• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

DOSSIER/ “Gazeta e Korçës” në vitin 1925 tregon korrupsionin e Nolit dhe qeverisë së tij

by Java News
01/01/2019 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ekskluzive / Publikohet lista e plotë të 52 zyrtarëve të lartë të administratës së kryemnistrit Fan Noli, të cilët kishin vënë dorë në arkën e shtetit duke e vjedhur dhe shpërdoruar atë në me qindra mijëra franga ari. Emrat e tyre, duke filluar nga kryeministri Fan Noli dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të tij, u botuan nga “Gazet e Korçës” në janarin e vitit 1925, e cila i referohej komunikatës së nxjerrë nga zyra e kryeministrit Ahmet Zogu, i cili sapo ishte rikthyer në pushtet.

Nga Dashnor Kaloçi (Tema)

Që nga viti 1914 kur kryeministri i të parës qeveri shqiptare, Ismail Qemal Vlora, u detyrua të dorzonte mandatin qeverisës, i cili u mor prej Turhan Pashës, e deri në kabinetin aktual të kryeministrit Rama, rrotacioni politik në Shqipëri është shoqëruar me të njëjtin fenomen: Qeveria pasardhëse akuzon qeverinë e shkuar për korrupsion dhe përfitime të paligjshme në kurriz të arkës së shtetit, duke proceduar për gjyq edhe disa ish-funksionarë të saj, ndërsa qeveria paraardhëse mbrohet duke thënë se ato s’janë gjë tjetër veçse akuza politike.

Kjo panoramë e cila ka shoqëruar të gjitha qeveritë shqiptare në këto 106 vjet shtetformim në çdo prag ndërrimi pushtetesh, duke mbushur përditë faqet e shtypit të shkruar dhe ekranet e televizioneve me emra politikanësh e qeveritarësh të lartë të akuzuar për korrupsion, nuk ndryshon aspak nga ajo e 94 viteve të shkuara, në 25 dhjetorin e vitit 1924, kur kryeministri Fan Noli u detyrua të largohej nga froni kryeministror me të gjithë kabinetin e tij, për t’ja lënë vëndin Ahmet Zogut.

I vetmi ndryshim “i vogël” qëndron në faktin se: ndërsa në ato vite publikoheshin të gjithë emrat e të akuzuarëve për korrupsion dhe shumat e parave të përfituara padrejtësisht nga arka e shtetit, duke filluar nga kryeministri e deri tek nënpunësi më i thjeshtë, sot ajo gjë duke se ka mbetur mësëshumti tek disa funksionarë të rangjeve të ulta të pushtetit të shkuar, e rrallë tek ndonjë antar kabineti.

Lista e emrave të qeveritarëve dhe funksionarëve të lartë të qeverisë së Fan Nolit të cilët akuzoheshin se kishin grabitur apo përfituar nga arka e shtetit shuma të mëdha me para, është publikuar nga “Gazeta e Korçës” e datës 16 janar  të vitit 1925, të cilën po japim të plotë duke e përmbledhur në tabelën e mëposhtëme.

 

Njoftimi u shpall nga Zyra e Shtypit e kryeministrit Ahmet Zogu

 

Qeveritarët e akuzuar: Nga kryeministri Fan Noli, deri tek shoferi i tij

Në njoftimin e bërë nga Zyra e Shtypit e kryeministrit Ahmet Zogu, i cili është publikuar në “Gazeta e Korçës” e datës 16 janar 1925, jepet një listë prej 53 qeveritarësh dhe funksionarësh të lartë të administratës shtetërore, të akuzuar për shpërdorime dhe përfitime në shumë të mëdha parash nga arka e shtetit. Në krye të të asaj liste qëndron vetë kryeministri Fan Noli, i cili akuzohet se ka përfituar një shumë prej 300 frangash ari nga shpenzimet e makinës së tij si kryeministër.

Pas Nolit, në atë listë figurojnë edhe disa nga anëtarët e kabinetit të tij, si Ministri i Brendshëm, Xhemal Bushati, Ministri i Jashtëm Sulejman Delvina, Ministri i Botores, Qazim Koculi e Stavro Vinjahu, të cilat akuzohen se kanë përfituar shuma të mëdha nga buxheti i shtetit. Pas anëtarëve të kabinetit të Nolit, lista vijon me të tjerë qeveritarë dhe funksionarë të rangjeve më të ulta si: prefektët Qazim Mulleti, Riza Dani, Kolë Tromara e Fiqëri Rusi, nënprefektët Hysen Prishtina, Drejtor i Kontabilitetit në Ministrinë e Financave, Angjelin Suma etj. Në atë listë emrash nuk mungojnë edhe disa nga ushtarakët e lartë të asaj kohe si nënkolonel Ismail Haki Tatzati, majorët Rexhep Brati e Ibrahim Jakova, ku shuma për të cilën ata akuzohen arrin në 60.000 franga ar. Në listën e të akuzuarëve për përfitime të paligjshme bëjnë pjesë edhe disa policië bashkie apo shoferi i kryeministrit Fan Noli.

