• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dossier/ Ja sa larg ka shkuar Vuçiç për Kosovën

by Java News
13/09/2017 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për Kosovën, në një adresim – konferencë për media në Beograd, të transmetuar drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Serbisë.

Në stilin e tij, duke luajtur rolin e viktimës, Vuçiq ka sulmuar të gjithë kundërshtarët, derisa ka shpalosur atë që po e bën Serbia në raport me Kosovën.

Edhe pse mendohet se politika aktuale e Vuçiqit po shkon në drejtim të mbylljes së temës së Kosovës, pasi Serbia synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, paraqitja e tij tregon se shefi i shtetit serb ka bërë hapa në këtë drejtim, por është duke ecur me kujdes.Vuçiq, duke paralajmëruar se dialogu me Kosovën do të vazhdojë gjatë muajit tetor, ka thënë se ky proces do të jetë i ashpër dhe serioz.

“Do të ndodhë edhe në Parlament, edhe në forume të ndryshme, jam i gatshëm personalisht të shkoj dhe të flas me Sinodin dhe me Kuvendin e Kishës, po flas për vende që po supozoj se janë më të vështirat për bisedime, edhe në Akademi. Nuk dua t’i iki mejdanit”, ka thënë ai.

Vuçiq ka iniciuar një dialog të brendshëm për Kosovën, i cili do të duhej të rezultonte me një përgjigje që do të nxjerrë ai dhe shoqëria serbe rreth kësaj çështjeje. Ky dialog është ende duke vazhduar.

“Unë nuk dua të iki, nuk dua të fshihem nga askush, por duhet ta themi se çfarë do të bëjmë me planet tona në Kosovë dhe Metohi, dhe për këtë na duhet një marrëveshje sa më e gjerë, dhe të përkushtohemi për këtë, dhe jo të jetojmë në një periudhë para 300 vjetësh”, ka theksuar ai.

Sido që të jetë, Vuçiq publikisht nuk dëshiron të bëjë hapa të mëdhenj rreth Kosovës. Kështu, ai nuk ka treguar nëse Serbia do të ndërmarrë atë që shumëkush është duke e pritur – ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë.Kreu i shtetit serb ka folur edhe rreth takimeve në Bruksel.

“A mendon dikush prej jush se po më vjen mirë që po ulem me Hashimin, Mogherinin, Ashtonin, asnjëherë, asnjë moment i bukur nuk më kujtohet”, ka thënë ai.
Vuçiq ka folur edhe për hyrjen e Listës Srpska në Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ata nuk kanë pasur alternativë tjetër.

Sipas tij, alternativa e Listës Srpska që t’i bashkohet Albin Kurtit është më e keqe, pasi ai angazhohet për bashkim me Shqipërinë.

Vuçiq ka lexuar reagimet e Kurtit dhe Isa Mustafës, të cilët kanë akuzuar Ramush Haradinajn se e ka lënë në dorë të Vuçiqit, Qeverinë e Kosovës. Vuçiq ka thënë se këto deklarata dëshmojnë për ndikim, por, sipas tij, qeveria e Kosovës nuk është në dorën e tij, përgatiti ”Express”. (b.an)

Next Post
Rreth 18 500 biznese debitore, Tatimet: Shlyeni borxhin ose do bllokojmë llogaritë

'Lista e zezë' e Tatimeve, 74 biznese VIP kanë 220 milionë euro borxhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditë e ngrohtë dhe me diell, e mërkura vijon me mot të qëndrueshëm

April 8, 2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

April 8, 2026
“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

April 8, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Është një ditë e madhe për Paqen Botërore”, Trump: Kina ndihmoi në negociata!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In