• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja “Partizani”/ “Berisha rrezikon minimumi 15 vite burg!”, juristi: Të hetohen dhe ministrat e tij! Ilir Meta…

by S T
24/09/2024 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe tashmë dosja pritet të kalojë në GJKKO ku do të jetë gjyqtari paraprak që do vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo të rikthehet për hetime në SPAK.

Avokati Romeo Kara i ftuar në studion e ‘Frontline Interview’ për gazetaren Marsela Karapanço bëri dhe një prognozë të këtij procesi gjyqësor.

“Shyqyr që mbaruam pjesën e parë. Rruga do jetë e gjatë. Rezistoi kësaj gjatë për llogari të vetes vet dhe të gjithë zullumqarëve të vendit. Ai ekip është shumë i vogël për tu marrë me këtë armatë hajdutësh. Jemi lodhur duke mbajtur parime. Mendoj se do marrë statusin e personit të pandehur. Në seancën e parë do kemi luftë ligjore. Secili do i interpretojë sipas këndvështrimit të tij”, tha ai.

Sipas tij, ish kryeministri vetëm për akuzën e korrupsionit rrezikon të paktën 15 vite burg, ndërsa parashikon se ndaj tij mund të ngrihen dhe akuza të reja.

“Kur të tejkalohen provat atëherë do vendose për dëshmitar apo prova të reja. Vetëm pastrimi i parave që mendoj se do shtohet, mendoj se minimumi 15 vjet. Mund ti shtoj edhe shpërdorimi i detyrës. Nëse lexohet tamam do kemi mjaft persona të tjerë nën akuzë. Ka organizuar një qeveri të tërë për vendime të paligjshme. E kam thënë dhe vende të tjera, mendoj se degradimi i madh i një sistemi është kur miratohen ligje të paligjshme. Personi që ka organizuar bashkë me ata në unison nuk bashkohen rreth një programi të ligjshëm por një programi të paligjshëm”, tha ai.

Lidhur me përfshirjen e ministrave dhe deputetëve në kalimin e ligjit selektiv që u mor prona tek ish-Partizani, avokati thotë se duhet të ketë hetim dhe për ta.

“Nëse gjykata, pse nuk keni marrë në ndjekje penale, nuk vihet drejtësia ndryshe, deputetë dhe ministrat që kanë votuar dhe kanë marrë këtë hap. Çdo hap ligjor duhet të ketë gjithë shënimet. Pse nisi? E nis ti me telefon dhe të them në parlament? Që aty nis hetimi. Ne nuk kemi komentar të ligjit. Edhe sot të thuash më jep një VKM, të thotë nuk është disponueshme. Si mund të tolerosh që një person me të rënë të lapsit, të fusin në xhep 300 milion euro?”, tha ai.

Së fundmi, avokati bëri dhe një koment për hetimet ndaj Ilir Metës, për të cilin thotë se është drejt fundit si politikisht ashtu dhe juridikisht.

“Dikur kam qenë më i rrëmbyer. Tani që po qetësohem dhe po çmendet ai është drejt fundit. S’ka për të humbur ndonjë gjë më të madhe, dinjitetin e ka humbur. Pasuria më e madhe është brenda lëkurës jo jashtë. Meta është çështje e mbyllur politikisht dhe juridikisht. Nuk ka lënë më pellg pa provuar. Edhe ai është lodhur dhe kam përshtypjen do rrëfehet vetë”, tha Kara.

Next Post
Ngjarja e rëndë/ / Gjendet i vdekur i riu në hotel, dyshohet se…!

EMRAT/ Sherr në Sarandë, 38 vjeçari goditet me thikë, në kërkim autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In