• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DOSJA/ Trafikanti u zhduk pasi e liroi gjykata, sërish në kërkim Konjari

by A R
13/07/2017 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim shtetasin Domart Konjari, i akuzuar për veprat penale të  “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale”, “Organizata Kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, Fallsifikimit të letërnjoftimeve, psaportave ose vizave” dhe “Korruspioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

I pandehuri akuzohet se ka krijuar organizatë kriminale në Francë, aktiviteti i së cilës ishte trafikimi dhe shitja e lëndës narkotike heroinë.

Ky shtetas u arrestua fillimisht në 18 janar 2016 në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në Korçës, pasi iu gjetën dokumenta të fallsifikuara me emrin Arben Lazri dhe, për këtë arsye, ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”. Në bazë të veprimeve proceduriale, u identifikua se ky shtetas ishte Domart Konjari, për të cilin kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte dënuar me një vendim jo-përfundimtar me 10 vjet burgim. Autoritetet franceze kishin bërë gjithashtu një kërkesë autoriteteve shqiptare që, nëse arrestohej, gjykimi ndaj tij të zhvillohej në Shqipëri.

Duke qenë se vepra për të cilën akuzohej në Francë, “trafik lëndësh narkotike”, ishte në kompetencë të Gjykatës për Krime të Rënda, dosja me arrestimin e tij u kalua nga Gjykata e Korçës për në Tiranë.

Në bazë të një vendimi, i cili u kontestua nga ana e Prokurorisë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, në Shkurt 2016, urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Ndërkohë që Konjari fitoi lirinë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimet e saj për veprat e akuzuara në Francë, në bazë të materialeve të mbërritura nga autoritetet zyrtare të Parisit. Në bazë të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sërish në Dhjetor 2016 caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Konjarit. Kjo kërkesë u pranua nga ana e Gjykatës, por ndërkohë, ai nuk është gjetur ende nga Policia, pavarësisht se, me vendim gjykate, ai duhej të paraqitej pranë Policisë Gjyqësore në mënyrë periodike.

Bazuar në materialet e hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se i pandehuri Domart Konjari paraqitet si personazhi qendror i rrjetit të trafikimit ndërkombëtar të kokainës, i përfshirë drejtpërdrejtë në shumë operacione importimi të sasive të mëdha kokaine, në lidhje të drejtpërdrejtë me trafikant të shumtë rajonal.

Rezultoi e provuar se i pandehuri Domart Konjari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në formën e organizatës kriminale, ka kryer trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike të llojit heroinë për në Francë nga Spanja, Italia, Hollanda dhe vende të tjera dhe shpërndarjen e saj kryesisht në qytetin e Marsejes dhe në vende të tjera, ka kryer pastrimin e fitimeve

Nga kjo veprimtari kriminale nëpërmjet këmbimit ose transferimit të pasurisë me qëllim fshehjen ose mbulimin e natyrës së paligjshme të saj duke e ditur se kjo pasuri ëhstë produkt i veprimtarisë kriminale, duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale”, “Organizata Kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 287/a, 333/1 dhe 334/1 të K.Penal. 

Nga hetimet e këtij procedimi penal trezultoi se më datë 04.11.2015, rreth orës 17:40 në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, Korçë, janë paraqitur në hyrje shtetasit Elton Çela, si drejtues mjeti dhe shtetasi me dokumente me identitit Arben Lazri, si pasagjer. Pasi punonjësi i policisë (kontrollori) ka vijuar proceduren e regjistrimit të shtetasve në pikën e kalimit ka evidentuar se me të njëjtin identitet, Arben Lazri me numer personal të njëjtë por me fotografi tjetër, është i regjistruar ne tims dhe një shtetas tjetërt. Po ashtu punonjësi i policisë ka enidentuar se po i njëjti i asaj dite, shtetasi Arben Lazri kishte dalje për në Greqi në orën 17:11, ku i intervistuar për këtë fakt, shtetasi i paraqitur me identitet Arben Lazri i ka prezantuar faktin se pasi ka dalë në piken e kalimit në territorin Grek nga punonjësit e kësaj pike është kthyer pasi i kërkonin disa dokumente të tjerë.

Në këto rrethana, shtetasi i paraqitur me këtë identitet ka kaluar për një kontroll më të detajuar në vijën e dytë dhe ndërkohë që shoqërohej nga punonjësi i policisë për në zyrën përkatëse shtetasi i paraqitur si Arben Lazri, i ka premtuar punonjësit të policisë për ti dhënë 50 euro, me qëllim që të mos e vonin në procedurat e verifikimit, veprim të cilin e ka kundërshtuar punonjësi i policisë dhe e ka bërë prezent si fakt, tek eprorët e tij. Gjatë një verifikimi të hollësishëm të pasaportave lëshuar të njetit identitet dhe nga një verifikim i gjurmëvë të gishtave të këtij shtetasi është evidentuar se shtetasi i paraqitur me identitet Arben Lazri, ka paraqitur identitet të rrëmë pasi ky shtetas i përket identitetit të të pandehurit Domjart(Domart) Konjari, i datëlindjes 11.07.1973.  Policia gjyqësore ka vijuar kryerjen e veprimeve të para hetimore, duke kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Domart Konjari për veprat penale të “Fallsifikimit të letërnjoftimeve, psaportave ose vizave” dhe “Korruspioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar nga nenet 189 dhe 244 të K.Penal.

Po ashtu, gjithashtu rezultoi e provuar se i pandehuri Domart Konjari me një letërnjoftim të fallsifikuar ka tentuar të kalojë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë për në Greqi dhe në momentin kur policia po kryente procedurat e kontrrollit i ka premtuar punonjësit të policisë për ti dhënë 50 euro duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të “Fallsifikimit të letërnjoftimeve, psaportave ose vizave” dhe “Korruspioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar nga nenet 189 dhe 244 të K.Penal.

Gjykata për Krime të Rënda me vendimin nr. 440 datë 30/12/2016 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për të pandehurin Domart Konjari.  Duke qënë se nuk u bë i mundur ekzekutimi i këtij vendimi kjo Gjykatë me vendimin nr. 315 datë 23/06/2017 ka vendosur deklarimin e ikjes së të pandehurit Domart Konjari. /JavaNews/a.m.

Next Post
Luhet fati i tij politik, Idrizi ndjek çdo votë në KQZ

Luhet fati i tij politik, Idrizi ndjek çdo votë në KQZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In