• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet e Sigurimit/ Rama: Do dalin në dritë edhe ata që sot shfaqen me 2 gishtat lart

by Java News
10/02/2017 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne konferencen shkencore, te mbajtur në Bibliotekën Kombëtare, ne vleresim të figurës së Musine Kokalarit, kreu i qeverisë Edi Rama, ka nenvizuar se hapja e dosjeve do të nisë me zbardhjen e të vërtetës së gruas rebele.

“Hapja e dosjeve të regjimit komunist do të fillojë me dosjen e Musine Kokalarit për të hedhur dritë mbi këtë histori, si një nga momentet më të rëndësishme kur është përplasur egërsisht, ajo që erdhi më pas si fuqi e gjithpushtetshme mbi shqiparët me përpjekjen idealiste për të shkuar drejt një Shqipërie tjetër nga ajo e Luftës së Dytë Botërore”- tha Rama.

Kryeministri nenvizoi se “Dosja e Musinesë do të jetë e para që do hapë një rrugë të re, shqyrtimin e gjithë dokumenteve dhe njohjen me gjithë personazhet që i kanë ikur dritës së të shkurës dhe na janë shfaqur me dy gishtat lart përballë prozhektorëve të të sotmes”.

Sipas Ramës, dekodifikimi i plotë i dosjes së saj shënon edhe pragun jo vetëm të pakthyeshëm, por vendos edhe një gur themeli të moralit të gjithë kësaj historie të re në raport me plagët e diktaturës që vazhdojnë të infektojnë jetën tonë të përbashkët në këtë vend. Rama paralelizojë pushkatimet dhe dënimet e djeshme në diktaturë me atë që ndodh sot në politikën shqiptare te quajtur prej tij “të baltës”.

“Sot pushkatimet bëhen me gjuhën e baltës, diskreditimit pa fre të atyre që thjeshtë nuk janë tanët, ditën për diell, ditë natë, pa pushim, duke rrotulluar thikën e vjetër dhe të përgjakur të përcarjes së të shkuarës në zemrën e shoqërisë sonë, duke bërë që edhe fëmijët në kopshte të jenë të ndarë si pasojë e asaj që dëgjojnë në shtëpi, ku prindërit e tyre janë të ndarë me prindërit e fëmijëve përballë”- tha Rama.

ma.me

Next Post
Tatimet: Rritet numri i bizneseve debitore, 18 159 subjekte nuk paguajnë detyrimet tatimore

Deklarimi i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, sot afati i fundit për bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In