Pjesa më e madhe e atyre qeveritarëve të akuzua për grabitje të arkës së shtetit, duke filluar nga kryeministri Fan Noli, u larguan nga Shqipëria në 24 dhjetorin e vitit 1925 dhe nga emigracioni politik ku ata qëndruan deri në 1939, akuzonin qeverinë e Zogut po me të njëjtën monedhë.

Emëri Funksioni   Shuma Franga Ar

Angjelin Suma, Drejtor Kontabil në Ministrinë e Financave  580

Mustafa Kallamishi                     326.10

Mehmet Bilali Kapiten  i varkës    434.75

Ismail Haki Tatzati Nënkolonel

Rexhep Brati      major

Ibrahim Jakova major    60.000

Aleks Pëllumbi toger     9.221

Xhemal Bushati Ministër i Punëve të Brendëshme      5.000

Llazar Fundo Kryetar i Komisjonit të Bashkimit   2.608.70

Fan Noli, Kryeministër (shpenzime automobili) 300

Qazim Koculi Ministër i Punëve Botore 375

Sulejman Delvina Ministër i P. të Jashtëme 240

Stavro Vinjahu, për Bahri Omarin                       1.000

Sulo Bogdo e Ibrahim Dedja

Petro Pekmezi Nëpunës i M. Punëve Botore               171

Vangjel Papa Sekretar gjyqi ushtarak 400

(……………) Shoferi i Kryeministrit 152

Mustafa Banka   Protokollist Ministria e Arsimit 380

Zyber Bakiu  Sekretar Ministria e Drejtësisë 475

Bilal Rustemi  Polic i Kryeministrit 266

Mihal Libohova  Avokat, ndihmës antar i gjyqit politik  350

Shefqet Kulleci Protokollist Ministria e Brendëshme 342

Ali Sulejmani  (shpenzime komunikimi) 300

Brahim Sula (për transportin e ushtrisë)           326.10

Kostandin Kote Nëpunës parlamenti   285

Serafin …  Drejtor Parlamenti   380

Shuma e tërë Franga Ar 92.300.15

 

         Arka e Financës së Tiranës

Beqir Rusi  Nënprefekt 684

Mustafa … 304

Eftim Bolena polic 266

Bexhet Neimi polic 266

Masar Sopoti Sekretar gjyqit fillimit   266

Shuma fr. Ar 1.786

 

        Arka e Drejtorisë Financave të Durrësit

Riza Dani Prefekt         1326

Musa Maçi   Nënprefekt i Shijakut 937.60

Ali Festuzi Kryesekretar i Prefekturës 237.50

Luigj Zaja Protokollist  Prefekture 413.25

Muharrem Geço Komisar i Policisë Durrës  1000

Kasem Durrësi Nëpunës Kadastrës    351

Shaban Belegu Mësues në Shijak  342

Rexhep Dizdari Drejtor i Shkollës së Shijakut 190

Ali Tartari  Sekretar gjyqit   190

Shuma fr. ar 5277

 

                     Financa e Shkodrës

Riza Dani(për Drejtorin e Financave të Shkodrës) 40.000

Finanaca e Dibrës

 

Qazim Mulleti                                             966

 

 

                     Financa e Elbasanit

Kol Tromara Prefekt        1.306.25

Hysen Prishtina Nënprefekt       812.23

Demir Kodheli  Drejtor i Shkollës Peqin   418

Ahmet Barburja  Mësues Elbasan             551

Mahmut Çela  Mësues Elbasan   445

Shuma fr. ar. 3.543.40

                                       Financa e Gjinokastrës

Hil Mosi  Prefekt 133. 35

Sezai Çomo   Doktor  për bursë  293.45

Shuma fr. ar. 1156.80

 

                     Financa e Përmetit

Koço Çipi 812.80

 

                       Financa e Kavajës

Qazim Mulleti Nënprefekt     410.95

 

                      Financa e Lushnjes

Naum Prifti Mësues   114

Shuma e përgjithshme: fr. ar. 140.376.20

(Zyra e Shtypit)

 

 

 

Next Post
Hyn në fuqi ligji/ Shqipëria vend i pastër, pa baste dhe kazino

Hyn në fuqi ligji/ Shqipëria vend i pastër, pa baste dhe kazino

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com