• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja ‘Hajdari’, si u fshehen informacionet dhe arratisja e dëshmitarëve kyç

by Java News
24/06/2018 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari është rikthyer në vëmendje ditët e fundit, që pas ekstradimit të Izet Haxhisë. Kjo ngjarje është e veshur me hije dyshimi, ndërsa Izet Haxhia pretendon që me rihapjen e dosjes të dalin në pah të vërtetat e vrasjes së shekullit dhe të dënohen autorët kryesorë.

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla pak ditë më parë mori në dorë të gjithë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit.

Dosjen voluminoze prej 702 faqesh, avokati e cilësoi si skandaloze gjatë seancës së fundit gjyqësore sepse sipas tij, ka rrjedhje provash. Gazeta “SOT” raportoi dje se një ndër provat që nuk është më pjesë e dosjes është ditari i ministrit të Rendit të asaj kohe, Perikli Teta, ku mendohet se ka informacione të dobishme për të zbardhur të vërtetën e vrasjes.

Media ka arritur të sigurojë të tjera detaje nga dosja hetimore dhe vrasja e Azem Hajdarit. Sipas burimeve, në momentin që ka ndodhur atentati ndaj ish-deputetit të PD, dëshmitarët kyç të atij momenti, midis të cilëve edhe Astrit Mulo, nuk janë marrë në çast në pyetje, por u është lënë hapësirë që të largohen edhe jashtë vendit.

Një lëvizje e tillë të bën të dyshosh se ka patur ndërhyrje nga politika, duke i larguar dëshmitarët kryesorë të atentatit nga drejtësia dhe mbase duke mbuluar fakte të rëndësishme.

Një tjetër detaj që ka arritur të mësojë gazeta dhe që të lë të mendosh se duart e politikës sërish kanë ndërhyrë në këtë ngjarje për të fshehur informacione të rëndësishme që mund t’i jepnin një drejtim tjetër procesit hetimor është edhe tentativa për të penguar kryerjen e autopsisë tek trupi i pajetë i Azem Hajdarit.

Oficeri i policisë gjyqësore, Skënder Rexha në momentin që është drejtuar tek morgu për të bërë autopsinë e kufomës së Azem Hajdarit, nuk është lejuar të futet. Madje në ato çaste ka patur edhe konfrontime fizike, pasi Skënder Rexha kërkonte të futej në sallën e morgut dhe të kryente detyrën, ndërsa persona të paidentifikuar janë bërë pengesë për të.

Tashmë me hapjen e dosjes “Hajdari”, pritet që avokati Bashkim Nikolla të zbardhë të vërtetën e këtyre pikave dhe të zbulojë arsyet se pse është vepruar në këtë mënyrë. Një gjë të tillë ai deklaroi edhe gjatë seancës së fundit gjyqësore, ku u shpreh se do  të denoncojë rrjedhjen e provave dhe copëtimin e dosjes.

“Unë dosje më skandaloze nuk kam parë. Kjo dosja është copa-copa. Është edhe dosja e shekullit. Unë do t’i denoncoj të gjitha mungesat  dhe rrjedhjet e provave dhe do të kërkoj të vërtetën. Izeti sot është shpresë për drejtësinë”, tha Nikolla pak ditë më parë.

Izet Haxhia, përmes avokatit të tij mbrojtës, Bashkim Nikolla do të ndjekin një alibi për të nxjerrë në pah të vërtetat e shumë përfolura për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për informacionet që mungojnë në dosjen hetimore.

Sipas informacioneve, avokati i është drejtuar me nga një shkresë tri institucioneve kryesore shtetërore që mund të kenë informacion për këtë ngjarje.

Më konkretisht, ai ka dorëzuar kërkesë për informacione dhe detaje tek Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sapo të ketë në dorë të dhënat nga këto institucione, avokati do t’i bëjë pjesë të dosjes hetimore, duke thelluar hetimet për të nxjerrë në pah të vërtetën.

Kujtojmë që pak ditë më parë, ai bëri publike një shkresë të SHISH drejtuar presidentit Rexhep Mejdani në vitet 1998, ku bëhej një përshkrim i ngjarjes së vrasjes së Azem Hajdarit, por në asnjë moment nuk përmendej emri i Izet Haxhisë si vrasës

a.ç

Next Post
Ja si quhej Kosova në vitin 1405

SHBA vulos pavarësinë e Kosovës: Është e përhershme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO teston modelin “5G”, admirali Vandier: Të jemi gati për çdo gjë që vjen nga Rusia!

NATO teston modelin “5G”, admirali Vandier: Të jemi gati për çdo gjë që vjen nga Rusia!

October 30, 2026
Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

October 30, 2026
VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

October 30, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!

October 30, 2026
Hapet sot Lotaria Amerikane / Çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

October 30, 2026
“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

October 30, 2026
Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

October 30, 2026
“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

October 30, 2026
Begaj dekretoi datën, reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

Begaj dekretoi datën, reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

October 30, 2026
BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In