• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja “Partizani” një odise grabitje dhe shkatërrimi prone!

by Ylli Pata
17/09/2024 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Një privatizim normal, në logjikën e asaj që shqiptarët menduan në vitin 1990, është që atyre industrialistëve, pronarëve që komunizmi u mori pronën, shteti demokratik do tua kthejë.

Pra, le të marrim konsorciumet më të rëndësishme të kohës para 29 nëntorit 1944, siç mund të jenë disa centrale elektrike, fabrika çimentosh, apo edhe fabrika makaronash që u përdorën nga komunizmi e gjëra të tilla. Asnjëra nuk ju kthye pronarëve të vjetër.

Dëshmia më sinjifikative është hoteli kryesor në Shkodër, “Rozafa” apo ish-turizmi që sot është në pronësinë e një kompanie të rëndësishme që po e zhvillon edhe ndërtimin e një kulle atje. Por kur u privatizua Hotel Rozafa, nuk ju dha pronarëve, por disa njerëzve që qeveria i konsideroi si të përshtatshëm për ta blerë meqë kanë qenë të persekutuar. Ishin 40 persona që nuk kanë pasur fare lidhje me atë pronë, që është xhevahiri i qytetit, e pronarët e vërtetë kurrë nuk patën të drejtën që të kenë mundësinë e hyrjes në privatizim. Rasti i Hotel Rozafës është i njohur sepse u bë mediatik, por lista është e gjatë.

Ja të marrim Tiranën. Një nga asetet më të rëndësishme të kryeqtytetit shqiptar është ish-Kombinati Ushqimor “Ali Këlmendi”. i cili përfshinte një gamë të gjerë pronash që nga fabrika e pijeve, kombinati i mishit. Fabrika e bukës apo e miellit apo struktura të tjera. Asnjë strukturorë nuk u dha pronarëve. Sot ai aset industrial është në destinacion të ndryshuar në shumicën e saj. Siç janë shumë, shumë asete kombëtare industriale. Pra jemi në një diskutim që klubi i Futbollit dhe ai shumësportësh Partizani, nuk se kishte ndonjë nxitim apo prioritet tu jepet pronarëve të truallit. Edhe pse pronarët e truallit, nëse ekzistojnë të tillë, pasi sipas dosjes së SPAK, nuk ekzistojnë për pjesë të rëndësishme të truallit, mund të përfshiheshin në partneritet që ta bënin këtë kompleks sportiv, edhe një set ekonomik, por duke i qëndruar strukturës sportive.

Jo, Sali Berisha vendos që e gjithë prona e Klubit “Partizani” të hidhet në erë, për t’ju dhënë disa personave që të ndërtojnë atje pallate. Pse? Çfarë i sillte komunitetit kjo ide në kohën kur e gjithë Tirana ishte në bum ndërtimi?

Vetëm se dhëndri i vet; Jam Arbër Malltezi ishte pasardhës i një familje që e ka pretenduar një pjesë të pronës ku ka qenë territori i dy klubeve Partizani, atij të Futbollit dhe klubit shumësportësh. Që kishin struktura e mjedise të ngritura e shumë funksionale. Familja Begeja, trashëgimtarë i një pjesë ishte Jamarbëri nuk kishte document sipas dosjes së SPAK që ka qenë pronare, por megjithatë një pjesë e madhe e territorit, rreth 2 mijë metër katror nuk ishte pjesë e pretendimit të familjeve të pronarëve.

E megjithatë, qeveria e Sali Berishës u tha: merreni, hidheni në erë atë çka sot është e bëni çfarë të doni?

Me ç’të drejtë? Thjesht se ka pushtetin. Dosja e SPAK ka edhe skandale të tmerrshme, ku përpara privatizimit të Klubit Partizani, qeveria i ka hequr fondet klubit më të mirë të Shqipërisë dhe ja ka çuar komunës së Tropojës, ku Sali Berisha kërkonte të merrte konsensus në vendlindje meqë nuk kishte popullaritet.

Ky detaj natyrisht është i vogël, por sinjifikativ për të treguar se familja e Sali Berishës e ka trajtuar shtetin, apo pronat e tij si të tijat. E ku ndërtoi më pas një kompleks pallatesh, ku natyrisht SPAK e ka zbuluar se nuk ka investitor tjetër veçse familja e Berishës.

Megjithatë ka njerëz në panelet e darkës që thonë nuk ka fakte, nuk ka argumente. Një analogji: Silvio Berlusconi ka qenë presidenti më i madh e më i lavdishëm i klubit të futbollit të Milanit. Ai megjithatë, nuk e ka pasur asnjëherë stadiumin dhe terrenet e klubit, që kanë qenë pronë shtetërore, siç janë edhe sot kur Milanin e zotëron një kompani kineze.

Sa ishte kryeministër, Silvio Berlusconi, është akuzuar se ka marrë mjaft vendime në konflikt interesi, madje ka firmosur edhe amnisti ndaj të dënuarve për korrupsion, por nuk e mori kurrë vendimin për të privatizuar asetet e terrenet e Milanit apo San Siron legjendar.

Po Berisha, si e bëri që i dha familjes së tij terrenet në zemër të Tiranës që ishin pronë e një klubi sportiv për të ndërtuar kulla? Sepse e kishte mundësinë, por jo ligjin. Kaq e thjeshtë është. Mbrojtësit e Berishës në panele, mund të kërkojnë një shembull në botë por se gjejnë dot. Se në Shqipëri nuk ka.

Sepse pronar i tokave të klubit Partizani, sipas edhe dosjes së SPAK nuk ka qenë kurrë dhëndrri Jamarbër Malltezi. Thjesht e ka marrë me vendim qeverie.

Next Post
Kritikat e Ramës në Asamblenë e PS? Klosi tregon çfarë ndodhi në takimin me dyer të mbyllura

"Ulet numri i atyre që votojnë logon, sot vlerësojnë punën", Klosi tregon përgatitjet e PS për 2025: Manastirliu merr Tiranën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

September 22, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

September 22, 2026
“Jo, faleminderit”! Sylvester Stallone refuzon rolin e “ambasadorit special” të propozuar nga Trump

“Jo, faleminderit”! Sylvester Stallone refuzon rolin e “ambasadorit special” të propozuar nga Trump

September 22, 2026
Krim i rëndë/ Sherr për një vajzë, shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani!

Krim i rëndë/ Sherr për një vajzë, shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani!

September 22, 2026
Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

September 22, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

“Dihet ku është Bleona”, avokati hedh poshtë pretendimet: Sajesa të turpshme, është një mashtrim i madh…

September 22, 2026
Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

September 22, 2026
Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

September 22, 2026
Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

September 22, 2026
VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com