• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dosjet, aty ku Rama dhe Meta përplasen sërish

by
18/10/2015 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përzgjedhja e anëtarëve që do të jenë pjesë e Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit shkakton përplasje mes dy forcave kryesore të koalicionit të majtë, ku LSI-ja kërkon që përzgjedhja duhet të bëhet edhe nga Komisioni i Sigurisë, që drejtohet nga ajo, dhe jo vetëm nga Komisioni i Ligjeve. Kreu i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 23 shtator do të përfshihej në debate me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili do ta kundërshtonte prerazi këtë propozim. Do të ishte fillimisht deputeti i LSI-së i cili kërkoi që edhe në komisionin që ai drejton të zhvillohen seanca dëgjimore me kandidaturat që propozohen për t’u emëruar në krye të Autoritetit që do të merret me hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës komuniste. “Projektvendimin ‘Për zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit’ mendoj që ta shqyrtojë dhe Komisioni i Sigurisë. Ne mendim do të japim”- tha Braho.

Por kjo kërkesë e deputetit të LSI-së do të kundërshtohej nga deputetët e PS-së Valentina Leskaj e Gramoz Ruçi. Nënkryetarja e Kuvendit, e cila ishte dhe drejtuese e kësaj mbledhjeje me krerët e komisioneve dhe grupeve parlamentare, do t’i kujtonte Brahos se kërkesa e tij bie në kundërshtim me praktikën e ndjekur nga Kuvendi për seancat dëgjimore. “Kur është një kandidat kalon vetëm tek një komision, kur kemi të bëjmë me emra kalon vetëm në Komisionin e Ligjeve, gjithmonë është ndjekur kjo praktikë”- tha Leskaj. Por deputeti i LSI-së tha se nuk do të bindej nga argumentimi i koleges së tij të PS-së, teksa rikërkoi që kjo procedurë të bëhej edhe nga Komisioni i Sigurisë. “Këtë procedurë që bën Komisioni i Ligjeve përse të mos e bëjë edhe Komisioni i Sigurisë?”- tha Braho.

Ndërsa përgjigjja e radhës do të vinte nga kreu i ligjvënësve socialistë, i cili do të deklaronte prerazi se përzgjedhja e kandidaturave për anëtarë të Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është një drejtë ekskluzive e Komisionit të Ligjeve. “Jo, kjo është një e drejtë ekskluzive e Komisionit të Ligjeve”- tha Ruçi duke i dhënë fund këtij debati. Pas propozimeve të kandidaturave nga grupet e interesit të përfshira në procesin e hapjes së dosjeve, këtë javë Kuvendi ka nisur përzgjedhjen e anëtarëve që do të drejtojnë Autoritetin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e së martës, Komisioni i Ligjeve do të miratonte kandidaten e propozuar nga Kuvendi Gentiana Sula, e cila aktualisht mban postin e zëvendësministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ndërkohë që pritet që në ditët në vijim të vijojë dhe shqyrtimi i 10 kandidaturave të tjera të propozuara për të qenë pjesë e grupit prej pesë drejtuesish të Autoritetit për hapjen e dosjeve.

Debati Shalsi – Felaj
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, qeveria kundërshtoi qëndrimin e Kuvendit për të rishikuar dy nga projektligjet e saj, atë “Për sistemin e depozitës për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë” dhe projektligjin “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, duke i risjellë në Kuvend të pandryshuara. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Eduard Shalsi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të përfshihej në debate me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj. “Është një ligj që është depozituar që në shkurt dhe qeveria duhet ta rishikonte.

E dyta në projektligjin “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, edhe për këtë, nëse do të ndërmerret një reformë tjetër, u tha që ta spostojmë pak në kohë. Të dy këto projektligje i shoh në kalendar respektivisht në datat 8 dhe 15 tetor për shqyrtim në seancë plenare. Gjithmonë kanë qenë pa data dhe tani i shoh me data”- tha Shalsi. Por në reagimin e saj, ministrja Felaj do të shprehej se për të dy projektligjet nuk ka asnjë kërkesë nga ministritë përkatëse për t’i tërhequr draftet, “përkundrazi ka kërkesa për t’i vendosur në kalendar”- tha Felaj./Shqip/

Next Post

Marlon Brando, rrëfim tronditës pas vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

August 3, 2026
Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

August 3, 2026

Rregullorja “Bani” si “Kurban” për të drejtat kushtetuese të medias

August 3, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

August 3, 2026
Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

August 3, 2026
U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

August 3, 2026
PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

August 3, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

August 3, 2026
Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

August 3, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Prova

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com