• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier / Historia e Dushan Popov, spiunit serb nga u ngrit fabula e Xhejms Bondit, agjentit 007

by Java News
22/07/2018 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xh. Edgar Huver (1895-1972), ishte një nga burrat më të pushtetshëm dhe të frikshëm në Shtetet e Bashkuara, drejtor i Byrosë së Hetimeve, që më vonë u bë FBI, nga viti 1924 deri në vitin e vdekjes së tij. Asnjë president amerikan, nuk pati guximin ta nxjerrë në pension, pasi ai kishte dosje kompromentuese për të gjithë udhëheqësit politikë, aq shumë sa që presidenti Herri Truman e quajti në një rast FBI-në si “policinë sekrete” të Huver.

Figura e Hover rrethohet nga shumë hije:ishte një anti-komunist i paepur, dhe persekutoi, madje edhe me metoda të paligjshme, të gjithë ata që mbështesnin ide radikale. Megjithatë, mohoi me kokëfortësi praninë e krimit të organizuar në Shtetet e Bashkuara (ose mafias), derisa u detyrua të pranojnë ekzistencën e tij në vitin 1957.

Gjatë karrierës së tij, përndoqi aktivistët e të drejtave të zezakëve (në vitin 1964 ai i dërgoi një letër anonime Martin Luter Kingut, duke e ftuar atë të vetëvritej), gratë (duke pushuar të gjithë agjentët gra të Byrosë Federale), dhe u akuzua se nuk e kishte hetuar plotësisht vrasjen e presidentit Xhon F.Kenedi.

Konservator deri në palcë, ai nuk mund të toleronte thashethemet e vazhdueshme në lidhje me homoseksualitetin e tij të dyshuar, të cilat shkrimtari kontrovers Truman Kapote (një homoseksual i deklaruar), kishte shumë qejf t’i qarkullonte.

Huver, nuk i besonte të huajve, dhe për këtë arsye nënvlerësoi një informacion të marrë nga një spiun në shërbim të Britanisë së Madhe, që e paralajmëroi mbi një sulm të mundshëm mbi Pearl Harbor, dhe që shkaktoi hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore.

Huver nuk i besoi Dushko Popov, një njeri që përfaqësonte gjithçka që ai urrente:ai ishte një qejfli grash, dashuronte makinat sportive dhe lojërat e fatit, dhe ishte për më tepër me origjinë jugosllave. Një njeri aq i aftë në punën e tij të spiunit të dyfishtë, dhe me një jetë kaq të pazakontë, sa që frymëzoi Jan Fleming në krijimin personazhit të tij të famshëm, agjentit legjendar Xhejms Bond/007.

Një burim frymëzimi aq konkret, sa që disa fakte të vërteta të jetës së Popov, tregohen si aventura të jetuara nga vetë Bond. Jan Fleming, ishte vetë një agjent sekret në shërbim të Mbretërisë së Bashkuar, dhe në atë rol ai pati mundësinë të njihte madje edhe kontrollonte veprimtarinë e Dushko Popov, me të cilin ai ndau pasionin për gratë dhe pijet e forta alkoolike.

Një mbrëmje më 1941, në një kazino të qytetit Estoril në Portugali, Popov hodhi mbi tavolinë një shumë të jashtëzakonshme për kohën (40.000 dollarë), vetëm për të sfiduar një lojtar edhe më të çmendur se ai. Ato para që Popov i kishte marrë nga gjermanët, për të organizuar një rrjet spiunazhi në Angli, do të përfundonin në fakt në arkat e britanikes M16.

Duke pasur parasysh famën e Popov, britanikët e vunë nën mbikëqyrjen e Fleming, që mbeti i tronditur (dhe i hipnotizuar) nga indiferenca e treguar nga Popov, ndaj mundësisë së humbjes së një shume të tillë parash, e cila për më tepër, nuk i përkiste atij.

Skena, ndoshta pak e ekzagjeruar nga Popov, është risjellë në serinë “Casino Royale” të Xhejms Bond, edhe pse Fleming dha një version tjetër të asaj mbrëmjeje në kazino. Nëse shkrimtari do ta kishte njohur Popov prej kohësh, nuk do të kishte mbetur edhe aq i habitur nga sjellja e tij.

