• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja Shullazi/ Prokuroria: “Vollga”, pronë e tij pas kërcënimeve, 4 biznesmenë i gjobiti

by Java News
17/04/2016 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen detaje të tjera rreth akuzave të ngritura ndaj 38-vjeçarit Emiliano Shullazi, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të, shokun e ngushtë Gilmando Dani dhe të afërmin Blerim Shullazi. Të 3 ata do të dalin para gjykatës, të dyshuar për veprat kriminale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale”, “gjobëvënies”, dhe “shkatërrimit të pronë me eksploziv”.

Një burim jozyrtar i tha Top Channel se, episodi që e ka vendosur në pozitë inkriminuese Emiliano Shullazin ka lidhje me kallëzimin gjatë muajit shkurt, të shtetasit Arjan Zika. Ai ka pohuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 3 muaj më parë, se është kërcënuar nga Shullazi për një parking 1.200 metra katrorë në Tiranë.

Top Channel disponon dëshminë e këtij shtetasi, i cili pohon se “Emiliano Shullazi më kërkoi takim. Dikush erdhi e më tha seEmiliano po të pret ta takosh. Kohë më parë kam blerë një sipërfaqe parkingu prej 1.200 metrash katrorë, Emiliano më tha ose blije sërish me çmimin e tregut të sotëm, ndryshe do të të vras. E kam takuar 4 herë Shullazin dhe nuk pranova”.

Pas kësaj ngjarjeje, sipas burimeve policore, në dyqanin e kallëzuesit, në datën 13 mars ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Burime të Top Channel bëjnë të ditur se, pas kallëzimit, qytetari është larguar nga Shqipëria për shkak të frikës.

Episodi tjetër, për të cilin dyshohet Shullazi, ka lidhje me ish-hotel “Vollga”, në Durrës, që dyshohet se përmes kërcënimeve mund t’i jetë dhuruar Shullazit nga një shtetas shqiptar. Janë të paqarta procedurat e ndjekura për kalimin e ish-hotelit nga një shtetas arab te shtetasi shqiptar, e më pas tek i dyshuari Shullazi.

Prokuroria pohon se, ndërkohë disponon edhe 4 informacione të përcjella nga policia e Shërbimi Informativ Shtetëror, për gjobëvënie ndaj 4 biznesmenëve të ndërtimit, të cilët mësohet se e kanë paguar gjobën e kërkuar. Por ata nuk kanë pranuar të kryejnë kallëzime.

Shullazi është kthyer në një emër të njohur për drejtësinë shqiptare. Disa herë, ai është shoqëruar e ndaluar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që akuza më e rëndë, që i ka dhënë atij fajësi me 7 vite burg, ka lidhje me çështje droge. Emri i tij u përmend së fundmi nga ambasadori amerikan Donald Lu, si një ndër njerëzit që shëtit i lirë, megjithëse ka kryer krime, tha ambasadori.

Ndërkohë që u akuzua ditët e fundit edhe nga ish-kryeministri, se kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, se do t’i merrte peng djalin nëse nuk tërhiqej nga gara. Për këtë episod, policia po kryen ende verifikimet dhe nuk e ka kaluar ende dosjen në prokurori.

/ Top Channel

Next Post

Përgjimet/ Flet Ermira Mehmeti: Më kanë ardhur dhjetëra oferta para publikimit por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com