardhmen.

Ditët e fundit, një kujtim i keq

Ditët e para pas largimit nga posti i trajnerit të Real Madridit kanë qenë shumë të këqija, në fakt të tmerrshme. Në 48 orët e para ai nuk iu përgjigj askujt në telefon, ishte i thyer. Kur shkoi në qendrën sportive më 5 janar për të mbledhur gjësendet e tij, ato nuk ishin aty. Dhe, në zyrën që i takonte atij shkruante një emër tjetër, Zidane, i cili udhëhoqi seancën e parë të mëngjesit. Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, dhe drejtori i përgjithshëm, Jose Angel Sanchez, ishte po ashtu në Valdebebas, por nuk u takuan me të. Nuk ndodhi një lamtumirë zyrtare.

Ofertat për detyrën e re

Për aq pak sa është paraqitur në publik, Benitez ishte prezent vetëm në një ndeshje. Ai u pa në Anfield duke ndjekur ballafaqimin mes Liverpoolit dhe Arsenalit. Dhe, ai nuk deshi të krijonte spekulime pasi përcolli ndeshjen mes dy skuadrave që nuk kanë trajnerët në diskutim. Në 30 ditët e fundit, Benitez ka marrë oferta nga më të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk i ka mbushur mendjen se bëhet fjalë për një projekt interesant. Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, janë disa destinacione që i kanë bërë thirrje atij që të fillojë detyrën e re. Por, ai ka vendosur të presë, jo domosdoshmërisht deri në sezonin e ri. Nëse merr ndonjë ofertë që i pëlqen, Benitez mund të nënshkruajë sot, ose nesër.

Next Post

Horoskopi 6 Shkurt 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com