Ekskluzive / Publikohet lista e plotë të 52 zyrtarëve të lartë të administratës së kryemnistrit Fan Noli, të cilët kishin vënë dorë në arkën e shtetit duke e vjedhur dhe shpërdoruar atë në me qindra mijëra franga ari. Emrat e tyre, duke filluar nga kryeministri Fan Noli dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të tij, u botuan nga “Gazet e Korçës” në janarin e vitit 1925, e cila i referohej komunikatës së nxjerrë nga zyra e kryeministrit Ahmet Zogu, i cili sapo ishte rikthyer në pushtet.
Nga Dashnor Kaloçi (Tema)
Që nga viti 1914 kur kryeministri i të parës qeveri shqiptare, Ismail Qemal Vlora, u detyrua të dorzonte mandatin qeverisës, i cili u mor prej Turhan Pashës, e deri në kabinetin aktual të kryeministrit Rama, rrotacioni politik në Shqipëri është shoqëruar me të njëjtin fenomen: Qeveria pasardhëse akuzon qeverinë e shkuar për korrupsion dhe përfitime të paligjshme në kurriz të arkës së shtetit, duke proceduar për gjyq edhe disa ish-funksionarë të saj, ndërsa qeveria paraardhëse mbrohet duke thënë se ato s’janë gjë tjetër veçse akuza politike.
Kjo panoramë e cila ka shoqëruar të gjitha qeveritë shqiptare në këto 106 vjet shtetformim në çdo prag ndërrimi pushtetesh, duke mbushur përditë faqet e shtypit të shkruar dhe ekranet e televizioneve me emra politikanësh e qeveritarësh të lartë të akuzuar për korrupsion, nuk ndryshon aspak nga ajo e 94 viteve të shkuara, në 25 dhjetorin e vitit 1924, kur kryeministri Fan Noli u detyrua të largohej nga froni kryeministror me të gjithë kabinetin e tij, për t’ja lënë vëndin Ahmet Zogut.
I vetmi ndryshim “i vogël” qëndron në faktin se: ndërsa në ato vite publikoheshin të gjithë emrat e të akuzuarëve për korrupsion dhe shumat e parave të përfituara padrejtësisht nga arka e shtetit, duke filluar nga kryeministri e deri tek nënpunësi më i thjeshtë, sot ajo gjë duke se ka mbetur mësëshumti tek disa funksionarë të rangjeve të ulta të pushtetit të shkuar, e rrallë tek ndonjë antar kabineti.
Lista e emrave të qeveritarëve dhe funksionarëve të lartë të qeverisë së Fan Nolit të cilët akuzoheshin se kishin grabitur apo përfituar nga arka e shtetit shuma të mëdha me para, është publikuar nga “Gazeta e Korçës” e datës 16 janar të vitit 1925, të cilën po japim të plotë duke e përmbledhur në tabelën e mëposhtëme.
Njoftimi u shpall nga Zyra e Shtypit e kryeministrit Ahmet Zogu
Qeveritarët e akuzuar: Nga kryeministri Fan Noli, deri tek shoferi i tij
Në njoftimin e bërë nga Zyra e Shtypit e kryeministrit Ahmet Zogu, i cili është publikuar në “Gazeta e Korçës” e datës 16 janar 1925, jepet një listë prej 53 qeveritarësh dhe funksionarësh të lartë të administratës shtetërore, të akuzuar për shpërdorime dhe përfitime në shumë të mëdha parash nga arka e shtetit. Në krye të të asaj liste qëndron vetë kryeministri Fan Noli, i cili akuzohet se ka përfituar një shumë prej 300 frangash ari nga shpenzimet e makinës së tij si kryeministër.
Pas Nolit, në atë listë figurojnë edhe disa nga anëtarët e kabinetit të tij, si Ministri i Brendshëm, Xhemal Bushati, Ministri i Jashtëm Sulejman Delvina, Ministri i Botores, Qazim Koculi e Stavro Vinjahu, të cilat akuzohen se kanë përfituar shuma të mëdha nga buxheti i shtetit. Pas anëtarëve të kabinetit të Nolit, lista vijon me të tjerë qeveritarë dhe funksionarë të rangjeve më të ulta si: prefektët Qazim Mulleti, Riza Dani, Kolë Tromara e Fiqëri Rusi, nënprefektët Hysen Prishtina, Drejtor i Kontabilitetit në Ministrinë e Financave, Angjelin Suma etj. Në atë listë emrash nuk mungojnë edhe disa nga ushtarakët e lartë të asaj kohe si nënkolonel Ismail Haki Tatzati, majorët Rexhep Brati e Ibrahim Jakova, ku shuma për të cilën ata akuzohen arrin në 60.000 franga ar. Në listën e të akuzuarëve për përfitime të paligjshme bëjnë pjesë edhe disa policië bashkie apo shoferi i kryeministrit Fan Noli.
