• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noka- Basha, debate për analizën e humbjes në zgjedhje: Pati edhe telefonata brenda PD që të humbnim

by Java News
31/10/2017 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analiza e humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit po shoqërohet me debate të forta në forumet e brendshme të Partisë Demokratike. Pakënaqësitë për emrat e dërguar në degët lokale nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, janë përcjellë gjatë mbledhjes së përjavshme të Grupit Parlamentar Demokrat nga një grup deputetesh.

Flamur Noka, Halim Kosova dhe Albana Vokshi i kanë kërkuar Lulzim Bashës të tërheqë nga procesi i analizës një grup të të deleguarve në bazë, si pasojë e mungesës së angazhimit të tyre në fushatë dhe tendencave të shfaqura për të thelluar humbjen.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PD, pohojnë se deputetët kanë ngritur shqetësimin për pjesëmarrje në procesin e analizës të disa prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar, por edhe anëtarëve të Kryesisë së PD-së, të cilët, nisur nga qejfmbetjet e listave, nuk morën pjesë në fushatë apo bënë telefonata te baza për të mos votuar Partinë Demokratike.

Panorama meson se Flamur Noka eshte shprehur ne mbledhjen me dyer te mbyllura se “Këtë shqetësim e kam edhe unë, madje j’ua kam shprehur edhe personalisht kryetar. Unë e kam të pamundur të pranoj në mbledhjet e analizës njerëz, që unë e di fare mirë që kanë bërë telefonata kundër PD-së në fushatë. Funksionarë të PD-së që kanë marrë njerëz në telefon, për t’i kërkuar që të mos dalin të votojnë apo të votojnë kundër PDsë për shkak të prishjes së ambicieve të tyre brenda partisë”.

Sipas tij “Ata që në zgjedhje dhe mbas zgjedhjeve kanë dalë hapur kundër PD-së, nuk duhet të kenë vend në tryezën e atyre që kontribuuan për fitoren tonë në zgjedhje. Në këtë mënyrë, lehtësojmë edhe bazën. Sepse është e qartë, ne i dimë fare mirë njerëzit që punuan kundër PD-së në zonat e gjithsecilit, por edhe përfaqësuesit lokalë tanët i dinë akoma më mirë cilët janë ata. Ne nuk duam njerëz që të vijnë në mbledhje, duke bërë sikur i dhimbset PD apo kanë mbetur të zhgënjyer për rezultatin që ne morëm. Është më e ndershme që ata vetë të mos vijnë, ose ju kryetar t’i hiqni këta persona, në mënyrë që edhe rezultati i analizës të jetë ai që të gjithë presim”.

ma.me

Next Post
Dorëheqja e Visho Ajazit, Meta: E papritur! 1 javë më parë i kisha dhënë garanci se..

Dorëheqja e Visho Ajazit, Meta: E papritur! 1 javë më parë i kisha dhënë garanci se..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In