Dushan “Dushko” Popov lindi më 1912 në Serbi, në një familje të pasur dhe të arsimuar, e cila nuk i kushtonte rëndësi shpenzimeve për udhëtimet dhe edukimin e fëmijëve të saj. Pasi u diplomua në jurisprudencë, Popov shkoi në Frajburg të Gjermanisë për të mbrojtur doktoraturën. Ishte viti 1934, dhe Gjermania po përjetonte tashmë delirin nazist, me djegie librash, persekutim të hebrenjve dhe ndërtimin e kampeve të para të përqendrimit.

Asokohe Popov nuk ishte i interesuar mbi politikën, por më shumë mbi makinat sportive dhe vajzat, pasione që ai i ndau me një mik gjerman, Johan Jebsen, i pasur dhe i shkujdesur si ai vetë. Por në 2 vitet e kaluara në Frajburg, i riu Dushan e kuptoi mirë atë që ishte fytyra e vërtetë e nazizmit, dhe pati madje guximin për ta përqeshur publikisht, duke menduar se ai, një serb, nuk kishte asnjë detyrim për të treguar besnikërinë ndaj Hitlerit.

Në verën e vitit 1937, pas përfundimit të doktoraturës, Popov ishte gati të shkonte në Paris për të kremtuar përfundimin e studimeve të tij. Por nuk ia doli, pasi e arrestoi Gestapo, me akuzën se ishte komunist, duke e futur në burg pa asnjë gjykim formal.

Ishte miku i tij Jebsen, ai që vuri në dijeni babain e Popov për atë që ndodhi, që arriti ta lironte djalin e tij falë miqësive me ndikim që kishte. Në vitin 1940, Jebsen i tha Dushanit se ishte bërë pjesë e shërbimit sekret gjerman, Abvehr, për të shmangur rekrutimin në ushtrinë gjermane, Vermaht, dhe i propozoi të hynte dhe ai.

Popov pranoi, por vetëm pasi u konsultua me shërbimin inteligjent britanik:ai do të bënte një lojë të dyfishtë në favor të forcave aleate, me emrin e koduar “Triçikli” (ashtu si bëri në fakt edhe Jebsen, që megjithatë përfundoi në një kamp përqendrimi, ku me shumë gjasa vdiq).

Në vitin 1941, Abvehr e dërgoi në një mision në Shtetet e Bashkuara, për të organizuar një rrjet spiunazhi, dhe për të hetuar disa objektiva të zbulimit gjerman. Kërkesa për informacione shumë të detajuara mbi Pearl Harbor, bëri që Popov të dyshonte se flota amerikane e stacionuara në Hauai, ndodhej në një rrezik serioz.

Më 12 gusht 1941, Popov informoi Huver mbi rrezikun e afërt, por kreu dyshues i FBI-së nuk raportoi tek eprorët. Pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara (Huver e urdhëroi të largohej menjëherë nga vendi), Popov u zhvendos në Londër, ku kontribuoi në mënyrë aktive mbi operacioni ”Fortitude”, pjesë e strategjisë më të gjerë mashtruese të quajtur “Bodyguard”.

Zbarkimi në Normandi, ishte i suksesshëm edhe falë Popov, që arriti t’i bindë gjermanët se forcat aleate do të zbarkonin në Kale.

Ashtu si Xhejms Bond, teksa kryente operacione të rrezikshme të luftës, Popov nuk hoqi dorë nga stili i tij i jetesës si një playboy dhe lojtar kumari, pasi shkroi më vonë (ndoshta paksa në mënyrë të tepruar) kujtimet e tij “Spiuni kundër spiunit”, botuar më 1974.

Në vitin 1981, fiziku i Popov u dorëzua përballë teprimeve me alkoolin dhe duhanin:agjenti sekret vdiq në moshën 69-vjeçare, 17 vjet pas Jan Fleming, shkrimtarin që e kishte tronditur atë mbrëmje të çuditshme të vitit 1941 në kazinonë e Estoril. /  “Vanilla Magazine” – Në shqip nga bota.al

Next Post
Të gjithë e duan Bonucci-n, ankand për kapitenin

Të gjithë e duan Bonucci-n, ankand për kapitenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

January 5, 2026
Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

January 5, 2026
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

January 5, 2026
“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

January 5, 2026
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

January 5, 2026
Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In