Pjesa më e madhe e atyre qeveritarëve të akuzua për grabitje të arkës së shtetit, duke filluar nga kryeministri Fan Noli, u larguan nga Shqipëria në 24 dhjetorin e vitit 1925 dhe nga emigracioni politik ku ata qëndruan deri në 1939, akuzonin qeverinë e Zogut po me të njëjtën monedhë.
Emëri Funksioni Shuma Franga Ar
Angjelin Suma, Drejtor Kontabil në Ministrinë e Financave 580
Mustafa Kallamishi 326.10
Mehmet Bilali Kapiten i varkës 434.75
Ismail Haki Tatzati Nënkolonel
Rexhep Brati major
Ibrahim Jakova major 60.000
Aleks Pëllumbi toger 9.221
Xhemal Bushati Ministër i Punëve të Brendëshme 5.000
Llazar Fundo Kryetar i Komisjonit të Bashkimit 2.608.70
Fan Noli, Kryeministër (shpenzime automobili) 300
Qazim Koculi Ministër i Punëve Botore 375
Sulejman Delvina Ministër i P. të Jashtëme 240
Stavro Vinjahu, për Bahri Omarin 1.000
Sulo Bogdo e Ibrahim Dedja
Petro Pekmezi Nëpunës i M. Punëve Botore 171
Vangjel Papa Sekretar gjyqi ushtarak 400
(……………) Shoferi i Kryeministrit 152
Mustafa Banka Protokollist Ministria e Arsimit 380
Zyber Bakiu Sekretar Ministria e Drejtësisë 475
Bilal Rustemi Polic i Kryeministrit 266
Mihal Libohova Avokat, ndihmës antar i gjyqit politik 350
Shefqet Kulleci Protokollist Ministria e Brendëshme 342
Ali Sulejmani (shpenzime komunikimi) 300
Brahim Sula (për transportin e ushtrisë) 326.10
Kostandin Kote Nëpunës parlamenti 285
Serafin … Drejtor Parlamenti 380
Shuma e tërë Franga Ar 92.300.15
Arka e Financës së Tiranës
Beqir Rusi Nënprefekt 684
Mustafa … 304
Eftim Bolena polic 266
Bexhet Neimi polic 266
Masar Sopoti Sekretar gjyqit fillimit 266
Shuma fr. Ar 1.786
Arka e Drejtorisë Financave të Durrësit
Riza Dani Prefekt 1326
Musa Maçi Nënprefekt i Shijakut 937.60
Ali Festuzi Kryesekretar i Prefekturës 237.50
Luigj Zaja Protokollist Prefekture 413.25
Muharrem Geço Komisar i Policisë Durrës 1000
Kasem Durrësi Nëpunës Kadastrës 351
Shaban Belegu Mësues në Shijak 342
Rexhep Dizdari Drejtor i Shkollës së Shijakut 190
Ali Tartari Sekretar gjyqit 190
Shuma fr. ar 5277
Financa e Shkodrës
Riza Dani(për Drejtorin e Financave të Shkodrës) 40.000
Finanaca e Dibrës
Qazim Mulleti 966
Financa e Elbasanit
Kol Tromara Prefekt 1.306.25
Hysen Prishtina Nënprefekt 812.23
Demir Kodheli Drejtor i Shkollës Peqin 418
Ahmet Barburja Mësues Elbasan 551
Mahmut Çela Mësues Elbasan 445
Shuma fr. ar. 3.543.40
Financa e Gjinokastrës
Hil Mosi Prefekt 133. 35
Sezai Çomo Doktor për bursë 293.45
Shuma fr. ar. 1156.80
Financa e Përmetit
Koço Çipi 812.80
Financa e Kavajës
Qazim Mulleti Nënprefekt 410.95
Financa e Lushnjes
Naum Prifti Mësues 114
Shuma e përgjithshme: fr. ar. 140.376.20
(Zyra e Shtypit)