• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja për 8 grupet kriminale, të implikuar prokurorë e gjyqtarë! Kush është prokurori i Durrësit që mbylli dosjen e vrasjes së Elvis Dedes për 200 mijë euro?!

by Java News
20/05/2022 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Dosja e SPAK për aktivitetin e 8 grupeve kriminale në Shqipëri, me bashkëpunëtorë të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, përpos të tjerave, nxjerrë në pah edhe implikimin e segmenteve të drejtësisë. Rasti më flagrant dhe i përmasave të rënda konsiston në mbylljen e dosjes pa autor për vrasjen e 36-vjeçarit Elvis Deda në vitin 2012, në Durrës, nga Prokuroria e Durrësit, në një kohë kur mamaja e tij, Fatmira Deda, denonconte Festim Qolin si vrasësin e djalit të saj.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pikërisht këmbëngulja Fatmira Dedes për të kërkuar drejtësi për të birin, ka shqetësuar dhe nervozuar biznesmenin, Festim Qoli, i cili kishte ofruar 40 mijë euro Dumanit për të vrarë 60-vjeçaren Fatmira Deda. Dumani thotë se kishte kontraktuar Talo Çelën për vrasjen e Fatmirës për 30 mijë euro. Dhe Çela nuk mendohet dy herë, duke vrarë Fatmira Dedën në mënyrë makabre, një nga krimet më të rënda të dosjes me 32 të akuzuar.

Në rrëfimin e tij, Dumani tregon se ka qenë në palestrën e Festimit, kur ky i fundit ka treguar se i ka dhënë 200 mijë euro njerëzve të drejtësisë, për të mbyllur çështjen e vrasjes së Elvis Dedes, të cilit i kishte para borxh. Dosja është mbyllur pa autor nga një prokuror në Prokurorinë e Durrësit, ku paratë e vrasësit kanë dominuar mbi përpjekjet e Fatmira Dedes për drejtësi. Të implikuar mund të jetë edhe oficerë të policisë gjyqësore dhe gjyqtarë, gjithnjë sipas dëshmisë së Dumanit.

Gjatë rrëfimit të krimeve të porositura, Nuredin Dumani tregon se ishte avokati Alban Bengasi ishte ofruar 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij, Blerta Bengasi, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Avokati i njohur kërkonte vrasjen e bashkëshortes, me të cilën ishte në proces divorci, pasi ishte i pakënaqur nga dhunimi i saj, me porosi të tij, në 30 janar 2020, në Rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë. Dhunimin e Blerta Bengasi ia kishte kërkuar Festim Qoli kundrejt pagesës  Nuredin Dumanit, pasi donte ta bënte si nder ndaj avokatit Alban Bengasi. Avokati kishte kërkuar me patjetër që Blertës t’i thyenin dorën ose këmbën. Dumani refuzon vrasjen pasi i ishin dukur pak 120 mijë euro.

Gjatë rrugës, Festim Qoli i kishte kërkuar që të merrte përsipër vrasjen Blerta Bengasi, pasi bashkëshorti i saj avokat i duhej, sepse kishte lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë.

Blerta Bengasi dhe Alban Bengasi ishin në proces divorci. Çuditërisht, gjykata vendosi që kujdestarinë e dy fëmijëve 7 dhe 18 vjeç t’i kalonte të atit, pra avokatit, edhe pse Blerta Bengasi, si nënë, i plotësonte të gjitha kushte ligjore. Vendimin e ka marrë gjyqtarja e Tiranës, Irena Plaku. Në një denoncim për mediat, Blerta Bengasi hedh dyshime për ndikim të avokatit tek gjyqtarja. Megjithatë, sipas vendimit, Blerta duhet t’i takonte fëmijët çdo të martë, vendim i cili, sipas Blertës, nuk u lejua që të zbatohej nga avokati./Shqiptarja.com

Next Post
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Situata e Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 28 raste të reja në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In