• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dosjet e ish-Sigurimit, hapja e tyre nis në nëntor

by
08/06/2015 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit do të nisë praktikisht të kryhet duke nisur që nga muaji nëntor i këtij viti. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, i cili në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, jep detaje se si do të funksionojë i gjithë procesi i hapjes së dosjeve.

Sipas Kolës, pas miratimit në Kuvend më 30 Prill dhe dekretimit edhe nga ana e Presidentit të Republikës, tashmë parashikohet që të krijohet edhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish­-Sigurimit të Shtetit dhe ngritja e arkivës së përgjithshme. Dhe kjo kërkon një afat kohor të mirëpërcaktuar, çka do të thotë se rreth muajit nëntor të këtij viti do të nisë hapja e dosjeve të ish­Sigurimit të Shtetit

“Nëse ne do të marrim parasysh gjithë sensin kronologjik, të gjithçkaje, gjykoj se në fund të këtij viti Autoriteti do të jetë 100% funksional dhe 100% në shërbim për mbarë opinionin publik. Pra, besoj rreth 5 muaj pas zgjedhjes së pesëshes drejtuese të Autoritetit, pra diku në nëntor. Përfaqësuesi i të përndjekurve, do të zgjidhet nga instituti? Ky përfaqësues do të propozohet nga shoqatat dhe komuniteti i të përndjekurve. A ka emra konkretë deri në këto momente? Ka disa emra, por nuk dua të jap emra që lakohen, pasi duhet të kemi parasysh që të dy përfaqësuesit që propozohen nga të përndjekurit dhe shoqëria civile, duhet të sigurojnë mbështetjen nga 28 deputetë për të kaluar në votim.” është shprehur Bilal Kola

Ai ka sqaruar se Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish­-Sigurimit të Shtetit do të përbëhet nga 5 anëtarë, ku 2 prej tyre do të propozohen nga parlamenti dhe 1 nga qeveria.

“Nga momenti që ligji hyn në fuqi, parashikohet votimi nga parlamenti i pesëshes drejtuese të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit. Pra, nivelin politik të Autoritetit. 5 anëtarët e Autoritetit kanë një mënyrë të mirëpërcaktuar zgjedhjeje: 2 prej tyre propozohen nga parlamenti, 1 prej tyre nga qeveria, 1 prej tyre nga të përndjekurit politikë dhe 1 nga shoqëria civile, por nga ato OJF që kanë një profil të caktuar në fushën e të drejtave të njeriut. Përfaqësuesi nga të përndjekurit dhe ai i OJF­ve në fushën e të drejtave të njeriut duhet të kenë mbështetje minimale prej 28 deputetësh, me qëllim që më pas të futen për votim në parlament. Nga data e miratimit të 5 drejtuesve të Autoritetit, brenda 2 muajsh kjo pesëshe duhet të miratojë rregulloren e Autoritetit dhe nga data e konstituimit kanë mundësi që të ngrenë strukturën e stafit.”sqaroi ai

Next Post

Turqi/ Humbja e pushtetit të Erdogan përmes shifrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

Përplasen dy automjete në Krujë, humb jetën një person

July 28, 2026
Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

July 28, 2026
A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

July 28, 2026
Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

July 28, 2026
Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

July 28, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Me kap prajmin!

July 28, 2026
Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

July 28, 2026
Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

July 28, 2026
Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

July 28, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com