• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet e ish-Sigurimit/ Rama ‘sulmon’ PD: Pati rezistencë nga ata që duhet ta kishin këtë projekt “kalin e tyre të betejës”

by
30/08/2021 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në lulishten pranë Kryeministrisë është hapur ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta” ku përmes dokumenteve do të dalë në dritë një pjesë e historisë së viktimave të diktaturës.

I pranishëm në çeljen e këtij aktiviteti ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se deri në vitin 2013 Shqipëria ishte i vetmi vend së bashku me Rusinë që nuk kishte ndërmarrë asnjë nismë për të zbardhur dokumentacionin e persekutimeve të periudhës së errët.

Rama sulmoi edhe Partinë Demokratike, kur në vitin 2015 bënë rezistencë për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit.

“Shqipëria ishte i vetmi vend në 2013 së bashku me Rusinë që nuk kishte bërë asnjë hap për të hedhur dritë mbi dokumentacionin dhe faktet që lidheshin me persekutimin. Miratimi i ligjit ndodhi 2 vite më vonë dhe çuditërisht edhe në atë rast pati rezistencë nga ata të cilët duhet ta kishin këtë projekt “kalin e tyre të betejës” për një Shqipëri më të drejtë dhe të gatshme për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe nga ana tjetër asgjë nuk bënë realisht.

Sepse edhe hapësira të tjera të krijuara i përkasin pikërisht një kohe shumë më të vonë se sa mundësia për t’u vënë në dispozicion të publikut. Shumë nga objekte të rëndësishme për muzeologjinë e asaj periudhe janë zhdukur, janë vjedhur, janë çuar për skrap, janë shitur si metal, ndërkohë që sot ne kemi disa hapësira në të cilat muzeun e gjeti në Tiranë që është ai më i strukturuari dhe që ka si rezidencë vendin ku për disa dekada përgjoheshin të tjerët, është vlerësuar botërisht”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë sqaroi se një pjesë e të dënuarve politikë dhe që janë gjallë kanë marrë dëmshpërblimin:

“Besoj se mund të jemi krenar për faktin që së paku të gjithë atyre që vuajtën ferrin e burgjeve të komunizmit dhe janë ende gjallë, ja u kemi shlyer plotësisht detyrimin e marrë përsipër nga shteti në formën e dëmshpërblimit.

Ndërkohë që ata të cilët kanë pasur punë të rënda, problematika që ka të bëjë me pensionin është një problematikë sa absurde por aq edhe e lidhur me aspektet e ligjit. Shpresoj që do të marrë rrugë edhe kjo”.

/b.h

Next Post
Berisha armiqëson PD-në me Bashën, me ‘kauzën’ e luftës kundër ‘regjimit Rama-Luli’

Qëndrimi i Bashës për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008, përgjigje pozitive ndaj ftesës së Ramës për një tryezë pozitë-opozitë në shtator?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

October 29, 2026
OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

October 29, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

October 29, 2026
Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Pushtetin sot. Aftësitë nesër. Po faturën kush e paguan?

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In