• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dosja: Ja pse Mediu u dënua me burg në Itali. Kreu i PR: Jam i pafajshëm

by Java News
21/09/2015 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja: Ja pse Mediu u dënua me burg në Itali. Kreu i PR: Jam i pafajshëm 

Në një kohë që forcat politike po përgatisin draftin për dekriminalizimin e politikës, gazeta “Tema” ka botuar të plotë nnjë dosjen penale për Fatmir Mediun që mban datën 23 prill të vitit 2000, kur Gjykata e Apelit në Milano e ka deklaruar fajtor kryetarin e Partisë Republikane për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”. Apeli, i cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, akuzonte Mediun se në emër të parlamentit shqiptar ka favorizuar një të kërkuar nga drejtësia italiane për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë. Sipas vendimit të gjykatës italiane, Mediu u dënua me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore. Ndërkohë që nmë një reagim për Shqiptarja.com, Mediu thotë se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartëi italiane. “Gjykata italiane rrëzoi çdo pretendim të ngritur nga meje. Gjykata nuk ka lënë vend për aludime të tjera”.

Dënimi

Në vendimin e publikuar nga gazeta Tema thuhet se, kreu i PR-së ka favorizuar Gazmend Mahmutaj dënuar me dhjetë vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, për të kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali me emër të rreme (Raqi Gjoni). Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, – Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni. Trupi gjykues në Itali ka arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai përfundimisht u dënua me 3 vite burg.

Në arsyetimin e vendimit gjykata argumenton se Mediu nuk përfitoi lehtësira, pikërisht se veprimi i tij ishte në mbështetje të personave të përfshirë në veprimtari kriminale, në rastin konkret për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge.

Mediu1 mediu2 mediu3 mediu4 mediu5

Next Post

Heroi i anti-mafias/ Jeta e fshehtë e Roberto Savianos në Nju Jork

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In