• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosjet e bujshme në duart e SPAK/ Pas Gërdecit radha e “21 Janarit”, aferës CEZ-DIA dhe privatizimi i Kompleksit Partizani

by Java News
07/05/2021 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarjet që kanë tronditur vendin ndër vite pritet të zbardhen. Reforma në drejtësi u bë me një qëllim: ndëshkimin e të gjithë atyre që i kanë shpëtuar drejtësisë. Për ta përmbushur këtë gjë u krijua Prokuroria e Posaçme, e cila dje dha sinjale se është forcuar dhe tani do të hapen dosjet e vjetra. Dosja e parë e bujshme e rihapur është ajo e Gërdecit. Dje SPAK ka kërkuar të nisë gjykimi për Fatmir Mediun, ish-ministrin e Mbrojtjes. Por në duart e prokurorisë janë shumë dosje të bujshme që pritet të rihapen. Dosja akoma më e bujshme është ajo e vrasjeve të 21 janarit 2011. Në përvjetorin e kësaj ngjarje këtë vit, policia nisi lëvizjet për ta rihapur si ngjarje. Ajo dorëzoi një kërkesë në prokurori duke kërkuar rihapjen e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, pasi për ta nuk është ndëshkuar askush. Drejtësia dështoi të gjente se kush qëlloi mbi ta dhe pas 10 vitesh nuk ka asnjë autor të ndëshkuar. Por me kërkesën e prokurorisë rriten shpresat që hetimi i tyre mund të sjellë dhe ndëshkimin e drejtuesve. Qeveria e asaj kohe drejtohej nga Sali Berisha dhe të shumtë janë ata që e bëjnë përgjegjës. Gazeta ka mësuar detaje të reja nga kërkesa e policisë dhe nëse prokuroria i shkon deri në fund, mund të ketë zhvillime të forta. Ndërkohë mësohet se ashtu siç familjarët e viktimave të Gërdecit kanë bërë padi në SPAK dhe kjo solli hapjen e dosjeve, padi të ngjashme kanë bërë dhe familjarët e viktimave të 21 Janarit, prandaj priten zhvillime. Skema e mbylljes së “21 Janarit” ishte e ngjashme me Gërdecin, pasi ishte Gjykata e Lartë ajo që hodhi në kosh dosjen.

Afera “CEZ-DIA”

Një tjetër dosje e bujshme në SPAK është ajo e aferës “CEZ-DIA”. Padia është bërë nga juristi Romeo Kara, i cili ka paditur disa zyrtarë me në krye presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Juristi Kara në padinë që ka bërë në Prokurori, ka dorëzuar 300 faqe me informacion, ndërsa ka bërë një renditje të argumenteve të tij se përse kemi vepër penale. Janë rreth 30 argumente, ku implikojnë Metën, Berishën dhe qeverinë e asaj kohe. Fillimisht Kara ka renditur dëshmitë që ka dhënë ish-kreu i CEZ, Jozef Hejsek. Sipas tij, ky i fundit ka thënë: “Qazim Tepshi, në atë kohë Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, pas diskutimeve me eprorin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta, rekomandoi Kastriot Ismailajn, si mbledhës të jashtëm të borxheve të CEZ-it, duke e prezantuar atë si një aleat të ngushtë të ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe të Kryeministrit Berisha. Kjo, sipas Hejsekut, mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009. Vjeshta e vitit 2009 rezulton të jetë pikërisht koha kur pala ceke filloi administrimin e OSSH-së, të sapoprivatizuar në atë kohë prej tyre”. Kara ka rrëfyer dhe bisedat me ish-zyrtarin e DIA, Elvis Mata. Padia u bë te Krimet e Rënda, por pas shkrirjes së saj ka kaluar në SPAK dhe kjo dosje nuk është mbyllur, por mbahet aty. Sipas burimeve, nëse presidenti shkarkohet mund të ketë zhvillime.

Privatizimi i Kompleksit Partizani

Një tjetër dosje e fortë është ajo e aferës me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani. Pak kohë më parë PS paditi ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe disa funksionarë të tjerë, pasi kanë abuzuar me kthimin pronës te ish-pronarët. Sipas padisë, toka në fjalë ka qenë e pronarëve, por ajo i kaluar shtetit dhe në vitin 1940 ata janë dëmshpërblyer nga qeveria italiane, pasi vendi ynë ishte pushtuar nga Italia. Madje pronarët janë shpërblyer me franga ari. Qeveria italiane kishte plane të bënte një aeroport aty dhe prandaj mori tokën. Madje toka është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga “Rr. e Kavajës” deri tek “Rr. Durrësit” është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ushtrisë. Në vitin 2008 një grup personash që pretendojnë se janë pronarë të truallit, nisë procedurat e kompensimit dhe përfaqësuesi ligjor i tyre ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës. Sipas marrëveshjes, Malltezi do të merrte jo më pak se 5 për qind të vlerës së pronave të kthyera. Sot ka me mijëra shqiptarë që luftojnë prej 30 vitesh për pronat e tyre dhe akoma nuk i kanë marrë, por ajo që bie në sy është se pronat e Klubit Partizani u kompensuan brenda 6 muajsh. Procesi nisi në qershor 2008 dhe në dhjetor gjithçka mbaroi. Pra këtu pati rol vendimtar dyshja Berisha-Imami./ SOT

g.kosovari

Next Post
Pas bluzave të bardha, në Vlorë nis vaksinimi i mësuesve

Ç'duhet të hamë para dhe pas marrjes së dozave të vaksinës? Profesori: Pini shumë ujë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com