• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

by E B
18/03/2026 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur qeveria e kryeministrit Edi Rama, pret gjatë vitin 2026 nisjen e mbylljes së kapitujve të parë të hapur me BE-në, në Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme njohur si IBAR, Komisioni Europian e ka vlerësuar vendin tonë me një notë pozitive, por janë 27 vendet anëtare të BE ato që deri tani nuk a kanë dhënë certifikimin final.

Ky fakt u konfirmua nga një zëdhënëse e Komisionit Europian e pyetur nga Top News se çfarë përmban rekomandimi IBAR për Shqipërinë.

“Komisioni Evropian ka paraqitur vlerësimin e tij pozitiv mbi përmbushjen e Raportit të Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme, si dhe një draft Qëndrim të Përbashkët të BE-së për Grup Kapitullin 1 pranë Këshillit. Tani u takon shteteve anëtare të bien dakord për një Qëndrim të Përbashkët të BE-së për Grup Kapitullin 1, i cili do të përcaktojë piketat përmbyllëse në fushën e Shtetit të së Drejtës”, tha zëdhënësja e KE-së.

Në Bruksel po për vlerësimin IBAR janë zhvilluar dy mbledhje të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe vendet Negociuese me BE njohur si  (COELA).

Takimet janë mbajtur më 6 dhe 13 mars nga ku raporti IBAR për Shqipërinë është diskutuar mes ambasadorët e vendeve anëtare të BE.

Këshilli Europian tregohet i kujdesshëm në qasjen se diskutimeve në këto dy mbledhje duke mos dhënë një përfundim, megjithatë për momentin bëri këtë koment.

“Nuk mund të ndajmë ndonjë informacion të detajuar mbi këtë takim (është gjithmonë “jozyrtar”).  Ky ishte një tjetër sesion i COELA-s në të cilin u diskutua IBAR si bazë për draftin (e ardhshëm) të qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së; me shtetet anëtare që bënin pyetje dhe Komisionin Evropian që përgjigjej. Sipas praktikës sonë standarde, ne kurrë nuk zbulojmë detaje të diskutimeve të tilla pasi ato përbëjnë pjesë të punës së njërit prej organeve përgatitore të Këshillit në kontekstin e proceseve të tij të brendshme të vendimmarrjes”.

Zëdhënësi i Këshillit Europian konfirmoi më tej se diskutime të ngjashme do të vazhdojnë në javët dhe muajt e ardhshëm mes ambasadorëve.

Ata  do t’i rikthehet kësaj pike diskutimi për Shqipërinë të premten e 20 marsit, por do të pasojnë edhe shumë diskutime të tjera

Sipas portalit European Westernbalkans.com Mali i Zi mbylli Kapitullin 21 që lidhet me “Rrjetet e transportit Europian” dhe do ti duhet të mbyllë edhe 32 kapituj të tjerë.

Next Post
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In