• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dosjet e pastrimit të parave “në duart” e SPAK, verifikim transaksioneve të dyshimta të botës së krimit dhe zyrtarëve

by Java News
24/12/2019 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme do të marrë në duar dosjet Drejtorisë së Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave për pasuritë dhe transaksionet e dyshimta të mundshme të krimit të organizuar si dhe të një grupi pushtetarësh dhe ish-pushtetarësh. Fillimisht, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave po informon SPAK-un për mjete financiare, të ardhura ose pasuri, për të cilat ka marrë dijeni në çfarëdo mënyre kur këto janë fituar përmes kryerjes së një vepre penale.

Në të njëjtën kohë, DPPP u kërkon të gjitha institucioneve shtetërore, të detyruara për të zbatuar masat kundër pastrimit të parave, të japin të gjitha të dhënat lidhur me transaksionet e dyshuara, të dhëna të cilat do t’i kalojnë SPAK-ut. Këtu përfshihen Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, organet doganore, organet tatimore, banat, shërbimet informative etj.

Më pas, me ngritjen edhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria e Posaçme i kërkon Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, jo vetëm për t’i vënë në dispozicion në bllok të gjitha të dhënat për lëvizjet e dyshimta të parave, por edhe të kryejë kontrollet e nevojshme për të vërtetuar ekzistencën e këtyre transaksioneve.

Gjithashtu, inspektorët shtetërorë të autorizuar për sekuestrimin e përkohshëm të objekteve, instrumenteve ose pasurive të dyshuara i dorëzojnë Prokurorisë së Posaçme, së bashku me njoftimin, një raport mbi veprimet e kryera dhe transkriptin e vendimit për konfiskim apo sekuestrim të pasurive. Të gjitha këto lëvizje diktohen nga ligjit për SPAK si dhe nga Kodi i Procedurës Penale.

Në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme do të vihen të gjitha të dhënat për transaksionet e dyshimta për veprat penale të referuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, ku përfshihen të gjitha veprat e penale të korrupsionit si dhe çdo vepër e mundshme penale që konsumohet nga njerëzit e krimit të organizuar.

Gjithashtu, në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme do të kalojnë të dhënat për çdo transaksion të dyshimtë të krye nga Presidenti i Republikës dhe ish-presidentët, nga kryetari i Kuvendit dhe ish-kryetarët e Kuvendit, nga kryeministri dhe ish-kryeministrat, nga ministrat dhe ish-ministrat, nga gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nga kryeprokurori dhe ish-kryeprokurorët, nga deputetët dhe ish-deputetët, nga kryebashkiakët dhe ish-kryebashkiakët, nga zëvendësministrat dhe zëvendësministrat, nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj. /shqiptarja.com/

Next Post
Këto ilustrime e tregojnë më së miri sesi meshkujt i shohin gjërat krejtësisht ndryshe nga femrat

Këto ilustrime e tregojnë më së miri sesi meshkujt i shohin gjërat krejtësisht ndryshe nga femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

February 27, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In