• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja e Sigurimit/ Klosi: Si e zbuluam Ilir Metën më 1997 kur merrte urdhra nga Berisha dhe si ra në përgjim të telefonatave me Saliun

by Java News
05/08/2022 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa në Shqipëri zien debati nëse ish-presidenti Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një tjetër çështje që po komentohet gjerësisht në media, korridoret e politikës dhe nga vetë qytetarët është raporti mes kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili duhet theksuar që është i shëndetshëm, pavarësisht disa krisjeve disa krisjeve në kohë të ndryshme.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, thotë se ish-presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha kanë pasur kontakte që në vitin 1997. Klosi ka zbuluar se si përmes përgjimit të një telefonate ua rrit të verifikohej se Meta në 1997 ka qenë nën urdhrat e Sali Berishës.

“Në vitin 1997 ka pasur një telefonatë të ambasadorit italian Foresti në atë kohë me Tritan Shehun dhe në ato telefonata u zbulua krejt rastësisht se Ilir Meta merrte porosi nga Sali Berisha. Zbulimi i asaj telefonate ka qenë një rastësi e madhe.

Janë ato telefonat shtëpiakë që punojnë me valë dhe një telefon me të cilin po bëhej biseda nuk punonte mirë dhe kështu që biseda dëgjohej edhe nga telefona të tjerë dhe u kap fare rastësisht biseda, por aty u zbulua që Berisha i jepte porosi Ilir Metës”, deklaroi ai per “SOT”.

Më tej ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur dhe për aleancën Meta- Berisha në 2013. Klosi në atë kohë ka qenë pjesë e LSI dhe ka dhënë shumë detaje.

Klosi ka hedhur dyshime se Berisha e ka pasur në kontroll Metën që pas ngjarjeve të Poliçanit. Për të gjithë atë që nuk e dinë, në vitin 1992 u tentua arrestimi i Ilir Metës, pasi u akuzua si organizator i protestës së armatosur te Uzina Ushtarake në Poliçan.

“Ilir Meta po e kopjon Sali Berishën. Meta nuk ka qenë kështu, kam pasur bashkëpunim kur ka qenë kryeministër dhe më ka pëlqyer. Meta ka ndryshuar goxha, ja sot merr nisma të tilla që mua si qytetar më turpërojnë.

Meta po bën nisma që Berisha i ka bërë, tani ata janë aleatë dhe janë aleatë të vjetër. Për Metën e di që në historitë e famshme të Poliçanit që ai ka qenë në influencën e Berishës. Nuk e di nëse është kërcënuar apo ka qenë një marrëveshje për mbështetje reciproke. Kam parasysh ditën e fundit që LSI bëri koalicion me Berishën.

Dritan Prifti bëri deklaratë që do bashkohej me Berishën dhe i kërkuam llogari Metës dhe ai na tha që jo nuk shkojmë me Berishën, por të nesërmen pamë nga televizionet që Meta bëri koalicion me Berishën”, u shpreh ai.

Ndërkohëzoti Klosi ripërsëriti bindjen se bashkëpunimi mes Metës dhe Berishës është i hershëm. “Po është e vërtetë në fakt. Kjo është një deklaratë që është bërë nga të tjerë persona dhe unë e përsërita. Berisha dhe Meta kanë bashkëpunuar prej kohësh bashkë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi./m.j

Next Post
Inceneratorët/ Kreu i SPAK: Hetimet vazhdojnë, kushdo që ka shkelur ligjin do përgjigjet!

Inceneratorët/ Kreu i SPAK: Hetimet vazhdojnë, kushdo që ka shkelur ligjin do përgjigjet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In