• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘DOSJA’ FAZLLIÇ/ Vihen nën hetim zyrtarët që i dhanë mikut të Berishës 1.5 mln € për punime fiktive

by Java News
26/12/2016 10:12
Biznesmeni Damir Fazllic, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se bizneset e tij jane te ligjshme dhe akuzat e ngritura ndaj tij kane qene te motivuara politikisht.

Biznesmeni Damir Fazllic, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se bizneset e tij jane te ligjshme dhe akuzat e ngritura ndaj tij kane qene te motivuara politikisht.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimin te zyrtarët dhe ish-zyrtarët që lejuan lëvrimin e 1.5 milionë eurove nga buxheti i shtetit në adresë të kompanisë së biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, raporton “Panorama”. Sipas hetimeve dhe një denoncimi të Hetimit Tatimor, ai ka përfituar 1.7 miliardë lekë apo 1.5 milionë euro padrejtësisht me anë të rimbursimit abuziv të TVSH-së. Pagesa në fjalë është bërë nga Tatimet në Shqipëri për punime fiktive të pasqyruara në dokumentacion, por të pabëra realisht në zonën e Porto Romanos.

Zyrtarët në hetim i kanë plotësuar dokumentet sikur kanë kontrolluar investimet në fjalë dhe kanë firmosur se ato ishin kryer. Në fakt, e gjitha ka qenë mashtrim, pasi në Porto Romano, sipas hetuesve, nuk është kryer asnjë punë nga kompania e Damir Fazlliçit, me përjashtim të lëvizjes së një sasie të vogël dheu. Ky fakt është evidentuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë.

Subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme, sipas Prokurorisë ka qenë “Crown Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005. Rasti në të cilin ka ndodhur abuzimi, sipas Prokurorisë, ka qenë ndërtimi i terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos. Pikërisht me këtë investim, dyshohet se veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë.

HETIMET

Nga verifikimet që janë bërë në terren për këtë rast, në vitin 2016, ka rezultuar se: “Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga Inspektori i Kontrollit dhe Inxhinierët. Ata dokumentacionin në fjalë e kanë shoqëruar edhe me fotot përkatëse.

Të gjitha shpenzimet e shoqërisë gjatë kësaj kohe janë konsideruar nga specialistët si false dhe për punime që nuk janë kryer realisht. Sipas hetimeve, ka dalë se nga verifikimi i raportit të kontrollit është konstatuar se shoqëria ka kaluar edhe tri kontrolle të tjera më parë. Pikërisht në këtë moment dyshohet se qëndron edhe implikimi i zyrtarëve, të cilët kanë bërë kontrollin dhe kanë aprovuar rimbursimin në kundërshtim me ligjin.

Nga ekspertët është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSH-së, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në prokurori. Nga të tria kontrollet, jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por edhe janë rimbursuar.

Rimbursimet janë bërë në tri këste nga viti 2012 deri në vitin 2012, në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. Kjo përkthehet në një investim që duhej të ishte kryer në vlerën e 1 milion eurove, por që nga verifikimet del se nuk është kryer fare.

Nga hetimet ka dyshime se situacionet janë false dhe rimbursimi i TVSH-së është bërë për punë që realisht nuk janë bërë. Për llogaritjen e dëmit total, Prokuroria ka vendosur ngritjen e një grupi ekspertësh kontabël që do të nxjerrin shifrat pas verifikimit të të gjitha dokumenteve.

ma.me

Next Post
Amnistia “shtur” bizneset

PASURI NE SHITJE/ Ministria e Financave nxjerr në ankand 2 mln euro prona të sekuestruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

May 9, 2026
Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

May 9, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 10 maj 2026

May 9, 2026
LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

May 9, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Kur delet i qeth i njëjti bari

May 9, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

May 9, 2026
Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

May 9, 2026
Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

May 9, 2026
Mustafa Nano: Berisha mblodhi dy mijë veta për hallet e tij, pse pak janë…

Mustafa Nano: Berisha mblodhi dy mijë veta për hallet e tij, pse pak janë…

May 9, 2026
SHBA sulmon anijen e dyshuar për drogë në Paqësor, raportohen dy viktima

SHBA sulmon anijen e dyshuar për drogë në Paqësor, raportohen dy viktima

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In