• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja “Partizani”/ Avokati Romeo Kara: Akuza ndaj Berishës mund të rëndohet, janë bërë falsifikime

by Java News
06/11/2023 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Romeo Kara thotë se ish kryeministri Sali Berisha është i humbur në çështjen e dosjes “Partizani”. Në një intervistë për ABC News, Kara u shpreh se nuk ka zgjidhje për Berishën nga ana juridike, dhe se pozita e tij do të rëndohet. Sipas tij, Berisha nuk paraqitet para gjykatës, pasi kërkon t’i gjykojë vetë vendimet e gjyqësorit.

“Tani, pikëpamja juridike është e vështirë që të ndahet nga edhe nga qëndrime politike, të cilat janë vënë në funksion të ngërçit juridik që është vetë Berisha, jo institucioni. Berisha po kërkon në mënyrë absurde të gjykojë veten dhe të gjykojë ai vendimet e gjykatës dhe vendos ai, sipas tij, nëse ky vendim është i drejtë apo jo dhe është për t’u zbatuar apo jo. Pra, ai ka përpara një kod, preocedurë penale për të cilën ka votuar edhe vetë, ku parashikohen të gjitha hapat për ankimimin e tij nëse ai ka një rezervë në lidhje me këtë vendim gjykate.

Unë mendoj që edhe shoqërimi me forcë i tij mund të bëhet, pa marrë miratimin e parlamentit, por mund të kalohet pastaj drejt autorizimit nga parlamenti, t’i hiqet imuniteti, të autorizohet parlamenti për të miratuar arrestimin e tij, ose arresti në shtëpi.

Unë mendoj që para vitit të ri, ne do të jemi në përfundim të këtyre hapave, dhe pikërisht që parlamenti të mos mblidhet, pra, reagimi që duhet të bënte sot, duke shkuar, duke respektuar ligjin për të treguar që është burrë shteti, që repsekton ndarjen e pushteteve dhe jo vetëm në këtë sistem që jemi ne, demokraci, por edhe në sisteme të tjera, kur ligësia apo shkelja zbulohet, ajo dënohet. Berisha e di, i është bërë publike gjithë veprimtaria e tij, të paktën disa nga çështjet.

Berisha me këtë çështje është i humbur, unë e shoh të humbur. E kam lexuar dosjen me shumë kujdes. Janë treguar të kursyer kur e kanë akuzuar vetëm me dy klauzola, pra, dy shkelje penale, ka edhe të tjera atje, ka falsifikime. Akuza mund të rëndohet. Ai nuk sheh zgjidhje nga ana juridike, ai vetë, fëmijët e tij që i ka juristë, shohin që nuk ka zgjidhje juridike, shohin që pozita e tij do të rëndohet. Këtë e tregoi edhe ortsku i dhëndrit të tij të cilit i kishte ikur goja sot. Unë mendoj se ai nuk ka zgjidhje tjetër”, theksoi ai.

/f.s

Next Post
Mazhoranca socialiste miraton “online” ndryshimet në paketën fiskale

Mazhoranca socialiste miraton “online” ndryshimet në paketën fiskale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In