• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja “Tahiri”, Bushati i prerë me Athinën: Mos ndërhyni në çështjet tona politike!

by A R
20/10/2017 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana zyrtare i ka dhënë një përgjigje të merituar shtetit grek. Në një deklaratë për mediat, nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme theksohet se Athina nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të debatit politik në Shqipëri.

Pasditen e së enjtes, Athina zyrtare akuzonte Tiranën se tenton të tërheqë vëmendjen e opinionit nga skandali i drogës.

“Me shqetësim të madh ndjekim lidhjet e mundshme të arenës politike shqiptare me krimin e organizuar, siç kjo duket në arrestimin e para pak ditëve të kreut të një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili ‘rastësisht’ është i afërt me një ish-ministër të rëndësishëm të Qeverisë ‘Rama’”, thuhet në komunikatën greke.

Deklarata e plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dëshiron të shprehë indinjatën e thellë ndaj gjuhës provokuese dhe ndërhyrjes së paprecedentë që karakterizonte deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, datë 19 tetor 2017.

Përfshirja në debatin e brendshëm politik në Shqipëri dhe referimi i çështjeve të cilat janë ne proces zbardhjeje nga organet e drejtësisë përbën një shkelje të praktikës diplomatike, të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve tona.

Për më tepër, lidhja që kjo deklaratë synon të vendosë mes Ligjit për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë të sapomiratuar në Kuvend dhe Planit rregullues të Himarës e fshatrave të tjerë përreth, në kuadër të Rilindjes Urbane përbën një deformim të realitetit dhe cënim të frymës së bashkëjetesës dhe bashkëpunimit me pakicat në Republikën e Shqipërisë.  Qeveria shqiptare ka ofruar regjistrimin dhe kompensimin e pronës për banorët që preken nga zbatimi i planit, duke ofruar disponibilitet të plotë sipas legjislacionit dhe praktikës më të mirë ndërkombëtare.

Dëshirojmë të theksojmë se Ligji i ri për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë garanton të drejtat e anëtarëve të pakicave individualisht dhe në grup, kudo ku ato jetojnë, bazuar në kriteret dhe frymën e Konventës Kuadër për Pakicat Kombëtare të Këshillit të Evropës. Çdo referencë tjetër etno-nacionaliste që evokon deklarata e sipërcituar bie ndesh me frymën dhe praktikat ligjore evropiane të mbrojtjes së pakicave kombëtare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë rishpreh angazhimin e saj për të vazhduar trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve tona në përputhje me frymën evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, megjithë cënimin e klimës së besimit dhe bashkëpunimit që shkaktojnë këto deklarata.

Next Post
Hapat e opozitës për vettingun/ Ankimim në Kushtetuese ose opinion nga “Venecia”

Lulzim, ty të dhimbte barku për vete, por ne duam prova!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com