• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet e ish-Sigurimit, Partia Demokratike dhe e vërteta!

by Arbër Hitaj
22/10/2022 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

Për të rinjtë e lindur dhe rritur në demokraci, diskutimi i dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, është një temë që nuk ngjall shumë reagim, thjeshtë një tallje, por shoqërohet me një batutë, ja spiuni, spiunët. Edhe ata që kanë një memorie më të mirë apo kanë vuajtur si pasojë e diktaturës, janë lodhur nga debate dhe diskutimi për dosjet, do të hapen apo jo! Ironia më e madhe me këtë shtresë padyshim është që shumë nga ata që i kanë spiunuar apo më keq, persekutuar e torturuar, i kanë parë në poste publike në të paktën 30 vite pluralizëm! E pavarësisht kësaj ata e kanë ruajtur veten, asnjë incident nuk ka ndodhur, qoftë dhe një i vogël, por vetëm protesta për hapjen e dosjeve dhe ligj për t’u dëmshpërblyer për vitet e burgut. Nëse ka patur një pakt mes sigurimit të shtetit dhe politikës, është pikërisht ky, lodheni opinionin deri në harresë. E megjithatë e vërteta e ka gjetur rrugën e saj edhe pse jo plotësisht, emrat e bashkëpunëtorëve dhe persekutorëve kanë dalë dhe shumë dihen.

Në këtë situatë pas 30 vitesh jemi për vetëm një arsye, roli demoniak që ka luajtur Partia Demokratike dhe zoti Berisha me qëllim jo vetëm mos hapjen e dosjeve në 1992, por edhe përdorimin për tu konsoliduar në pushtet. Faktet janë aty e vërteta ulëret, pavarësisht se retorika politike e zotit Berisha kundër regjimit komunist ishte ndër më të egrat, në realitet masat ndaj ish-sigurimit, nuk reflektonin retorikën. Masat ishin pothuajse zero, i vetmi vend në ish-bllokun komunist që nuk i mori asnjëherë seriozisht më dosjet e ish-sigurimit të shtetit, madje edhe i promovoi.

Është e habitshme se si në këtë pjesë një pjesë e madhe e deputetëve të PD, vijojnë ta quajnë qëndrim të denjë. Por çudirat me qëndrimet e politikanëve në vendin tonë në fakt nuk janë fare të tilla, madje janë kthyer në normalitet. Ish-sigurimsat dhe bashkëpunëtorët fatkeqësisht, ishin dhe janë kudo, në media, në politikë, në gjyqësor, në art, në sport e kudo. Janë një kastë që bllokojnë çdo të ri në sferat e tyre të influencës. Pra diskutimi më të kaluarën është i qartë, politika i përdori demokratët për shantazh, socialistet për komoditet, e megjithatë shkuara nuk kthehet më por e ardhmja mund të ndryshohet!

Të gjendur në faj dhe në sikletin e tre dekadave përballë historisë një grup deputetësh i partisë Demokratike  votuan në favor të nismës për rivlerësimin e atyre politikanëve që kanë marrë një certifikatë pastërtie nga ish komisionet e ngritura ndër vite. Grupi tjetër me zotin Berisha nuk e votuan, një gabim i madh për mendimin tim! Partia Demokratike dhe deputetët e saj nuk e kanë luksin në asnjë moment për ti thënë jo, asnjë nisme që lidhet me zbardhjen e të kaluarës së errët të regjimit komunist. Dhe përsëri ata e bënë, nuk votuan, madje e sulmuan nismën! Të paqartë si gjithmonë në argumentet e tyre për të justifikuar qëndrimin.

Në korridoret e PD, flitet se kjo u bë për të mbrojtur Ilir Metajn, kreun e Partisë së Lirisë, pra përsëri pazar, përsëri kompromis, përsëri negociata e për çfarë? Për të mbrojtur një person. E njëjta skemë e përdorur në 30 vjet, në dëm të ish të përndjekurve politik. Partia që i përdor prej 30 vitesh zgjodhi përsëri t’i shesë.

Por, tani që loja me dosjet u rihap dhe duket se po kthehet në një provë serioze për të djathtën prandaj duhet t’i shkohet deri në fund, të gjithë bashkëpunëtorët e ish-sigurimit duhet të ikin nga politika dhe nga çdo post publik, boll është boll. Amendamentet e reja për largimin e tyre janë një sfidë, e cila nuk do të vendosë drejtësi përballë të kaluarës, por do të sjellë një moral për këdo që e voton. Përgjegjësia nuk është vetëm të opozita por edhe të mazhoranca për ti  votuar amendamentet e ligjit për dekriminalizimin, dhe mos ta përdor vetëm ndaj një kundërshtari politik. Deri në atë moment, ka tre kënde të largëta, Partinë Demokratike, dosjet e ish sigurimit dhe të vërtetën!

Next Post
Vrasja e Indrit Ndojt/ Dëshmia e dy vëllezërve: E lamë të gjallë. Jemi penduar shumë, situata na doli nga kontrolli

Vrasja e Indrit Ndojt/ Dëshmia e dy vëllezërve: E lamë të gjallë. Jemi penduar shumë, situata na doli nga kontrolli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In