• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja ‘Habilaj’/ Moment nga arrestimi i Nazer Seitit, i njohur si “financieri”

by Java News
31/10/2017 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ReportTv siguron pamje ekskluzive pak çaste pas arrestimit të Nazer Seitit i cili më 19 tetor 2017 është prangosur nga agjentët e Guardia di Finanza dhe policia shqiptare. Janë këto pamjet teksa Nazeri i njohur si financier i grupit kriminal “Habilaj” qëndron i prangosur në prani të policisë shqiptare dhe Guardia di Finanza italiane në Komisariatin e Vlorës.

Agjentët italian mbërritën në Shqipëri për të ekzekutuar urdhër arrestin ndaj Seitit i cili tashmë ndodhet me dy masa sigurie arrest me burg 20 ditë për qëllim ekstradimi dhe arrest me burg 20 për procedimin penal të nisur në shqipëri. Ndërkaq po sot zbulohen detaje zyrtare të operacionit “Rosa dei Venti”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Katanias, oficerët italianë pasi kanë sjell edhe materialet e hetimeve italiane, kanë asistuar në arrestimin e Nazër Seitit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Katanias.

Nezar Seiti 40 vjec, është arrestuar nga Guardia di Financa e Katanias në Vlorë me akuzën se është referuesi logjistik dhe personi përgjegjës për zbarkimet e drogës në Itali në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga organizata shqiptare e kryesuar nga Moisi Habilaj, krye-trafikanti i rrjetit dhe nga bashkëpunëtorët e tij Maridian Sulaj 29 vjec e Fatmir Minaj 55 vjec, edhe këta të arrestuar në Ragusano në 14 tetor.

Me urdhër të Prokurorisë së Katanias në kuadër të procesit të hetimit “Rosa dei Venti”, nisur për 11 persona të dyshuar së ishin pjesëmarrës në organizatën kriminale italo-shqiptare dhe që merrej me trafikun ndërkombëtar të substancave narkotike dhe të armëve, oficerë hetimorë u gjendën pak ditë më parë në Tiranë.

Oficerë të policisë së katanias të asistuar edhe nga kolegët e tyre të Interpolit, nga komanda e përgjithshme e Guardia di Finanza-s dhe nga shërbimet e antidrogës kanë dorëzuar materiale në lidhje me procedimin penal të personave në fjalë, në Prokurorinë e Përgjithshme Shqiptare dhe morën pjesë në etapat e lidhura me arrestimin e Nazer Seitit, i cili nuk u arrestua dot në Itali.

Përsa i përket Nezar Seitit dhe të arrestuarve të tjerë të nacionalitetit shqiptar, për operacionet e kryera nga Policia në Tiranë, është ngarkuar edhe një sasi prej 4000 kg marijuanë nga Shqipëria në itali, sasi kjo e sekuestruar edhe falë shkëmbimit të informacioneve nga autoritetet përkatëse. Organizata italo-shqiptare gjatë viteve të fundit kishte mundur të transportonte në itali nga brigjet shqiptare më shumë se 3500 kg marijuanë, e cila shkonte në vlerën 20 milionë euro.

ma.me

Next Post
Noka- Basha, debate për analizën e humbjes në zgjedhje: Pati edhe telefonata brenda PD që të humbnim

Noka- Basha, debate për analizën e humbjes në zgjedhje: Pati edhe telefonata brenda PD që të humbnim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e 31-të/ Pas tensioneve te Parlamenti, qytetarët mblidhen te sheshi ‘Skënderbej’ dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e 31-të/ Pas tensioneve te Parlamenti, qytetarët mblidhen te sheshi ‘Skënderbej’ dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

June 30, 2026
Pelikanët pushtojnë një universitet?

Pelikanët pushtojnë një universitet?

June 30, 2026
Aksident me tre të plagosur në aksin Pogradec-Lin, një person bllokohet brenda mjetit

Aksident me tre të plagosur në aksin Pogradec-Lin, një person bllokohet brenda mjetit

June 30, 2026
Kina dhe BE lançojnë zyrtarisht mekanizmin e konsultimit për tregtinë dhe investimet

Kina dhe BE lançojnë zyrtarisht mekanizmin e konsultimit për tregtinë dhe investimet

June 30, 2026
Tensionet në protestën përpara Parlamentit, Avokati i Popullit reagon për ndërhyrjen e Policisë

Tensionet në protestën përpara Parlamentit, Avokati i Popullit reagon për ndërhyrjen e Policisë

June 30, 2026
Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, reagojnë Koçiu dhe Lamallari: Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, reagojnë Koçiu dhe Lamallari: Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve

June 30, 2026
Kryepiskopi Joan: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë

Kryepiskopi Joan: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë

June 30, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, ky është shoferi 36-vjeçar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, ky është shoferi 36-vjeçar

June 30, 2026
Tensionet në protestë/ “Nuk u ushtrua dhunë në komisariat”, Goxhaj flet pas lirimit: Nuk pranuam të takojmë Avokatin e Shtetit!

Tensionet në protestë/ “Nuk u ushtrua dhunë në komisariat”, Goxhaj flet pas lirimit: Nuk pranuam të takojmë Avokatin e Shtetit!

June 30, 2026
“Epsteini” ynë

Protesta që dua(m)n!

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In